BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vizita e Papës, Beqaj: Janë gati qendrat shëndetësore dhe ekipet e urgjencës

Vizita e Papës, Beqaj: Janë gati qendrat shëndetësore dhe
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Zv/ministri, Klodian Rjepaj, kanë vizituar sot njesitë e shërbimit të urgjencave mjekësore të vendosura në zonën përreth sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” si dhe pika të tjera në kryeqytet,  në kuadër të Vizitës Apostolike të Atit të Shenjtë,  Papë Françeskut,  ditën e dielë, në Tiranë.
 
Ministri Beqaj tha për mediat se për Ministrinë e Shëndetësisë,  kjo është në një punë e filluar prej dy muajsh, menjëherë pas kontakteve që u vendosën ndërmjet grupit të punës së këtij institucioni që në fillim të muajit korrik me ekipin shëndetësor të Papatit, për të garantuar gjithë nevojën për shërbim shëndetësor ndaj Atit të Shenjtë dhe gjithë delegacionit.
 
“Përcaktuam standardet, protokollet, specifikisht grupet përkatëse të gjakut, që të merrnim masat në kohë, që qendra jonë e gjakut të kishte rezervat e duhura të gjakut, që sot janë të garantuara. Ndërkohë, prej tre javësh kemi planin e plotë me shërbimet spitalore, përfshirë: Spitalin e Traumës, Urgjencën Polivalente në QSUT, Urgjencën e Kardiokirurgjisë dhe atë të Spitalit Infektiv", tha më tej Ministri Shëndetësisë.
 
Ai bëri me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen për të gjithë aktivitetin. "Brenda Qendrës së Medias të ngritur në mjediset e Pallatit të Kongreseve është një qendër shëndetësore, këtu është një tjetër qendër shëndetësore që është më pranë edhe 300 invalidëve që do të jenë në shesh. Gjithashtu, do të ketë përgjatë gjithë bulevardit. Tek “Vëllezërit Frashëri” është një tjetër çadër për nevoja emergjence,  janë 12 autoambulanca që do të jenë në gatishmëri, një pjesë për delegacionin nga Papati, një pjesë për autoritetet tona dhe pjesa tjetër, në mënyrë më masive, për nevoja që mund të ketë eventualisht aktiviteti", ka nënvizuar Ministri Beqaj duke shtuar  më tej se do të ketë edhe grupe vullnetarësh për të ndihmuar në rast nevoje.
 

Më të lexuarat