BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

SHBA dhe aleatët sulmojnë ISIS në Siri, sulme nga ajri

SHBA dhe aleatët sulmojnë ISIS në Siri, sulme nga ajri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa aleate kanë nisur sulmet nga ajri dhe me raketa ndaj bazave të Shtetit Islamik në Siri. Sulmet e nisura ditën e sotme kanë hapur një front të ri lufte kundër militantëve.
 
 “Mund të konfirmoj se ushtria amerikane dhe forcat e kombeve partnere janë duke ndërmarrë sulme ushtarake kundër terroristëve të Shtetit Islamik në Siri, duke përdorur avionë luftarakë, bombardues dhe raketahedhëse “Tomahawk”. Duke qenë se operacionet janë në vazhdim e sipër, nuk jemi në kushtet për të dhënë detaje të mëtejshme në këtë moment”, është shprehur Sekretari për Shtyp i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë.
 
Një zyrtar amerikan, i cili ka folur në kushtet e anonimatit, tha se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Bahreini janë të përfshirë në sulme, edhe pse rolet ekzakte të tyre në veprimet ushtarake janë ende të paqarta. Ndërkohë, ai ka thënë më tej se Katari po luan një rol mbështetës në sulmet ajrore. Një tjetër zyrtar tha se të paktën një anije amerikane ka lëshuar raketa “Tomahawk”, raketa që lëshohen nga një vendndodhje drejt një destinacioni të caktuar. Por, edhe dronë (avionë të telekomanduar) të armatosur janë përdorur gjatë këtyre sulmeve.
 
Objektivat kanë përfshirë qytetin e Raqqas në Lindje të Sirisë, apo siç konsiderohet selia e Shtetit Islamik, një grup terrorist i ekstremistëve sunitë që ka pushtuar pjesë të tëra të territorit në Irak dhe Siri, si dhe pretendon krijimin e një kalifati duke fshirë kufijtë në zemër të Lindjes së Mesme.
Grupi monitorues i luftës civile në Siri, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka bërë të ditur se të paktën 20 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë. Televizioni shtetëror sirian tha se Shtetet e Bashkuara kishin informuar përfaqësuesin e Sirisë në OKB, gjatë së hënës, për goditjen e objektivave të ISIS në Raqqa, që ndodhet rreth 400 km në Verilindje të Damaskut.
 
SHBA kanë deklaruar në të kaluarën se nuk do të koordinonte në asnjë lloj mënyrë luftimet e tyre kundër Shtetit Islamik me qeverinë e Bashar al-Assadit. Presidenti Barack Obama prej kohësh ka theksuar se do të donte të shihte Assadin të largohej nga pushteti, veçanërisht pas përdorimit të armëve kimike ndaj popullit të tij, vitin e kaluar.
Sipas OSDNJ, janë kryer të paktën 50 sulme ajrore në Raqqa dhe Deir al-Zor, teksa nuk janë goditur vetëm objektiva të ISIS por edhe të Fronit al-Nusra, një organizatë e lidhur me al-Qaedan.