BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Bajram Haxhiu, patrioti lushnjar që kaloi disa luftëra deri në çlirimin e vendit

Bajram Haxhiu, patrioti lushnjar që kaloi disa luftëra deri në
Familja Haxhiu është një nga familjet e vjetra lushnjare. Sigurisht që sapo dëgjon këtë mbiemër të vjen së pari në mendje emri i një prej pinjollëve të saj,Bajram Haxhiu. Në fakt ai njihet më shumë vetëm me emrin Xha Bami, ndërkohë që është figura e parë e shquar e familjes së vjetër të qytetit të Lushnjës. Jo më kot që në hyrje të rrugicës pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjës,e cila ngjitet sipër drejt kodrës pranë xhamisë dhe qendrës së qytetit të Lushnjës,është vendosur Rruga “Bajram Haxhiu”,i cili do të luante një rol kyç në letërkëmbimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera dhe ishte një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.
 
 Kush ishte Bajram Haxhiu? 
 
 
 
Bajram Haxhiu lindi më 3 Maj 1887 në Lushnjë dhe u nda nga jeta më 11 Gusht 1972, patriot luftëtar, partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës. Bajrami vazhdoi shkollën e mesme turqisht, ndërsa shkrim e këndim shqip ka mësuar vet, si shume njerëz të tjerë të këtij fisi. Bajrami mori pjesë gjerësisht në Demonstratën e majit 1906 në qytetin e Lushnjës. Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane. Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve. Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë. Përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të Esat Pashë Toptanit. Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, u ngrit kundër tyre dhe synimeve shoviniste. Pasi e kapën, e internuan në Shkodër bashkë me pjesëmarrës të tjerë të lëvizjes. Pas Luftës së Madhe, u kthye në vendlindje, ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë. Pavarësia e Shqipërisë qe tronditur shume nga shtetet ndërluftuese si dhe qëndrimi i vendeve fqinje. Problemi i sigurisë kombëtare shqetësoi gjithë njerëzit atdhedashës të kërkonin thirrjen e një kongresi kombëtar për të mbrojtur atdheun. Mbledhjen e kongresit e morën përsipër njerëz të qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi, garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses te tij. Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu. Ai luajti nje rol shumë të rëndësishëm në letërkembimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera. Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxori kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës. Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike, ai mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe në LANÇ 1939-1944, gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva. Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu dhe atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu.
 
 
Kujtime të Bajram Haxhiu-t për Kongresin e Lushnjës 
 
 
…Në kohën kur bëheshin përpjekjet për Kongresin e Lushnjës,unë kam qenë anëtar i Komisionit Inisiator për thirrjen e tij. Këtu,në qytetin tonë,kishte një lëvizje të gjerë patriotike. Para se të mblidhej Kongresi,ne hoqëm një flamur Italian dhe e dogjëm. Aty pranë nesh u gjend një turmë e madhe njerëzish,kështu që italianët nuk guxuan të merrnin ndonjë veprim. Siç më kujtohet,njeriu që kujdesej më shumë për thirrjen e Kongresit ishte Eshref Frasheri. Unë e njihja edhe me parë,se kishte qenë këtu si inxhinier. Mbasi u vendos të mblidhej Kongresi,na duhej të caktonim edhe godinën ku do të mbahej mbledhja. Për këtë iu drejtuam Kaso Fugës,por ai kishte hall,se mos binte në bela dhe nuk donte.Atëherë u vendos që të thirrej Kongresi,duke menduar se edhe në një kasolle do të mund të mbahej.Aqif Pasha kishte sugjeruar,që ky kongres të mbahej në Elbasan,por qe bërë pengesë Shefqet bej Verlaci,i cili në atë kohe hante e pinte me italianët. Unë isha ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se postës në qytetet Elbasan,Peqin,Kavajë dhe Durrës. Taulla Sinani kishte Tiranën dhe anën e Dibrës e të Shkodrës.Nuk më kujtohet kush shkoi në krahinat e jugut. Veç mbaj mend,që ndarja u bë,duke mbajtur parasysh faktin,që të shkonim atje ku kishim të njohur.Në Elbasan mbaja lidhje me Selim Junikun,në Peqin mbaja lidhje me Adem Gjinishin,në Kavajë me Idriz Dizdarin,ndërsa në Durrës me Rexhep Shalën.Rrugët deri në destinacion i bëja me kuaj. Rruga kishte plotë rreziqe,por ne ishim të rinj në atë kohë dhe i kapërcenim.Pastaj nuk donim t’ia dinim shumë,se bënim një punë atdhetare. Ne kohën kur zhvillonte punimet Kongresi kishin ardhur njerëz nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Në Kongres kishte edhe mjaftë lushnjarë.Unë nuk i kujtojë dot të gjithë,por mbaj mend,se kishin ardhur disa përfaqësues edhe nga fshatrat.Gjatë kohës që zhvillonte punimet Kongresi ndihej se Lushnja ishte në festë. Kudo shikoje flamurë kombëtarë. Madje flamurët e vegjël u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijët e shkollës,aty ku ishim ulur në bangat e shkollës. Edhe salla e mbledhjes ishte zbukuruar shumë mirë.E para ishte fytyra e Skënderbeut dhe,pastaj,e Ismail Qemalit. Në mur qe vendosur një Flamurë Kombëtarë. Në Kongres kishte rregull. Nuk të pranonin po të mos kishe mandatin që të ishte dhënë,apo të mos kishe një letër të lëshuar nga Komisioni Organizator i atij Kongresi. Ne kishim marrë detyrën për sigurimin e Kongresit. Kishin ardhur njerëz të armatosur. Disa prej tyre i kishin sjellë vet delegatët për t’i ruajtur gjatë rrugës,por pati edhe nga ata që i thirrëm ne. Më shumë forca kishin ardhur nga Darsia e Dumreja. Në të njëjtën kohë,kishte shumë edhe nga zona e fushës,por unë nuk jam marrë me forcat. Si përgjegjës për këtë punë ishte caktuar Llazar Bozo nga Kolonja. Mbaj mend që ishte këtu Jonuz Dervishi,Selim e Rami Rredhi nga Karavastaja,Musa Zagarja nga fshati Kocaj i Fier-Sheganit e të tjerë. Nga Skrapari kishte ardhur Riza Cerova dhe një djalë tjetër,që ishte sakat. Tërë kodrat rreth qytetit ishin të mbushura me roje,disa prej tyre vinin edhe në qytet. Italianët i shikonin,por nuk i ndalonin. Më kujtohet,se,kur u mor vesh se Myfti Libohova patardhur me ushtri kundër Kongresit,njerëzit ishin tepër të gatshëm për t’iu kundërvënë. Disa u nisën kundër forcave të tij,por ai nuk e zgjati shumë. Ia mbathi në drejtim të Vlorës. Qeveria që u zgjodh nga Kongresi qëndroi pak ditë në Lushnjë,pastaj u përcoll për në Tiranë,që qe caktuar kryeqytet i Shqipërisë. Me të zgjedhurit ne Kongres,drejt kryeqytetit shkuan edhe mjaftë myzeqarë. Sidoqoftë,më të shumtë dhe më të rëndësishmet qenë forcat e organizuara në Peqin,drejtuar nga atdhetari Adem Gjinishi. 
 
 
(Marrë nga libri “Kujtime e këngë për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të viteve 1918-1920”,botim i vitit 1970)
 

Më të lexuarat