BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Fitorja e PKSH në vitin 1944 detyroi 1100 ballistë e legalistë t’ia “mbathin” në Itali, 450 të tjerë në Greqi

Fitorja e PKSH në vitin 1944 detyroi 1100 ballistë e legalistë

Triumfi i komunistëve në 29 nëntor 1944, ishte disfatë e plotë e krahut antikomunist. Të gjendur në kundërshti bindjesh e veprimesh politike-luftarake PKSH nga njëra anë dhe Balli e Legaliteti nga ana tjetër, gjatë viteve të luftës Nacional-Çlirimtare 1939-1944, nuk arritën në asnjë moment dhe për asnjë çështje kombëtare shqiptare, të vendosnin marrëveshje, mirëkuptim e paqe mes tyre. Përkundrazi, palët politike shqiptare të atyre viteve, thelluan konfliktet e ashpra të ndërsjellëta, me synimin se kush luftonte për interesat kombëtare e kush i tradhtonte ato, madje se cila të quhej “pala fituese” pas kapitullimit të bllokut pushtues nazifashist. Në 5 vitet e Luftës së Dytë Botërore, PKSH e komanduar nga Enver Hoxha, fitoi monopolin “luftëtares” për çlirimin e vendit, ndërkohë që nisi dhe vazhdoi deri në fund propagandën kundër partive “Balli Kombëtar” dhe “Legaliteti”, të cilat PKSH dhe personalisht Enver Hoxha, i konsideroi deri në fund të jetës së tij, si “bashkëpunëtorë të pushtuesve”.

Arratia e kundërshtarëve politikë të PKSH

Fundi “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit” ishte kuptuar që gjatë luftës çlirimtare, mbasi ishte e bërë mëse e qartë, se vetëm njera palë politike sunduese do të qëndronte në Shqipëri, pra pala politike që do kishte mbështetjen popullore, siç ndodhi në gjithë vendet e lindjes komuniste, ku u vendosën regjimet moniste, të partive komuniste. Këtë mbështetje, në 5 vitet e luftës çlirimtare faktikisht e kishte vetëm PKSH. Partia “Balli Kombëtar” ishte etiketuar si shërbëtore e pushtuesve fashistë italianë dhe e nazistëve gjermanë. Ndërkohë që Partia e “Legalitetit” përveçse etiketoj si partia e mbretit tradhtar Ahmet Zogu, ishte etiketuar edhe si pjesë e qeverisjeve fashiste e naziste në Shqipëri, mbasi në përbërje të saj kishte ministra figura të njohura të Partisë “Legaliteti”. Ka mjaftuar kjo bindje e “çimentuar” në pjesën dominuese të popullit shqiptar, që këta të cilësoheshin armiq dhe tradhtarë e popullit e të vendit. Ballistët dhe legalistët, të bindur që kishin këtë damkë, pas çlirimit të vendit dhe marrjes së frenave drejtuese të vendit prej komunistëve, u larguan nga Shqipëria, prej frikës së hakmarrjes politike e cila rezultoi edhe me goditje fizike kundër politikës dhe krerëve të këtyre dy parive. Ikja e madhe e krerëve dhe anëtarëve të partive “Balli Kombëtar” e “Legaliteti”, nuk priti ardhjen në fuqi të PKSH dhe kupolës triumfatore të Enver Hoxhës në Tiranë, por nisi që me çlirimin e Tiranës, në 17 nëntor 1944, madje shumë kohë më përpara kësaj date, kur krerët e partive anti-komuniste e kuptuan që blloku nazifashist po kapitullonte e po fitonte blloku komunist dhe në Shqipëri. Data 29 Nëntor 1944, ishte dëshpëruese e shkatërruese për kundërshtarët dhe “armiqtë e pushtetit popullor". Shumë krerë të njohur antikomunistë dhe elementë përbërës aktivë të klasës së tyre qeveritare e pasurore, me bindjen e plotë, se komunizmi do të ushtronte goditje të pamëshirshme fizike mbi ta, u detyruan të largohen jashtë kufijve të Shqipërisë, në kërkim të mundësive për t'u mbrojtur nga hakmarrja fizike, pse jo dhe për t'u organizuar në një moment të volitshëm kundër pushtetit të Enver Hoxhës. Ikja e tyre masive dhe e bujshme jashtë Shqipërisë që përpara 29 nëntorit 1994 për t'i shpëtuar hakmarrjes, nuk nënkuptonte heqjen dorë të mërgatës antikomuniste, nga veprimtaria intensive për të rrëzuar regjimin komunist shqiptar.

Kundërshtarët e Enverit, u larguan në panik nga Shqipëria

Largimi masiv i përfaqësisë së njohur politike antikomuniste shqiptare, të cilën Enver Hoxha nuk pranoi ta bënte pjesë të fitores së Luftës Antifashiste, madje e quajti "tradhëtare", pati si destinacion shtetet perëndimore, kjo sipas preferencave mbështetëse që ata kishin në këto vende, por dhe sipas mundësive të çastit për të shpëtuar e për të gjetur shtigje të lira arratisjeje. Po ku shkuan? Fillimisht u vendosën në Itali, Greqi, Egjipt, Jugosllavi, në Gjermaninë Perëndimore, Angli, Francë etj. Ata u vendosen në këto shtete, ngaqë siç dihet, në ato vite, domonimi Anglo-Amerikan në këto shtete ishte tepër i madh, madje mbështetës e mbrojtës në favor të elementëve dhe grupeve anti-komuniste. Sipas një marrëveshjeje të njohur ndërkombëtare, fillimisht të arratisurit politikë shqiptarë, por edhe ata të ish-vendeve të Lindjes, ku pas Luftës së Dytë Botërore u instalua komunizmi, u sistemuan në kampe ekzilantësh politikë, qendra grumbullimi këto, që ishin nën kujdestarinë e shoqatave bamirëse UNRA dhe IRO. Për 1100 të arratisurit politik shqiptarë të zbarkuar në Itali, shërbyen si strehë kampet e "Santa Fare Jessi", "Benial" dhe "Santa Maria di Leuca". Ndërsa për afro 450 të arratisurit që zbarkuan në Greqi, si qendër kampi u bë qyteti Lavros. Sipas të dhënave të asaj kohe, ata u pranuan për t'u strehuar atje, por nuk u trajtuan mirë me kushte për fjetje, ushqim dhe veshje. Një pjesë e të arratisurve u rikthyen pas amnistisë false, të shpallur prej pushtetit komunist në vitin 1956, por që u dënuan me burgje, internime, pushkatime. Ndërsa pjesa më e madhe e të arratisurve që nuk u kthyen dhe 220 krerët e njohur antikomunistë të cilët nuk përfituan nga kjo "amnisti", qëndruan në ekzil, duke u organizuar për të vazhduar që jashtë kufijve, luftën kundër pushtetit komunist të Enver Hoxhës. Si u realizua ky projekt?

Lëvizja "Frashëri" për bashkimin e ekzilit politik

Ndërsa kreu ballist Mit'hat Frashëri e refuzoi nismën e legalistëve, të hedhur në takimin e Kajros për bashkim dhe bashkëpunim, 8 muaj më pas, ishte po Mit'hat Frashëri, i cili hodhi të njëjtën ide. Sipas komenteve të shtypit shqiptar, që botohej ato vite në emigracion, ky qëndrim u cilësua si "egoizëm" i drejtuesit të "Ballit Kombëtar", me qëllimin për të marrë e për të mbajtur "medaljen e idhtarit të bashkimit të partive anti-komuniste në emigracion". Këtë qëllim, Mit'hat Frashëri e nisi me një vendim të përcaktuar në Kongresin e Parakohshëm të Partisë "Balli Kombëtar", mbajtur në Romë, në muajin Shkurt 1949. Ideja e tij ishte, që fillimisht të bashkoheshin grupet e përçara balliste, për të dhënë kështu, shembullin konkret të bashkimit të emigracionit politik. E para që përkrahu idenë bashkuese, të ashtuquajtur "Lëvizja Frashëri", ishte Partia "Katundare". Mbështetje e dhanë dhe legalistët, të cilët në rastin konkret, ndryshe nga ballistët në Takimin e Kajros, nuk manifestuan asnjë shenjë hakmarrjeje, ose xhelozie. Kështu, kryeballisti Mit'hat frashëri, arriti të impononte platformën e tij të bashkimit, duke e mbyllur me sukses këtë lëvizje. Në konkretizim të kësaj ideje, në 26 Gusht 1949, ballistët organizuan në Paris, takimin e partive anti-komuniste të emigracionit shqiptar. Në mënyrë unanime, në këtë takim u miratua, u krijua e u shpall "Komiteti Shqipëria e Lirë". Në vijim të tendencës së tij, Mit'hat Frashëri, mundi të zgjidhej kryetar i këtij komiteti, ndërsa si anëtarë kryesie u zgjodhën përfaqësues nga të gjithë partitë dhe grupimet. Mirëpo, megjithë bujën që i dhanë, "Komiteti Shqipëria e Lirë" nuk u ngrit në asnjë moment, në nivelin e qëllimeve për të cilin u krijua. Madje në të shumtën e kohës, ky komitet nuk funksionoi si vepruari, duke mbetur një "komitet kukull" dhe pa asnjë vlerë, pa mundur të aktivizonte veprimtarinë e forcave anti-komuniste në emigracion. Ky dështim i dukshëm e dëshpërues për emigracionin, që kërkonte dhe priste organizimin e kryengritjes për përmbysjen e pushtetit komunist, i ktheu kohët mbrapa, veçanërisht në aspektin e konflikteve, të cilat megjithë takimet e shumta për pajtim dhe bashkim, nuk u eliminuan.

Mustafa Kruja shkatërroi dhe përmbysi “paqen” e vendosur mes ballistëve

Pas grindjeve, drejtuesit e "Ballit Kombëtar", Mit'hat Frashëri e Hasan Dosti, kërkuan "paqe e bashkëpunim vëllazëror". Iniciativa e re e ballistëve për bashkim, u kundërshtua prerë dhe ashpër, nga kreu i partisë "Blloku Indipendent", Mustafa Kruja, mbështetur nga Ernest Koliqi, Kol Bib Mirakaj dhe Ekerem Libohova. Këtë kundërshtim, Mustafa Kruja e shoqëroi me një plan për shkatërrimin e partisë së ballistëve, duke synuar rrëzimin nga postet, të drejtuesve të saj. Mirëpo plani "Kruja" u dekonspirua dhe si kundërpërgjigje ndaj tij, ballistët organizuan zgjedhje të parakohshme, duke mbajtur në krye të partisë, figurat e njohura Mit'hat Frashëri, Hasan Dosti, Lec Kurti, Abaz Ermenji, Ali Bej Këlcyra, Qazim Prodani, Vasil Andoni, Halim Begeja. Kjo masë "mbrojtëse" e ballistëve nuk e ndali luftën e ashpër ndërpartiake, të nisur mes palëve, por edhe brenda tyre. Këtë e dëshmon episodi i mëposhtëm: Në një mbledhje të zhvilluar në 13 Shtator 1948, në momentin kur po fliste Ali Bej Këlcyra, përfaqësuesit e partisë "Blloku Indipendent", krijuan rrëmujë dhe nxitën grindjet, duke qëlluar me domate të prishura. Rrëmuja degjeneroi në përleshje gjakatare me 5 të vrarë dhe 30 të plagosur. Nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia, do të kishin vdekur shumë të tjerë.

CIA hezitoi për të përmbysur Enver Hoxhën, kishte pan të eliminonte dhe Mehmet Shehun

Në vitin 1949, kur në Shqipëri filloi realizimi i operacioneve ushtarake, të ideuara nga CIA dhe misioni anti-komunist “MI-6”, Enver Hoxha kishte një vit që kishte prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos. Duke përfituar nga prishja e Stalinit me Titon, Enveri nxitoi të forconte pozitat e tij, duke eleminuar urgjent Koxi Xoxen. Ndërkohë, që në gushtin e vitit 1949, grekët sulmuan ushtarakisht kufirin e jugut të Shqipërisë, ku mali i Gramozit në Ersekë, ishte kthyer në bazë të gueriljeve komuniste greke. Po t'i referohesh Nikolas Beathel, mëson se në datën 14 shtator 1949, Acheson foli në Berlin për shqetësimet rreth incidenteve të rënda, të provokuara nga shovinistët grekë dhe nga jugosllavët në bashkëveprim për të futur në “kthetra” territoret shqiptare. Ai theksonte, se nëse kreu komunist shqiptar Enver Hoxha, do të ishte rrëzuar, menjëherë të dy shtetet greke e jugosllave që kufizohen me Shqipërinë, do të vërsuleshin mbi Shqipërinë, si në një vend pa qeveri e pa mbrojtje ndërkombëtare, për të realizuar me këtë rast, synimet dhe pretendimet e tyre ultra-nacionaliste e territoriale. Shenja pasigurie e indiferenca në këtë moment kur grekët e serbët synonin rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, u shfaqën nga amerikanët dhe kjo pasqyrohet në dokumentacionin e CIA-s, mbi Shqipërinë, datuar në 15 shtator 1949, për eleminimin fizik të Enver Hoxhës. Si Beogradi, ashtu edhe Athina, donin rrëzimin me çdo kusht të liderit komunist absolut shqiptar Enver Hoxhës. Dhe, nëse do të realizohej ky synim, ata në mënyrë të padiskutueshme, do të bashkëpunonin mes tyre rreth kësaj çështje, me perëndimin, kryesisht me SHBA e Anglinë, për të përcaktuar fatin e Shqipërisë pa Enver Hoxhën në krye. Ndersa Gabriel Partosh, analist për Evropën Juglindore në BBC, në librin e tij "Bota që erdhi nga të ftohtët", thekson se "në bazë dokumentash, të bëra publike në vitin 1994, CIA me sa dukej, kishte në plan për të vrarë, madje edhe Mehmet Shehun, figurën e dytë me të fuqishme, në udhëheqjen shqiptare". Nga: Përparim Halili

Më të lexuarat