BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Ja si mbajti peng Sali Berisha krerët e PS dhe Ilir Metën në Macukull në vjeshtën e ’95

Ja si mbajti peng Sali Berisha krerët e PS dhe Ilir Metën në
Zbardhen të tjera detaje, fakte dhe dëshmi nga barbaria, terrori dhe reprezaljet e pushtetit të Sali Berishës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 26 Majit 1996, ku angazhoi SHIK-un kriminal të Gazidedes, strukturat e policisë, të ushtrisë dhe të gjithë lukuninë e kamikazëve të Partisë Demokratike për të vjedhur zgjedhjet me dhunë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me forcë dhe të krijimit të dinastisë familjare. Vetëm tre vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe përmbysjes së regjimit komunist, Partia Socialiste dhe mbështetësit e saj në Rrethin e Matit kanë demonstrimin dhe shfaqjen më brutale të regjimit të ri të Sali Berishës, pjellë e drejtpërdrejtë e Ramiz Alisë dhe e Byrosë Politike. Ndërkaq, në një nga shënjestrat e shtetit policor të asaj kohe ka qenë edhe Ilir Meta me drejtues të lartë të PS në qendër dhe në Mat. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Macukull të Rrethit të Matit në 29 Tetor të vitit 1995, ku Ilir Meta, ish nënkryetar i PSSH-së dhe kryetar i FRESSH-it, i ka provuar për gjashtë orë gurët, sharjet, pengmarrjen, por edhe gëzimin në këtë fshat të largët të Matit. Asokohe, në fshatin Dukagjin të Derjanit eurosocialistët e zonës kishin sfiduar çdo parashikim dhe kishin thirrur në një takim politik Servet Pëllumbin. Ylber Toçi, Bashkim Demiri, Xhelal Kuka, e të tjerë socialistë të asaj kohe organizuan në qendër të fshatit Dukagjin një tubim interesant. Dhjetëra të rinj e banorë të fshatrave Bruç, Prell, Derjan, Gjoçaj, Urxallë, Macukull e Dukagjin bashkëbiseduan gjatë për dhunimin e të drejtave të opozitës dhe qytetarëve nga pushteti i asaj kohe. Mitingu nuk pati probleme, por pas një vizite të shkurtër të Pëllumbit në familjen Toçi, në fshatin Urxallë, vetëm pak orë më pas, largohet nga puna Hamit Toçi, shef rendi në Komisariatin e Krujës, pasi vëllai priti për kafe liderin e PS-së.
 
Bllokada 
 
Pa kaluar urën e Matit kuptojnë se rruga Lis-Derjan-Macukull ishte bllokuar nga policia dhe militantët e PD-së me gurë dhe nuk kalohej. Atëherë socialistët ndërtojnë planin B për të udhëtuar drejt Macukullit. Në Burgajet vendosin të udhëtojnë në itinerarin Lis-Vig-Macukull, një rrugë kjo mjaft e vështirë. Në hyrje-daljet e fshatit ishin ngritur prita nga militantët e PD-së, të cilët kishin mbështetjen e policisë lokale dhe sidomos punonjësve të SHIK-ut. Mes sharjeve, gurëve e dhunës policore, Ilir Meta dhe të rinjtë mblidhen në oborrin e Ahmet Mucekut. Oficerë policie, të SHIK-ut, militant të PD-së shpërthejnë në urrejtje dhe i kërkojnë Mucekut t’i largojë nga shtëpia. Në fund të bashkëbisedimit Meta shpërndan tesera të FRRESH-it për të rinjtë e zonës. 
 
Dasma 
 
Teksa mysafirët po dilnin nga takimi politik ato takohen me Halil Koliqin, i cili atë ditë martonte djalin e vëllait. “Shoku Meta, i drejtohet ai nënkryetarit të PSSH-së të asaj kohe. Nuk janë të gjithë macukllanët si ato që ju zunë rrugën dhe u fyen. Unë sot martoj nipin dhe jeni i lutur të merrnin pjesë në dasmë, me kë dëshironi”, i tha Koliqi mikut nga Tirana. Ibrahim Frisku kujton se Meta dhe personat që e shoqëronin u sistemuan në kullën e Koliqit, ndërkohë jashtë vazhdonte dasma, madje herë pas here pjesmarrësit ngrinin dolli për Ilir Metën. Një burrë i moshuar u ngjit në kullë dhe e pyeti Metën: “Po ju pse nuk kaluat me të majtën”. Iliri i përgjigjet se në demokraci dikush kalon djathtas e të tjerë majtas. “Azemi kaloi me të djathtën dhe unë me të majtën. Familja ime dhe unë kemi lidhje të fortë me luftën, ndaj jam në të majtë për të mbrojtur luftën, historinë, traditat”, ka qenë përgjigja e Ilir Metës për plakun nga Macukulli. I zoti i shtëpisë u lutet socialistëve t’u vinte në dispozicion makinat e krushqëve, në mënyrë që ato të mos kishin probleme në kthim. Meta dhe ata që e shoqëronin nuk kanë rënë dakord. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat