BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Zbardhet plani i masave për turizmin, 20 % e plazheve do të jenë publike, kulla vrojtimi në 5 plazhe pilote

Zbardhet plani i masave për turizmin, 20 % e plazheve do të jenë
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit mbledh së bashku drejtuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore të Brezit Bregdetar për ti njohur me masat e qeverisë për Sezonin Turistik 2014 dhe nismat e ndërmarra në fushën e planifikimit të territorit. Me urdhër të Kryeministrit është ngritur Task – Forca e Menaxhimit Turistik Veror, e cila do të jetë përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin e masave që do të garantojnë standarte, siguri dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Për herë të parë, të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik veror; Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencitë e saj të varësisë AKT dhe AKB, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Kufirit, Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Ujërave dhe Pyjeve, Ministria e Kulturës, Ministria e Shëndetësisë; Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të zbatojnë një plan masash të detajuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik. 
 
Plani i masave 
 
Ky plan masash do të garantojë përmirësimin e standarteve dhe ofrimin e kushteve në drejtim të pastrimit të territorit, akseve nacionale dhe rrugëve dytësore. Do të garantojë rendin, qetësinë publike si dhe sigurinë në ujrat e brendshme, sigurinë rrugore dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe grupeve turistike. Masat parashikojnë dezinsektimin e zonave bregdetare dhe higjienë maksimale në këto zona. Ministrja Gjermeni prezantoi nismat në fushën e planifikimit të territorit, si dhe ndryshime të reja ligjore që do ti vijnë në ndihmë drejtuesve të Njësive të Qeverisjes Vendore për ushtrimin e detyrave të tyre funksionale në fushën e ndërtimit. Ajo i njohu drejtuesit e njësive vendore me Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit”, e cila përmban kontratën “TIP” që lidh pushteti vendor me subjektet që marrin me qera stacionet e plazheve. “Ndër këto masa do të veçoja vendimin e Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit”, ku për herë të parë ne do të garantojmë që stacionet e plazheve publike të shpërndahen në mënyrë proporcionale në raportin 20% me ato private. Këtë sezon turistik qytetarët nuk do të jenë më të detyruar të paguajnë për sipërfaqet e plazheve të uzurpuara nga privatët. Ne kemi përgatitur kontratën “TIP” që ju do të lidhni me subjektet që marrin me qera stacionet e plazheve”, u shpreh ministrja Gjermeni në këtë takim. Gjatë këtij sezoni turistik do të realizohet edhe projekti i vendosjes së kullave të vrojtimit në 5 plazhe pilote dhe do të ristrukturohen “infopoint” të Durrësit dhe Rinasit. Këto masa janë të detyrueshme dhe synojnë rritjen e standarteve dhe cilësisë së shërbimit turistik në strukturat “stacione plazhi” dhe mbrojtjen e konsumatorit të këtyre shërbimeve. Çelja e sezonit turistik do të kryhet në bashkëpunim me AKT-në përmes aktiviteteve promovuese në bashkitë e qyteteve bregdetare. Në kuadër të kësaj strategjie do të organizohen aktiviteteve promovuese me rastin hapjes së sezonit turistik në qytetet bregdetare si Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Shëngjin. 
 
 

Më të lexuarat