BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Vetëdorëzohet në polici Andon Mëhillaj, avokati: Akuzat ndaj tij të padrejta

Vetëdorëzohet në polici Andon Mëhillaj, avokati: Akuzat ndaj
Vetëdorëzohet në policinë  e Vlorës Andon Mëhillaj, një prej bashkëpunëtorëve të killerit Julian Sinanaj. Sipas informacioneve të fundit, Mëhillaj, i cili ishte shpallur në kërkim prej 29 janarit, ka deklaruar në polici se nuk ka njohje me Sinanajn. Emrat e Andon Mëhillajt dhe kushëririt të tij Genis Mëhillaj u bënë publikë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Juljan Sinanaj. Mëhillajt dyshohen të jenë çelësi i zbërthimit të të gjithë porosive të krimeve të pranuara tashmë nga Sinanaj. Ata paguanin këtë të fundit dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë treguar emrat e porositësve të vërtetë. Mëhillajt kanë kryer rolin e negociatorit. Pak ditë më parë në shtëpinë e Andon Mëhillajt shpërtheu një sasi eksplozivi, ngjarje të cilën polici e vlerësoi si një akt hakmarrjeje.
 
Pak ditë më parë, faqja zyrtare e Interpolit në internet ka shtuar fotografitë e dy kushërinjve Mëhillaj në listën e personave të kërkuar “Wanted”. Në profilet e tyre përkatëse Interpoli ka vendosur fotografitë e dy të kërkuarve dhe gjeneralitetet e tyre. Poshtë emrit dhe mbiemrit shënohet “i kërkuar nga autoritetet shqiptare të drejtësisë”. Për Genis Mëhillajn pasqyrohet ditëlindja e tij, 24 nëntor 1970 dhe vendlindja e tij, Vlora. Në profilin e të kërkuarit Andon Mëhillaj shënohet ditëlindja e tij, 9 korrik 1975, dhe bashkangjitur gjenden dy foto të tij. Në kategorinë e akuzave ndaj dy kushërinjve Mëhillaj renditen të parat në radhë ato të “akteve terroriste” dhe të “financimit të terrorizmit”. 
 
Nga ana e tij Avokati i Andon Mëhillajt, Edmond Demaj ka deklaruar për mediat se, klienti i tij është vetëdorëzuar vullnetarit. “Është një vetëdorëzim vullnetar. Bile është vonuar derisa të rregullonte familjarët e e tij. Ka lënë jashtë gruan dhe fëmijët e tij. Sa ka rregulluar fëmijët ka vendosur të dorëzohet në prokurorori për tu njohur me pretendimet. Mëhillaj është dorëzuar që të tregojë nëse është i përfshirë apo jo në ato ngjarje për të cilat akuzohet. Andoni ka qëndruar në Vlorë gjatë kësaj kohe. Nuk është dorëzim nga frika por i ndërgjegjshëm. Ka pasur një periudhë kohë që janë zënë dhe Andoni ka qenë nën kërcënimin e Julianit. Para dy vjetëve ka pasur zënie gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur ngjarje të tilla mes tyre mes të cilat Andoni ka qenë i përndjekur nga Juliani”, ka deklaruar avokati i tij Edmond Demaj.
 
 
 

Më të lexuarat