BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Avioni i humbur malajzian, kërkimet në pikë kritike

Avioni i humbur malajzian, kërkimet në pikë kritike
Zona e kërkimeve për avionin e zhdukur malajzian është ngushtuar dhe do të hyjë në një “pikë kritike” në dy ditët e ardhshme, deklaroi ministri malajzian i Transporteve. Ministri Hishamudin Hussein deklaroi se një mjet nënujor, që funksionon si droni ajror, do të përfundojë kërkimet në zonë brenda javës së ardhshme. Mini-nëndetësja “Bluefin 21” deri tani, pas gjashtë misionesh, nuk ka gjetur asgjë.
 
Avioni i “Malaysia Airlines” u zhduk nga radarët më 8 mars teksa po fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin me 239 persona në bord. Mini-nëndetësja “Bluefin” po harton zonën detare në një rreze prej 10 kilometrash ku janë regjistruar sinjale akustike që dyshohet të kenë ardhur nga kutitë e zeza. Mjeti nënujor po vepron në një thellësi që kalon 4 mijë metrat.
 
Ministri Hussein tha se është kërkimet gjatë së shtunës dhe të dielës do të jenë vendimtare. “Ngushtimi i rrethit të kërkimit për sot dhe nesër ka arritur në një pikë kritike”, tha ai. “U bëj thirrje të gjithëve në mbarë botën që të lutën shumë që ne të gjejmë diçka mbi të cilën të punojmë në ditët e ardhshme”, vijoi ministri.
 
Duke përdorur të dhëna satelitore, autoritetet kanë arritur në përfundimin se avioni e përfundoi udhëtimin e tij kur ndodhej pranë qytetit të Perthit, në perëndim të Australisë, dhe u rrëzua në jug të Oqeanit Indian. Megjithatë, ato nuk e dinë përse avioni fluturoi kaq gjatë jashtë kursit dhe zbulimi i kutive të zeza shihet si çelësi për të zbuluar se çfarë ndodhi.