BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

bota-sport

Nis Kupa e Botës, protesta në Brazil 1 gazetare e plagosur San Paolo

Nis Kupa e Botës, protesta në Brazil 1 gazetare e plagosur San Paolo
Pak orë përpara fillimit të kampionatit botëror në Brazil në San Paolo vazhdojnë ende protestat. Më shumë se 100 persona kanë protestuar përpara stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja hapëse mes Brazilit dhe Kroacisë në orën 22:00. Nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve anti-kupës së botës ka mbetur e plagosur edhe një gazetare e CNN.
 
Forcat e shumta të policisë të vendosura në dispozicion për mbarëvajtjen e evnetit më të madh futbollistik në botë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit. Qeveria braziliane ka vendosur të mbyll të gjitha institucionet gjatë ditës së sotme për të shmangur incidentet nga protesta masive që kanë përfshirë vendin.
 
Ndërsa ceremonia e hapjes së kampionatit të 20-të botëror në histori do të fillojë në orën 20:00. Në ceremoni do të jenë mjaft personalitete nga e gjithë botë, mes tyre edhe Ban Ki Moon, por do të mungojë presidentja Dilma Rousseff për shkak të kontestimeve të shumta.
 
Kampionati i 20-të botëror i futbollit në Brazil 
 
Nis sot në orën 22:00 në Brazil kampionati i 20 botëror në historinë e futbollit. Nga 12 Qershori deri më 13 Korrik eventi më i madh botëror do të mbajë të mbërthyer përpara ekranit miliarda shikues nga e gjithë bota. 32 ekipe të ndara në 8 grupe do të jenë në garë për të fituar trofeun më prestigjioz. Ndeshjet do të zhvillohen në një orar jo të zakonshëm për Shqipërinë, por kjo nuk do të pengojë shikuesit që të ndjekin ekipet e tyre të zemrës. Ndërsa si në cdo edicionit të botërorit nuk do të mungojnë shqiptarët që do të udhëtojnë në Brazil edhe pse distanca është e largët.
 
Brazili u bë shteti i pestë që është mikpritës i dyfishtë i një Kupe Bote pas: Meksikës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Botërori i parë u mbajt në vitin 1930 në Uruguai. 19 kampionatet botërore janë fituar nga 8 skuadra të ndryshme Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, Uruguai, Anglia, Franca dhe Spanja, ndërsa Brazili është skuadra që e ka fituar më shum herë këtë kompeticion, plot 5 herë, teksa është e vetmja skuadër që ka luajtur në çdo turne.
 
Rekordet për mikpritësit nuk kanë fund, pasi Pele është lojtari që ka fituar më shumë Kampionate Botërore, 3 të tilla. Finalja e madhe e botërorit do të zhvillohet në stadiumin Marakana, i cili mban rekordin e tifozëve në finalen e vitit 1950, me më shumë se 200 mijë. Ky Kampionat Botëror do të promovojë për here të parë teknologjinë në vijën fatale në rastet kur goli është i pasigurt. Turneu i Kupës së Botës transmetohet në afro 200 vende edhe pse asnjë kontinent tjetër përveç Amerikës Latine dhe Europës nuk ka nxjerrë një fitues në kampionatet botërore. Italia është në vend të dytë pas Brazilit përsa i përket numrit të titujve, 4 Kupa Bote. E ndërsa Spanja është kampione në fuqi, Bosnja merr pjesë për herë të parë.
 
Në botëror nuk do të mungojnë edhe futbollistët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën, Belgjikën, por edhe Gjermaninë. Protestat e ashpra kanë shtyrë presidenten e Brazilit, Dilma Rusef, që të mos jetë e pranishme në ndeshjen e parë që do të inaugurojë startin e Kupës së Botës mes Brazilit dhe Kroacisë. Presidentja u druhet kontestimeve, siç ndodhi kur kjo e fundit u prezantua në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave, ku tifozët e shumtë që ishin në stadium përgjatë të gjithë kohës kontestuan numrin një të shtetit brazilian.
 
Lidhur me këtë çështje ka ndërhyrë dhe trajneri i Kombëtares braziliane, Luis Filipe Skolari, i cili është shprehur: “Publiku na vërshëllen, por kjo nuk do të thotë se ata janë kundër përfaqësueses, por ky është një veprim kundër organizimit të Kupës së Botës”, – tha ai.
 
Nishimura hap botërorin
 
Japonezi Yuichi Nishimura do të arbitrojë ndeshjen e hapjes së Botërorit 2014, Brazil – Kroaci, të enjten në Sao Paulo. Nishimura 42 vjeç, është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2004. I zgjedhur gjyqtari i vitit 2012 nga Konfederata Aziatike, ai ka drejtuar finalet e një numër garash, përfshirë edhe atë të Botërorit deri në 17 vjeç në vitin 2007.
 
Kampionët
19 kampionatet botërore janë fituar nga: Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, Uruguai, Anglia, Franca dhe Spanja
 
Shqiptarët
Në botëror nuk do të mungojnë edhe futbollistët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën, Belgjikën, por edhe Gjermaninë. 
 
Bastet
Brazili shihet si favorit nga kompanitë e basteve për të fituar kupën me koecifent 3.5, Argjentina është e dyta me 5. Spanja dhe Gjermania janë kuotuar me 7, ndërsa Italia dhe Belgjika duket të jenë me më pak gjasa, pasi e kanë kuotën 20.
 
Premiot
Ekipi që do të ngrejë Kupën në qiell do t'i shkojnë direkt 26.6 milionë euro. Finalisti do të marrë 18.3 milionë Euro, skuadra e vendit të tretë 14.7 Euro. Kualifikimi në grup do të vlejë 6.6 milionë euro.
 
Vlera 
Spanja është edhe kombëtarja më e shtrenjtë në Botërorin e Brazilit. Kombëtarja fituese në fuqi e Kupës së Botës dhe Europianit kushton 668 milionë euro. 23 futbollistët kapin 10%të vlerës së 32 kombëtareve të grumbulluara.
 
Eliminimi
Kupës së Botës do t’i mungojnë shumë futbollistë cilësor për shkak dëmtimesh si: Falcao, Riberi, Reus, Tiago, Valdes, Stroman, Uolkot apo Montolivio.
 
Liderët 
Sytë e të gjithë botës do të përqendrohen te Ronaldo dhe te Mesi më shumë se te futbollistët te tjerë në këtë kampionat botëror. Të dy futbollistët janë më të mirët në qarkullim për momentin,
 
Objektivi
Ronaldo dhe Mesi kanë ftuar gjithçka në Europë, por asnjëri nuk e ka fituar trofeun më të lakmuar në botë, ky ndoshta do të ishte rasti më i mirë.
 
Mosha
Përfaqësuesja më e re që do të marrë pjesë në Brazil është Gana. Kombëtarja afrikane ka një moshë mesatare prej 25,44 vitesh. Lojtari më i ri është Rashid Sumalia 21 vjeç ndërsa më i vjetri është Michael Essein, 31 vjeçar. Përfaqësuesja e dytë me moshën më të re është Belgjika. Argjentina është kombëtarja me moshën më të madhe që do të marrë pjesë në Botëror. Mosha mesatare e grupit të drejtuar nga Alejandro Sabella është prej 28,92 vitesh. Lojtari më i ri i Argjentinës është mbrojtësi i Sporting Lisbonës Marcos Rojo vetëm 24 vjeç ndërsa më i vjetri është futbollisti i Interit Hugo Campagnaro 33-vjeçar.Nga 736 futbollistët që janë grumbulluar në Botëror lojtari me moshën më të re bën pjesë në kombëtaren e Kamerunit dhe ai quhet Fabrice Olinga. Lojtari i Malagas por që sezonin e fundit luajti në huazim te belgët e Zulte Uaregem 18-vjeç. Futbollisti me moshën më të madhe në Brazil do të jetë portieri i Kolumbisë, Faryd Mondragon 43-vjeç, shkruan Shqiptarja.com.
 
Rekordi dhe gara mes liderëve
Sytë e të gjithë botës do të përqendrohen te Ronaldo dhe te Mesi më shumë se te futbollistët te tjerë në këtë kampionat botëror. Të dy futbollistët janë më të mirët në qarkullim për momentin, por asnjëri nuk e ka fituar trofeun më të lakmuar në botë. Mesi shihet favorit për të fituar, pasi Argjentina ka një grup shumë herë më të mirë se Portugalia, por në fund fusha do të tregojë gjithçka.
 
Grupet e Kampionatit Botëror
 
Grupi A
Brazil
Kamerun
Kroaci
Meksikë
 
Grupi B
Spanjë
Holandë
Kili
Australi
 
Grupi C
Greqi
Kolumbi
Japoni
Bregu i Fildishtë
 
Grupi D
Itali
Angli
Uruguai
Kosta Rika
 
Grupi E
Francë
Zvicër
Ekuador
Honduras
 
Grupi F
Argjentinë
Bosnje
Iran
Nigeri
 
Grupi G
Gjermani
Portugali
Ganë
SHBA
 
Grupi H
Belgjikë
Rusi
Algjeri
Kore e Jugut
 
Libri i Artë i Botërorit
1930 Uruguai
1934 Itali
1938 Itali
1950 Uruguai
1954 Gjermani
1958 Brazil
1962 Brazil
1966 Angli
1970 Brazil
1974 Gjermani
1978 Argjentinë
1982 Itali
1986 Argjentinë
1990 Gjermani
1994 Brazil
1998 Francë
2002 Brazil
2006 Itali 
 

Më të lexuarat