BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Uashingtoni e kthen vëmendjen te Siria

Uashingtoni e kthen vëmendjen te Siria
Presidenti Barack Obama po e përqendron akoma më tej vëmendjen tek Siria. Kjo si pasojë e dështimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara që kishin synim dhënien fund të luftës civile në atë vend. Bllokimet diplomatike po e detyrojnë Uashingtonin që të rishikojë qasjen ndaj Sirisë. Presidenti Barack Obama shprehet se: "Ne do të veprojmë menjëherë për të ndihmuar situatën humanitare atje. Do të ketë veprime të menjëhershme për të ushtruar më shumë trysni ndaj regjimit të Assad-it. Do të diskutojmë me të gjitha palët e përfshira për t’i dhënë shtytje zgjidhjeve diplomatike”.
 
Presidenti Obama i bëri komentet pasi ndërmjetësi i OKB-së Lakhdar Brahimi tha se ishin bllokuar negociatat disa ditore mes qeverisë siriane dhe koalicionit opozitar për qeverisjen e vendit pas epokës së Assad-it. Përfaqësuesit rebelë dhe qeveritarë shkëmbyen akuza rreth bllokimit të negociatave, ndërkohë që në Siri vazhdon gjakderdhja. Ligjvënësit amerikanë po vëzhgojnë gjakderdhjen në Siri. “Alternativat tona për t'i dhënë fund konfliktit në Siri nuk kanë qenë të mira dhe tani janë edhe më keq dhe të pakta. Por askush nuk duhet të besojë se edhe tani jemi pa alternativa.” Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney reagoi ndaj komenteve të senatorit. Zëdhënësi Carney tha se diplomacia mbetet shpresa më e mirë për paqen në Siri por shtoi se administrata e presidentit Obama do ta mbajë përgjegjëse qeverinë e Assadit për brutalitetin që ka ushtruar ndaj popullit sirian.