BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Greqia i lë me qera Gjermanisë 14 aeroportet periferike të saj

Greqia i lë me qera Gjermanisë 14 aeroportet periferike të saj
Greqia ka dhënë me qira, me një çmim prej 2.1 mld euro, 14 aeroportet periferike të saj, duke realizuar një nga privatizimet më të mëdha në vend.
 
Duke dhënë 1,23 mld euro paradhënie dhe 22.9 mln euro qira në vit, konsorciumi "Fraport AG - Slentel ka fituar të drejtën e shfrytëzimit për 40 vjet të tyre. Bëhet fjalë për 14 aeroporte rajonale, që i kalojnë një prej kompanive më të fuqishme në shfrytëzimin e aeroporteve, në të cilën aksioneri kryesor është shteti gjerman.
 
Për më tepër, konsorciumi "Fraport-Slentel" që shfrytëzon 11 aeroporte në Gjermani, është angazhuar për investime prej 330 mln euro në katër vitet e para. Oferta e kësaj kompanie i ka kaluar edhe parashikimet më optimiste të organizmit, që realizon shitjen dhe privatizimin e kompanive shtetërore.
 
Qeveria greke thekson se një prej anëve më pozitive dhe të rëndësishme të këtij privatizimi është fakti se për çdo 1 milion pasagjerë që do të përdorin këto aeroporte, do të kërkohen dhe do të ndërtohen 10.000 metra katrorë terminalë, të cilët deri tani, në shumicën e tyre, nuk ekzistojnë. Ndërsa partia opozitare "Syriza" ka shprehur kundërshtime të forta për këtë hap të qeverisë së koalicionit, duke kritikuar privatizimin e këtyre aeroporteve, të cilat janë fitimprurëse dhe jo një barrë për fondet publike.
 
Ndër aeroportet kryesore, që do të privatizohen, janë ai i Rodosit, i Haniasë dhe Iraklios në Kretë, aeroportet e ishujve Santorini, Kos, Mikonos, ai i Korfuzit, si dhe ai i Selanikut. Ky i fundit, që është edhe aeroporti i tretë më i madh i vendit, shfaq edhe nevojat më të mëdha të modernizimit të infrastrukturës, pasi pothuajse çdo ditë në muajt e verës, kur shërben 168 fluturime me 17.000 pasagjerë, krijohet një situatë kaotike aspak e këndshme për turistët.