BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Vjedhja në BSH, Fullani dhe Golemi më 5 nëntor para Gjykatës së Lartë
Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Tetor 2014
Më 5 nëntor, do të dalin para Gjykatës së Lartë, ish-Guvernatori, Adrian Fullani dhe ish-Inspektorja Elivar Golemi për masat e sigurisë vendosur ndaj tyre.
Gjykata e Lartë pasi shqyrtoi rekurset e Fullanit dhe Golemit ka vendosur që gjykim në kolegjin penal, të ketë për realtor Edmond Islamaj në gjykimin e Fullanit dhe gjykatësin Aleksandër Muskaj relator në procesin ndaj Elivar Golemit.
Seancat ndaj ish-Guvernatorit dhe ish-Inspektores do të mbahen në të njëjtin kolegj me diferenca nga një orë midis tyre më 5 nëntor. Ishte Gjykata e Apelit ajo që ndryshoi masën e sigurisë për Fullanin duke e lënë atë me arrest shtëpie nga arrest me burg që vendosi Gjykata Penale e Tiranës, teksa për inspektoren Golemi e njëjta trupë gjykuese në Apel vendosi ta lërë sërish në burg.
Ish-inspektorja Elivar Golemi ndodhet pas hekurave së bashku me Ardian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe Klevis Bejtjan. Për të tre këta të fundit dhe ish-Guvernatorin hetimet ende nuk janë mbyllur dhe Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për shtyrjen e afateve hetimore dhe me tre muaj të tjera.
Hetimet ndaj zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë nisën afro 3 muaj më parë kur Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruziaj u kallëzuan penalisht me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Kjo akuzë erdhi pasi vetë Bitraj informoi drejtuesit e Bankës së Shqipërisë se ai kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga “Thesari” në Linzë.