BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Ligjvënësit amerikanë mbështesin strategjinë e Presidentit

Ligjvënësit amerikanë mbështesin strategjinë e
Udhëheqësit e Kongresit amerikan nga të dyja partitë kryesore politike po shprehin mbështetje për strategjinë për të mundur Shtetin Islamik që Presidenti Obama e cilësoi grup xhihadist. Por disa ligjvënës republikanë me ndikim, thonë se shqetësohen që ndërhyrja ushtarake e planifikuar nga Presidenti Barack Obama, mund të mos jetë e mjaftueshme për eliminimin e grupit, që gjithashtu njihet si "ISIL", apo "ISIS."
 
Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, tha se Presidenti i parashtroi popullit amerikan një strategji për t'u admiruar, për mundjen e ekstremistëve të Shtetit Islamik, që janë duke terrorizuar rajone të mëdha të Irakut dhe Sirisë, dhe që përbën kërcënim për Perëndimin. Zoti Reid tha se ai dhe demokratë të tjerë janë dakord me planin e Presidentit për kryerjen e sulmeve ajrore në mbështetjen e luftëtarëve të opozitës kurde dhe siriane, por pa dërguar trupa tokësore amerikane në terren. "Nuk do të ketë trupa tokësore, e përsëris, dhe kështu duhet të jetë. Kam bindjen se do t'i lemë mënjanë dallimet politike dhe do të bashkëpunojmë, për t'i dhënë kësaj administrate mjetet e nevojshme për të mundur ISIS-in."
 
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën për të dëgjuar një raportim sekret për strategjinë ushtarake. Paskësaj, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner tha se Kongresi duhet t'i japë Presidentit atë që ai kërkoi, autoritetin për stërvitjen e rebelëve sirianë. Por zoti Boehner tha se shumë nga anëtarët e tij janë të shqetësuar se plani i Presidentit mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shkatërruar Shtetin Islamik. "Një avion luftarak An F16 nuk është strategji dhe vetëm sulmet ajrore nuk do të mund të realizojnë atë që ne përpiqemi të arrijmë. Presidenti e ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë trupa tokësore në terren, por atje dikush duhet të ketë trupa tokësore."
 
Zoti Boehner tha se sesionet e raportimit për sigurinë do të vazhdojnë në ditët në vazhdim dhe Kongresi do të votojë javën e ardhshme për kërkesën e presidentit.
Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ka besimin se fondet për stërvitjen e rebelëve sirianë duhet të lidhen me miratimin e buxhetit të qeverinë federale dhe se tani për tani nuk nevojitet një autorizim më i gjerë ushtarak: "Njerëzit pyesin në se e duam një votim. Tani ne mendojmë se siç deklaroi presidenti, ai ka autoritetin e nevojshëm për të marrë veprimet që ai i përshkroi në fjalimin e tij të së mërkurës, në strategjinë e tij gjithëpërfshirëse për të mundur ISIS-in."
 
Në Senat, udhëheqësi i pakicës republikane Mich McConnell tha se kjo është një çëshje, me të cilën SHBA do të merren në vitet e ardhshme: "Jam i kënaqur që presidenti ka sjellë një fokus të ri në përpjekjen për të luftuar ISIL-in. Ai duhet t'i qëndrojë në ballë kësaj përgjegjësie. Ky Kongres, ai i ardhshmi dhe administrata e ardhshme kanë përpara punë të rëndësishme dhe ne e konsiderojmë këtë një përkushtim shumë-vjeçar dhe gjithçka na nevojitet për të mundur ISIL-in." - tha ai.
 
Si Dhoma e Përfaqësuesve, edhe Senati shpresojnë që javën e ardhshme të votojnë për miratimin e fondit prej 500 milionë dollarëve që ka kërkuar Presidenti për stërvitjen e rebelëve sirianë dhe miratimin e ligjit për financimin e qeverisë federale edhe përtej shtatorit, në mënyrë që anëtarët e Kongresit të shkojnë më pas në distriktet e tyre për të zhvilluar fushatë për zgjedhjet e nëntorit.