BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vrasja e nënës së dy fëmijëve nga bashkëjetuesi shqiptar, familja kërkon rikthimin e trupit në Shqipëri

Vrasja e nënës së dy fëmijëve nga bashkëjetuesi
Prindërit e 31 vjeçares shqiptare, Brunilda Hoxha, e cila u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Asllan Agaj, në Itali më 14 nëntor të këtij viti, kërkojnë rikthimin e trupit të saj në Shqipëri për ta varrosur.
 
Sipas mediave italiane, dy të afërm të 31 vjeçares, vëllai dhe daja i saj, prej ditësh ndodhen në Itali ku po kërkojnë nga autoritetet italiane trupin e viktimës për ta sjellë në Shqipëri. Ata kanë kontaktuar me kryebashkiakun e provincës së Viterbos, Guido Cianti si dhe i kanë kërkuar ndihmë edhe ambasadës shqiptare për të rikthyer Brunilda Hoxhën në atdhe. Për të njëjtin qëllim vëllai dhe daja i 31 vjeçares i kanë shkruar dy letra edhe hetueses së vrasjes, Chiara Capezzuto.
 
Por nga ana tjetër, gjyqtari i çështjes është kundër transferimit të trupit të viktimës në Shqipëri, të paktën deri në mbylljen e hetimeve. I të njëjtit qëndrim është edhe mjeku ligjor Giorgio Bolino i cili ka marrë kohë 60 ditë për plotësimin e raportit të autopsisë, e cila u krye këtë të mërkurë.
 
Sipas mediave italiane, edhe nëse çështja do të gjykohet me gjykim të përshpejtuar, trupi i nënës së tre fëmijëve nuk mund të transferohet në Shqipëri përpara vitit të ardhshëm, por nga ana tjetër, familja kërkon të përshpejtojnë procedurat për të rikthyer trupin e Brunildës me qëllim për ta varrosur.
 
Nga të dhënat e para të autopsisë mjeko-ligjore, Brunilda Hoxha, nënë e tre fëmijëve, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajze 12 vjeç, u vra në banesën e saj me mbi 20 goditje me thikë nga bashkëjetuesi i saj Asllan Agaj 53 vjeç. Ky i fundit ka deklaruar përpara hetuesve se nuk mban mend se si ndodhi ngjarja, ndërsa ka pranuar autorësinë e krimit.
 
53 vjeçari pas vrasjes, ka kërkuar të vrasë edhe veten, fillimisht duke prerë damarët dhe më pas duke konsumuar një sasi të madhe të ilaçeve farmaceutike. Agaj është një person me precedentë penale, pasi 13 vite më parë, ka masakruar për vdekje gruan e tij të parë, me të cilën jetonte prej 20 vitesh në Romë. 
 

Më të lexuarat