BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Dështon grushti i shtetit në Turqi me bilanc tragjik, 265 viktima, 1450 të plagosur dhe mbi 3 mijë të arrestuar

Dështon grushti i shtetit në Turqi me bilanc tragjik, 265 viktima,

Dështon tentativa për grusht shteti e një grupi ushtarak turk e nisur mbrëmjen e së premtes. Sipas medieve turke në një dalje për shtyp kryeministri i turk Bilami Yildirim bëri me dije se 161 persona mbetën të vrarë dhe 1440 të plagosur gjatë përleshjeve të natës së të premtes duke u gdhirë e shtuna. Nga ana tjetër agjencia e lajmeve Reuters flet për një bilanc më të rënduar dhe sipas tyre rreth 265 persona kanë humbur jetën, mes tyre oficerë policie, civilë, ushtarë si edhe anëtarë të grushtit të shtetit. Ndërsa bëhet me dije se 1450 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë sipas të dhënave nga zyra e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan bëhet me dije se bilancit të të vrarëve dhe të plagosurve i shtohen edhe rreth 3000 persona të arrestuar të cilët vijnë nga radhët e ushtrisë. Nga ana tjetër Erdogan mbërriti në Stamboll, pasi një grup i ushtrisë tha se mori vendin në drejtim. Taip Erdogan pak orë më pas, në orët e para të së shtunës, u zotua se do ta shembët: “Do ta kapërcejmë” tha ai duke e quajtur “kryengritje të një pakice” dhe shtuar se do të ndëshkohen të gjithë. Presidenti është parë i rrethuar nga mbështetësit e tij që brohorisnin ndaj fitores. Nga ana tjetër mediat turke bëjnë me dije se tashmë situata është nën kontroll dhe grushti i shtetit nga një grup ushtarakësh ka dështuar. Sipas tyre sekretarit të agjencisë turke të inteligjencës konfirmohet se situata është vënë nën kontrollin e qeverisë. Nga ana tjetër Televizioni shtetëror TRT, i cili ishte rrëmbyer nga puçistët, është rikthyer në duart e forcave të sigurisë turke.

Shkarkohen rreth 2745 gjyqtarë dhe prokurorë

Organizmi shtetëror turk i cili ka nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët ka shkarkuar nga detyra 2.745 funksionarë në të gjithë vendin. Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu” bëhet me dije se vendimi për valën e shkarkimeve është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjatë ditës së djeshme. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me figurën fetare myslimane Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe që është akuzuar për nxitje të grushtit të dështuar. Bëhet me dije se një gjeneral i lartë i ushtrisë është arrestuar nga policia turke pa tentativës për grusht shtetit. Ai është Adem Hudut i cili përfundoi në pranga, e bashkë me të u arrestua edhe Avni Angun shefi i Shtabit të Kufirit. Ndërkohë, në qytetin Bursa është arrestuar komandanti i Korpusit të tretë, gjeneral Erdal Ozturk. Pas tentativës për grusht shtetit, janë arrestuar, 11 Gjeneralë, 7 Admiralë, 14 Gjeneral brigade, 25 Kolonelë, 85 Majorë, 113 Kapitenë, 238 Oficerë.

Mbyllet hapësira ajrore turke për të gjithë avionët luftarakë

Turqia pas grushtit të shtetit i cili u organizua gjatë natës të së premtes ka urdhëruar mbylljen e hapësirës ajrore për avionët ushtarak. Kështu shteti turk ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët luftarak. Lajmi bëhet me dije nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka ndërprerë edhe fluturimet luftarake anti- ISIS. Plani për SHBA bëri me dije se plani për operacionet kundër ISIS kanë ndaluar. Ditën e djeshme, ushtria turke tentoi të rrëzonte qeverinë përmes një grushti shteti. Për gati 5 orë, situata në shtetit turk ishte e acaruar. Aeroporti dhe kufijtë u bllokuan. Më pas, Presidenti Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë për të mos lejuar grushtin e shtetit. Pas përleshjeve me ushtrinë turke, situata u qetësua, por la pas qindra të vrarë dhe të plagosur. Gjithçka nisi në momentin që ushtria turke tentoi një grusht shteti në Turqi. Helikopterët e Ushtrisë kanë hapur zjarr fillimisht pranë selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke ku edhe kanë marrë kontrollin e saj. Mbi qiellin e kryeqytetit turk, janë parë të fluturonin avionë dhe helikopterë. Ushtria mori në kontroll aeroportet e Ankarasë dhe Stambollit si dhe mbylli dy urat e Bosforit, e cila u patrullua për 4 orë me radhë nga avionë dhe helikopterë të ushtrisë. Tanket e ushtrisë dolën nga kazermat gjatë pasdites së ditës së premte dhe rrethuan aeroportet dhe objektet strategjike në Ankara dhe Stamboll, ndërsa mbyllën të gjitha rrugët kryesore të lëvizjes së automjeteve.

Zbulohet ideatori i puçit të shtetit, koloneli Muharrem Kose

Sipas mediave ideatori i grushtit të Shtetit në Turqi është koloneli Muharrem Kose cili u shkarkua nga detyra në mars të vitit 2016 pasi dyshohej se kishte lidhje me lëvizjen Gylen. Sa i përket fatit te kolonelit nuk ka asnjë informacion nëse është vrarë, arrestuar apo arratisur. Lëvizja Gylen e njohur si Hizmet në Turqi drejtohet nga ish imami Fetullah Gylen i cili tashmë jeton në SHBA dhe ka qenë një ish bashkëpunëtor i presidentit Erdogan ndërsa sot një armik. Mbrojtësit e Lëvizjes Gylen thonë se fokusi i saj mbi arsimin dhe një version i moderuar mbi Islamin, e bëjnë ketë lëvizje me te pranueshme për Perëndimin. Pas vitit 2013 kur në Turqi nisën hetimet e korrupsionit që përfshinë shumë prej zyrtarëve të lartë, presidenti Erdogan fajësoi lëvizjen për fillimin e hetimeve çka solli edhe ndarjen e tyre. Kjo lëvizje vlerësohet se ka një ndikim të madh në policinë dhe drejtësinë turke. Si dhe ka një numër te madh mbështetësish në Turqi, Azinë qendrore dhe shumë vende të tjera të botës.

Tetë puçistë zbarkojnë me helikopter në Greqi, kërkojnë azil

Një helikopter i ushtrisë turke me në bord 7 zyrtarë të ushtrisë turke dhe një civil zbarkoi mëngjesin e djeshëm në Greqi në zonën e Aleksandropolis. Sipas medieve greke bëhet me dije se të arratisurit pas grushtit të shtetit në Turqi kërkuan azil politik, por përfunduan në pranga e autoriteteve greke. Menjëherë më pas, nga Ankaraja ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu bëri një kërkesë për ekstradimin e tyre nga Greqia, duke akuzuar tetë personat si pjesë e përpjekjes për grusht shtetit në vend. Nga ana tjetër i menjëhershëm ishte edhe reagimi i qeverisë greke e cila deklaroi se avioni me ushtarët turq do të kthehej sa më shpejt në Turqi. “Qeveria e Athinës është në kontakt me qeverinë në Ankara”, tha zëdhënësja e qeverisë greke, Olga Gerovasili. Ndërkohë operacionet me arrestimet masive vijojnë në Turqi, si një përgjigje e shtetit ndaj tentativës së një grupi të vogël të ushtrisë i cili u përpoq të rrëzonte shtetin me anë të dhunës.

Reagimet, liderët botërorë dalin në mbështetje të Turqisë

Menjëherë pas lajmit për tentativën e grushtit të shtetit në Turqi, liderët e vendeve kryesore reaguan duke mbështetur qeverinë turke me në krye Erdoganin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, u bëri thirrje palëve që “të mbështesin qeverinë e zgjedhur në rrugë demokratike”. Obama bëri me dije se duhet shmangur dhuna. Ndërkohë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri, shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-ve, duke theksuar se shpreson që paqja dhe stabiliteti të rikthehen sa më shpejt në Turqi. Ndërkohë kancelaria Anxhela Merkel nëpërmjet një deklarate zyrtare theksoi se Berlini zyrtar mbështet qeverinë e zgjedhur nga populli dhe se rendi demokratik në Turqi duhet respektuar. Po kështu, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, reagoi përmes rrjeteve sociale dhe tha se tensionet nuk zgjidhen me armë. Edhe NATO ka reaguar për ngjarjen me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stolenberg, i cili bëri thirrje për respektimin e institucioneve demokratike në vend.

Ambasada turke në Shqipëri: Klika mori përgjigjen e merituar

Ambasada turke në Shqipëri nxori një deklaratë për median, gjatë ditës së djeshme, në lidhje me situatën në Turqi. “Ajo çfarë ndodhi në Turqi ishte një tentativë për grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Kjo përpjekje u rrëzua nga populli turk. Qeveria dhe presidenti janë në detyrë. Në këtë tentativë për grusht shteti nuk ishte e përfshirë e gjithë ushtria por vetëm një klikë e cila mori dhe përgjigjen e merituar nga populli ynë”, mbyllet njoftimi i ambasadës turke.

Mbyllet baza ushtarake e NATO në Turqi me armë bërthamore

Konsullata amerikane në Turqi ka njoftuar se baza ajrore ushtarake e NATO-s në pjesën jugore të vendit është mbyllur për shkak të trazirave në vend. Mediat e huaja bëjnë me dije se baza e NATO-s në Inçirlik ruan armë bërthamore dhe autoritetet kanë ndërprerë energjinë elektrike si masë sigurie. Mësohet se fluturimet në këtë hapësirë ajrore të bazës së NATO-s janë të ndaluara deri sa forcat qeveritare turke të marrin situatën e plotë nën kontroll, pas përpjekjeve të ushtrisë për të bërë grusht shteti.

Sulmi ushtarak, Turqia një aleat i komplikuar i perëndimit

Turqia është një pikë kyçe mes Lindjes dhe Perëndimit. Si anëtarja e vetme me shumicë myslimane në NATO, Turqia ka krijuar në tokën e saj baza ajrore për SHBA, me qëllim ofrimin e mbështetjes në operacionet ushtarake amerikane. Por për ta edhe pjesën tjetër të botës, Turqia nuk shihet si një aleat “i thjeshtë”, por si i komplikuar, aq më tepër kur Erdogan thelloi pushtetin duke e kthyer atë në autokratik. Kjo pakënaqësi shihet si motivi që shtyu ushtrinë të zbriste në Ankara dhe Stamboll për ta rrëzuar Erdoganin.

Ermal Vija

 

Më të lexuarat