BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Egoja e Berishës për të mos lëshuar pushtetin, nisi dhe nxiti 30 ditët e luftës civile në mars 1997

Egoja e Berishës për të mos lëshuar pushtetin, nisi dhe

Muaji mars 1997, dhe do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si muaji i tragjedive të vendit, për vetë faktin, që gjatë këtij muaji në vitin 1997, Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan dramën e tyre më të madhe njerëzore dhe ekonomike. Ndërsa u dogj krejt vendi prej rebelimit popullor për shkak të piramidave mashtruese financiare të ndërtuara prej pushtetit të Sali Berishës, u vranë dhe afro 3000 shqiptarë. E gjithë kjo tragjedi e madhe ekonomike e njerëzore që pllakosi vendin, pati si pikënisje dhe nxitje piramidat mashtruese qeveritare, por vazhdoi prej qëndrimit absurd e çmendarak të ish-presidentit Sali Berisha, i cili nuk pranonte të largohej nga super-pushteti i tij absolut edhe pse populli, po vritej dhe Shqipëria po digjej. Revolta popullore nisi në Vlorë dhe përfshiu krejt jugun dhe vendin, aq sa shteti ra përtokë, ndërsa populli u fut në luftë civile, duke mbetur jashtë kontrollit të shtetit. Pushteti “Berisha” veproi dhunshëm mbi popullin, duke arritur deri në atë pikë, sa vërsuli dhe avionët luftarakë kundër tij. Me një ligj parlamenti, Berisha pasi u vetëshpall president për herë të dytë në gjendje lufte, dekretoi si gjeneral të ushtrisë, të policisë e të gjithë komandës së vendit, ish-shefin e SHIK, shërbëtorin e tij kriminal Bashkim Gazidede. Nën komandën e tij, SHIK, ushtria dhe policia e degraduar dhe shkrehur e pushtetit “Berisha”, nisi luftën kundër shqiptarëve që kërkonin largimin e Sali Berishës nga pushteti dhe të bandës së tij qeveritare dhe shtetërore e cila e çoi vendin në luftë civile dhe në zjarr, duke e bërë shkrumb e hi.

Ditët e luftës civile dhe djegies së jugut në mars 1997

Data 1 Mars 1997: E gjen Vlorën pa asnjë autoritet shtetëror të mbetur në këmbë. Lajmi i masakrës mbi oficerët e SHIK, trondit shtetin. Populli merr nën kontroll bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit.
Data 1 mars 1997: Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe trupa të shumta rrethojnë Vlorën e Tepelenën, por protestuesit e presin policinë, SHIK dhe ushtrinë me topa e mitroloza në hyrje të qytetit dhe i drejtojnë nga Veriu.
Data 2 mars 1997: Në Gjirokastër e Tepelenë vriten 8 persona, protestuesit ndahen në fronte lufte civile të armatosur.
Data 2 mars 1997: Qeveria e Aleksandër Meksit dorëhiqet, pas dështimit për të zgjidhur krizën. Ngjarja festohet në Vlorë me mijëra krisma kallashnikovësh.
Data 2 mars 1997: Parlamenti voton si shef të operacionit për të shtypur popullin e armatosur, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden, duke e shpallur “gjeneral ushtrie”.
Data 3 mars 1997: Gjeneral Gazidede, del mbi ministrinë e Arsimit dhe urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin, me një afat të pacaktuar.
Data 3 mars 1997: Gjeneral Gazidede, urdhëron ndalimin e botimit të shtypit dhe ndalon përkohësisht furnizimin me mallra konsumi të popullatës.
Data 3 mars 1997: Shpërthen lufta civile në Vlorë dhe Tepelenë, qytetet bien në duart e protestuesve, shteti bie dhe humbet kontrollin.
Data 4 mars 1997: Shpërthejnë godinat e paraburgimit në Vlorë, Gjirokastër, Delvinë e Tepelenë e Sarandë, dhe rrëmbehen mbi 400 armë.
Data 4 mars 1997: Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, investim prej 7 milionë dollarë.
Data 5 mars 1997: SHIK dërgon 500 forca, për të t izoluar dhe futur nën kontroll Vlorën, Sarandën dhe Delvinën, me qëllim që rebelimi të mos përhapet në krejt jugun e vendit.
Data 5 mars 1997: Formohet në Vlorë Komiteti i Shpëtimit Publik nis veprimet si “shtet” dhe Qeveri”, rrëmben vulat dhe zyrat e pushtetit lokal, të policisë, ushtrisë, gjykatave, prokurorisë.
Data 6 mars 1997: Në Vlorë, në taracat e pallateve vendosen kundërajrorë dhe snajpera di grupe të armatosur, për të mbajtur nën kontroll qytetin, me synim ndalimin e hyrjes së ushtrisë, policisë dhe SHIK.
Data 6 mars 1997: Formohet në Tepelenë Komiteti i Shpëtimit Publik, merr në kontroll institucionet e shtetit, vendos barrikada në çdo rrugë të qytetit, për të penguar hyrjen e SHIK.
Data 6 mars 1997: Në Sarandë krijohet Komiteti i Shpëtimit Publik, sulmohet dhe pushtohet marina detare, futen nën kontroll anijet dhe mjetet detare kufitare, qyteti shpallet zonë e lirë.
Data 6 mars 1997: Komitetet zëvendësojnë policinë kufitare, nisin patrullimet ushtarake në vijën detare të jugut deri në kufi me Vlorën dhe Korfuzin.
Data 7 mars 1997: Saranda shpall autonominë zonale, duke deklaruar se ka 20 mijë grekë, në Qafë-Gjashtë digjet I gjallë Gjergj Mehmeti, oficer i policisë së shtetit.
Datat 8 mars 1997: Merren peng 40 forca speciale, shteti detyrohet të bëj paqe me komitetet.
Data 8 mars 1997: ndalohet hyrja e trupit dhe varrimi i Gjergj Mehmetit në Tepelenë, shpallet “Armik i popullit”.
Data 9 mars 1997: Në Tepelenë dezertojnë 150 ushtarë dhe 40 0ficerë të Brigadës dhe bashkohen me protestuesit, duke dorëzuar repartet ushtarake.
Me 9 mars 1997: Formohet Qeveria e Pajtimit Kombëtar me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.
Data 10 mars 1997: Largohet me helikopterë komandanti i Divizionit ushtarak Dilaver Laçi, 200 oficerë dhe 310 ushtraë dezertojnë dhe bashkohen me komitetet kundër shtetit dhe SHIK.
Data 10 mars 1997: Largohet me helikopterë komandanti i Divizionit ushtarak Dilaver Laçi, 200 oficerë dhe 310 ushtarë dezertojnë dhe bashkohen me komitetet kundër shtetit dhe SHIK.
Data 12 mars 1997: Në Gramsh protestuesit sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e bandave dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës.
Data 13 mars 1997: Në Kuçovë komitetet marrin nën kontroll 29 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG".
Data 15 mars 1997: Komiteti i Shpëtimit të Vlorës përshëndet marrëveshjen e marsit. Ndërkohë rebelimi përhapet edhe në veri të vendit, duke i dhënë fund Luftës Civile dhe duke i hapur rrugën anarkisë dhe sundimit të bandave të armatosura, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Vitet 1913-2008: Tragjeditë e muajit mars për Shqipërinë

22 mars 1913
Ndarja e kufijve. Konferenca e Ambasadorëve në Londër përcakton ndarjen territoriale të vendit. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën krahina të tëra. Krahina e Kosovës më një popullsi autoktone shqiptare iu la Serbisë. Po kështu u veprua edhe me Çamërinë dhe krahinat e tjera shqiptare.
Mars 1914
Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit më 22 janar të vitit 1914 e deri në 7 mars, dita e mbërritjes së princ Vidit, Shqipëria mbeti pa një qeveri unike dhe u zhyt në një kaos. Në atë kohë vendi sundohej nga shumë qeveri lokale duke filluar nga ajo e Esat Pashës në Durrës, në Mirditë nga Prenk Bib Doda, në Fier Aziz Pashë Vrioni, në Lezhë Dedë Coku e Vat Marashi dhe në Mat nga Ahmet Zogu.
7 mars 1937
Teoria e spastrimit. Pas 1913-s për shkombëtarizimin e Kosovës, serbët përpunuan një strategji të tërë. Në bazë të teorisë antishqiptare u vu akademiku Vaso Çubrilloviç, i cili një fushat të vërtetë në dëm të shqiptarëve dhe ndihmoi në shpërnguljen e qindra mijërave kosovarëve nga trojet e tyre.
Mars 1945
Në këtë muaj përfunduan vrasjet, therjet e burrave, grave dhe fëmijëve, pleqve dhe masakrave greke në Paramithi dhe në të gjithë Çamërinë. Këto qëndrime ishin pjesë e planit grek për spastrimin e tokave shqiptare të cilat filluan në mënyrë sistematike që një vit më parë në 27 qershor të vitit 1944 ku çamët dhe myslimanët u shpërngulën me forcë nga shtëpitë e tyre. Ky ishte akti më fatal për Çamërinë, e cila e pagoi me humbjen e 10% të popullsisë së saj.
18 mars 1962
Një tërmet i fuqishëm tronditi tokën e Shqipërisë së mesme. Por pasoja e tij u ndjenë më shumë në qytetet e Fierit, Tepelenës, Beratit dhe Lushnjës ku shkaktuan edhe më shumë dëme. Nga tërmeti mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën edhe 77 të tjerë. Ndërsa dëmet materiale ishin tepër të mëdha, duke rrafshuar 2700 shtëpi. Megjithatë ato u riparuan në një kohë relativisht të shkurtër ky tërmet ishte nga më të rëndit në këto 50 vitet e fundit.
Mars 1997
Falimentimi dhe rënia e firmave piramidale shkaktoi një luftë të vërtetë civile. Njerëzit e irrituar nga humbja e kursimeve të tyre hapën depot e armëve duke nisur një luftë civile e cila i kushtoi Shqipërisë rreth 4000 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Gjithashtu u hapën edhe burgjet dhe u larguan të 1209 të burgosurit. Situata e institucioneve në Tiranë u përmirësua disi vetëm me 20 mars kur kontrollin e mori koalicioni me bazë të gjerë.
28 mars 1997
Është cilësuar si tragjedia më e rëndë ujore për Shqipërinë. Në këtë vit anija "Katri i Radës", e cila mbante në bord shqiptarë të cilët po largoheshin drejt shtetit fqinj, u përplas me anijen italiane "Sibilla" dhe u fundos në det. Për pasojë të tragjedisë humbën jetën 57 persona, mes tyre fëmijë dhe gra, ndërkohë që në bordin e "Katrit të Radës" kanë qenë mbi 80 persona.
31 mars 2005
Një avion amerikan u rrëzua pranë fshatit Rovjan të Gramshit. Megjithëse në bord ndodheshin ushtarak amerikan prapëseprapë ngjarja u cilësua si një tragjedi shqiptare. Në bord ndodheshin nëntë ushtarë amerikanë të cilët humbën që të gjithë jetën në përplasje. Nga hetimet që nisën menjëherë u arrit të përcaktohej edhe shkaku që shkaktoi këtë tragjedi. Ekspertiza arriti në përfundimin se shkaku kryesor kishte qenë pakujdesia e pilotit.
11 mars 2007
Dukagjin. Është cilësuar si një nga aksidentet më të rënda rrugore të këtyre viteve të fundit. Në furgon po udhëtonin nëntë persona ku mes tyre ndodheshin edhe fëmijë. Rruga dhe kushtet e këqija bënë që ai të rrëzohej në një humnerë e cila arrinte një lartësi prej 50 metrash në rrugën Kir-Dukagjin. Bilanci ishte tragjik. Nga përplasja humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe fëmijë.
6 mars 2008
Liqeni i Farkës. Nga Përmbytja e varkës në orët e para të mesnatës në liqenin e Farkës solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes së varkës ishte numri i madh i personave që ndodheshin në të. Nga kjo tragjedi u zhdukën krejtësisht dy familje dhe mes viktimave kishte edhe fëmijë. Për këtë u fajësua pronari i varkës i cili u mbyt në ujërat e liqenit së bashku me 15 viktimat e tjera.
15 mars 2008
Gërdec. Është konsideruar si një nga tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit që do të mbesë për një kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Nga shpërthimi i municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën e gjymtuan edhe 300 të tjerë. Një fshat i tërë u fshi tërësisht nga harta gjeografike dhe dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Por kjo katastrofë humane do të mbesë në histori edhe për faktin se në të u akuzuan drejtpërsëdrejti edhe ministri i mbrojtjes dhe 27 persona të tjerë, shumë prej të cilëve ushtarakë. Nga: Përparim Halili

 

Më të lexuarat