BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

SHBA cilëson sulmet ndaj rafinerive “akt lufte”, Irani: Nëse sulmohemi do të ketë luftë totale

SHBA cilëson sulmet ndaj rafinerive “akt lufte”, Irani:

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar dje sulmin e fundjavës ndaj Arabisë Saudite një “akt lufte” dhe thanë se po mendojnë një kundërpërgjigje ndaj Iranit, ndërsa Teherani mohoi përfshirjen në sulme dhe tha se nëse sulmohet, do të ketë “luftë totale”. Në takimin me princin saudit, Muhamed Bin Salman, kryediplomati amerikan Mike Pompeo tha se goditja ndaj shtetit eksportues të naftës më të madh në botë ishte e paprecedentë. "Sauditët u sulmuan në tokën e tyre. Shtetet e Bashkuara e mbështesin të drejtën e Arabisë Saudite për t’u vetëmbrojtur dhe Uashingtoni nuk do ta tolerojë sjelljen kërcënuese të Iranit", shtoi përfaqësuesi i Uashingtonit, teksa lajmëroi formimin e një koalicioni ushtarak me partnerë nga Evropa dhe gadishulli arabik, për të luftuar “agresorët” e rajonit. Ministria saudite e Mbrojtjes paraqiti një ditë më parë mbetje nga dronët dhe raketat e pashpërthyera që u përdorën të shtunën ndaj dy rafinerive dhe fushave naftëmbajtëse të vendit. Koloneli saudit Turki al-Malki nuk fajësoi drejtpërdrejt Iranin si palë përgjegjëse, por tha se armët ishin mjaft të ngjashme me ato që përdor ushtria iraniane. Rebelët huthi që luftojnë kundër koalicionit të sauditëve në Jemen u përgjigjën se sulmet i kryen vetë, pa ndihmën e Iranit.

Nëse sulmohemi do të ketë luftë totale

Ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, reagoi ndaj komenteve të sekretarit amerikan Pompeo duke paralajmëruar se çdo sulm ushtarak amerikan ose saudit do të rezultojë me një “luftë totale” të Iranit. Zarif e bëri deklaratën në një intervistë për rrjetin CNN. "Unë po bëj një deklaratë serioze për mbrojtjen e vendit tonë, dhe gjithashtu një deklaratë serioze për mospërfshirje në konfrontim të armatosur. Por ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë territorin tonë", tha Zarif, duke shtuar se veprimi ushtarak i bazuar në "gënjeshtrën" mbi sulmet ndaj instilacioneve saudite, do të shkaktonte shumë viktima. Të dielën Riadi tha se sulmet ndaj dy rafinerive kishin ndërprerë rreth 50 për qind të prodhimit të naftës e gazit natyror. Ministri Zarif tha më tej se Irani shpresonte të evitonte konfliktin duke diskutuar me shtetet rajonale, përfshi dhe Arabinë Saudite e Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai përsëriti mohimin e përfshirjes së Iranit në sulmet, duke thënë se lëvizja jemenite Ansarullah, e cila mori përgjegjësinë, ka shtuar kapacitetet e saj. "Unë e di se nuk e kemi bërë ne. Di vetëm se rebelët Houthi kanë thënë se e kanë bërë ata”, tha Zarif.

Sistemet nganjëherë nuk punojnë

Në konferencën e shtypit Pompeo u pyet gjithashtu se përse sistemet mbrojtëse saudite nuk ndaluan sulmim, pasi sistemet raketore Patriot dështuan në mbrojtjen nga raketat e rafinerive. Sekretari refuzoi kritikat për sistemet amerikane të mbrojtjes, duke thënë se dhe armët më të mira nganjëherë nuk funksionojnë. Duke u trembur se Riadi mund të heqë dorë nga armët amerikane, Pompeo përdori diplomacinë e tij për të siguruar klientët mbretërorë se nuk i kanë shpenzuar kot miliardat e tyre. Një gazetar pyeti Pompeon: “Si ka mundësi që duke shpenzuar $80 milion në vit për mbrojtjen ajrore, mjetet nuk zbuluan raketat që kaluan përmes Gjirit Persik?” Pompeo u përgjigj: “Kemi parë në të gjithë botën që sistemet kudër-ajrore kanë përqindje të përzier suksesi. Edhe ato më të mirat në botë nganjëherë nuk i hapin të gjitha. Ndoshta Arabia Saudite nuk ka mjaftueshëm infrastrukturë për të ndaluar sulme të tilla prandaj ne do të punojmë ngushtë me ta për të zgjidhur problemin”.

Andi Lamko