BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Rama intervistë në "France 24": Islami është pjesë e jetës në Evropën e lirisë, barazisë, vëllazërisë! Do luftojmë kundër vetes?

Rama intervistë në "France 24": Islami është
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin francez "France 24", pas marshimit solidarizues. Në këtë intervistë, Rama e ka konsideruar Islamin pjesë të jetës, të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Për këtë arsye, ai ka theksuar se nëse ne do të luftojmë, i bie të luftojmë kundër vetës. 
 
Kryeministri Edi Rama: Këtu, Islami është pjesë e jetës, dhe kur them këtu them në Evropën demokratike, në Evropën e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Pra me kë do ta bëjmë luftën ? Kundër kujt, kundër vetes ? Nëse shkojmë në këtë drejtim, do të bëjmë ekzaktësisht atë që terroristët duam që në të bëjmë. Në këto kushte natyrisht që duhet shumë më shumë koordinim në terma të sigurisë, në terma këshillimi dhe informacioni edhe gjithë komponentëve të tjerë.
 
Por duhet një Evropë më e fortë, duhet më shumë Evropë, jo më pak Evropë. Aludimi për t’u tërhequr nga projekti i madh evropian dhe mbyllja e kufirit tek shtëpia e secilit, është të vetëvritesh, është fundi, jo i Evropës, por është fundi i jetës së përbashkët në botën demokratike që ne njohim. Dhe është e pabesueshme që pikërisht në Francë mund të kemi këtë burim kaq pjellor të ndarjes dhe urrejtjes, që mund të vrasë edhe njerëz.
 
Në Francë, në vendin që është zgjedhur për një arsye shumë të qartë, sepse të sulmosh Francën, s’do të thotë të sulmosh një vend dosido, do të thotë të sulmosh vlerat që Franca mëshiron për ne. Në Francë mund të shkojmë kah urrejtjes dhe luftës, mbylljes dhe gjithë çfarë këto sjellin. Kjo do të thotë të tradhtosh shumëçka Evropa është sot. Është tradhti ndaj vetë historisë sonë.
 
Gazetarja: Faleminderit shumë Edi Rama, më duket se tani duhet të shkoni dhe të jepni intervistë edhe për kanalin anglez. Por përpara se të ikni desha t’ju pyes se ç’keni në xhepin e xhaketës suaj. Me duket se janë tre lapsa, një blu, një i bardhë dhe një i kuq.
 
Kryeministri Edi Rama: Po, më erdhi e natyrshme t’i vija sot kur u nisëm. Kam lapsa gjithnjë mbi tavolinën time në zyrën kryeministrore se më pëlqen të jem kah arti, jo ekonomistësh dhe jo aq politikanësh. Dhe i mora këto lapsa për të treguar solidaritet, sepse po e përsëris që ne e ndjemë këtë sulm si sulm ndaj nesh si shqiptarë. Dhe në rrugë sot, në marshim isha shumë i emocionuar dhe nuk ndihesha në pozitat e një të huaji që i vjen keq kur sheh vuajtjet e të tjerëve, por ishte edhe një vuajtje e pastër imja. Është vuajtja e një Evrope që rrezikon të humbet, rrezikon të vdesë, është vuajtja e shpresës, ndaj duhet më shumë shpresë dhe jo më pak shpresë. Duhet më shumë tolerancë dhe jo më pak tolerancë.
 
Gazetarja: Faleminderit shumë Edi Rama, kujtoj se ju jeni Kryeministër i Shqipërisë dhe keni marrë pjesë sot në marshim pranë François Hollande dhe udhëheqësve të tjerë. Marshimin që filloi nga Place de la République, faleminderit që morët pjesë në studio.
 
Marshimi solidarizues, Rama: Jeta e Muhamedit, shembull i qartë i trajtimit të armiqve, i tolerancës, i paqes mbi dhunën e luftën
 
Kryeministri Edi Rama iu bashkua sot Marshimit të Paqes, të miliona qytetarëve të botës, në sheshin Republika të Parisit, në përgjigje të vrasjeve terroriste të ndodhura ditët e fundit në Francë.
 
Dhjetëra liderë botërorë ishin pjesë e këtij marshimi madhështor, në shenjë solidariteti dhe aleance kundër terrorizmit, dhe në mbështetje të vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërimit.
Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, përfaqësues të 4 komuniteteve fetare në vend, si dhe përfaqësues të medias, gazetarë dhe analistë.
 
Delegacioni shqiptar zhvilloi homazhe pranë ndërtesës së revistës “Charlie Hebdo”, në nderim të 12 të vrarëve tragjikisht, duke vendosur edhe një kurorë me lule.
 
Në një prononcim për mediat shqiptare, pjesë e delegacionit, Kryeministri u shpreh se ky delegacion ndodhet aty për të dëshmuar se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të vazhdojë të mbajë lart flamurin e lirive, e të drejtave, dhe të barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve fetare.
 
Më pas, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në pritjen që Presidenti francez Francois Hollande rezervoi për liderët botërorë pjesëmarrës në marshimin solidarizues mbarë botëror kundër terrorizmit.
 
Fjala e Kryeministrit Rama mbi marshimin solidarizues në Paris
 
Të gjithë duhet të kuptojnë se nuk është goditur vetëm Parisi. Është goditur çdo vend, që është i lidhur me vlerat që Franca përfaqëson, me vlerat e lirisë, të barazisë, të vëllazërimit që Franca ka mishëruar, në mënyrën e vet më të lavdishme. E nga ana tjetër, të gjithë duhet të kuptojnë që aktet mund të ndodhin këtu, mund të ndodhin kudo, por lufta kundër terrorizmit zhvillohet sot, në të gjithë vendet tona edhe kur aktet ndodhin jashtë vendeve tona.
 
Ne jemi këtu për të dëshmuar se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të vazhdojë të mbajë lart flamurin e lirive, flamurin e të drejtave, flamurin e barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve dhe të mos bjerë në kurthin e urrejtjes, në kurthin e përçarjes, në kurthin e frikës, ku kjo mortje kërkon ta përfshijë botën tonë.
 
Ky akt dhe kjo luftë dëshmon më së miri se përpjekja e armiqve të lirisë sonë, është një përpjekje, që synon pikërisht përçarjen mes feve, ndërkohë që këta terroristë nuk kanë asnjë lidhje me fenë, nuk kanë asnjë lidhje me Profetin, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin, sepse nuk ka Zot, nuk ka Profet dhe nuk ka fe, që inkurajon vrasjen e njerëzve, që inkurajon përçarjen dhe që inkurajon shfarosjen e një pjese në emër të një pjese tjetër.
 
Unë jam shumë krenar që sot këtu nuk jemi vetëm ne, si përfaqësues të qeverisë, por janë dhe përfaqësuesit e të katër besimeve kryesore në Shqipëri, dhe sigurisht edhe një grup gazetarësh dhe analistësh, njerëzish që luftojnë përditë në frontin e fjalës së lirë dhe të informimit të barabartë për njerëzit.
 
Sa imune është Shqipëria nga skenarë të tillë?
 
Askush nuk është dritëshkurtër, që të flasim për imunitet të një vendi apo të një vendi tjetër. Në momentin që është goditur njeri nga vendet e familjes evropiane, e botës demokratike ku ne bëjmë pjesë, jemi goditur dhe ne drejtpërdrejtë, jo simbolikisht, por realisht, sepse goditen ato vlera dhe ato themele, mbi të cilat ne kemi vendosur të ndërtojmë jetën dhe të ardhmen tonë.
 
E kjo nuk është aspak simbolike por kjo është jeta jonë reale sot, në një botë ku ne kemi bërë një zgjedhje të qartë për tolerancën, kemi bërë një zgjedhje të qartë për lirinë, kemi bërë një zgjedhje të qartë për të drejtat e panegociueshme të njerëzve, përballë një zgjedhje tjetër që kërkohet të na imponohet përmes përçarjes, duke synuar që t’i ndajë myslimanët dhe kristianët, duke synuar që ta vendosë botën përballë një konflikti fetar që për ne është i patolerueshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me besimet, nuk ka asnjë lidhje me fjalën e Profetëve, nuk ka asnjë lidhje me çfarë feja e kujtdoqoftë frymëzon dhe inspiron.
 
E të mos harrojmë se, nëse duam një shembull të qartë se si trajtohen kundërshtarët, se si trajtohen armiqtë, se si toleranca dhe paqja triumfon mbi dhunën dhe luftën, janë vetë episodet e jetës së Profetit Muhamed.
 
    
 
 
 
 

Më të lexuarat