BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Lufta në Kosovë, ja si dështoi Klinton në dy takime me Jelcin në ’98

Lufta në Kosovë, ja si dështoi Klinton në dy takime me
Vila e Kuncevos (e Stalinit)
Gjatë vizitës së zëvendësit të parë të Sekretarit të Shtetit të ShBA, Stroub Talbot, në Moskë, ka ndodhur dhe një episod i tillë...
Rasti është tipik për bisedat me amerikanët. Zhvillojmë bisedime. Ai, Talboti, flet rusisht dhe e kupton mjaft mirë gjuhën e folur. Por, kur diskutohen probleme parimore, ai fillon të punojë me përkthyes. Bravo i qoftë. Epo mirë. Jemi në punë. Papritmas ai ngrihet nga vendi dhe thotë:
- Viktor Stapanovic, a ka mundësi të dal pak?
Dhe i telefonon Ollbrajtit. Kështu herë pas here.
Unë i them me të qeshur:
- Dëgjoni zoti Stroub. Ja, sa kohë kemi që punojmë bashkë, më shumë se një muaj dhe unë nuk jam çuar asnjë herë për ti telefonuar ndokujt. Ju, nënës - shefe i telefononi?
Dhe përreth tij qëndrojnë, nga njëra anë gjeneralë me yje dhe, nga ana tjetër, ndihmësit e tij.
- Në qoftë se ju nuk mund të vendosni vetë, le të vijë vetë zonja Ollbrajt, ose ndonjë tjetër, por i plotfuqishëm, me kompetenca......
Unë e thashë ashtu kot, për të nxehur situatën. Presidenti mua më ka dhënë liri veprimi, edhe ju duhet ta shtroni kështu problemin. Më vonë, kur mbetëm vetëm, ai më thotë:
- Viktor Stapanoviç, nëna - shefe do ta marrë vesh dhe do ti mbetet hatri që ju e quani ashtu.
-Mirë i them, çdo manastir ka rregullat e veta.
Të paktën, Stroubi të buzëqeshte. Popull i çuditshëm këta amerikanët.
Edhe një episod i vështirë. Presidenti i ShBA, Klinton, më 23 maj kishte botuar në gazetën “Nju Jork Tajms” një artikull. Një material i menduar mirë në adresën tonë... Në të, deklarohej se Amerika dhe Rusia janë marrë vesh për të gjitha, për më tepër, ne gjetëm gjuhën e përbashkët, se Rusia ka të njëjtin qëndrim dhe, ç’është më e keqja, gjoja sikur lufta në Jugosllavi na ka afruar me Rusinë... Aty kishte gjykime edhe për mua, më saktë, trillime. Kur e lexuam këtë material, unë pashë se, ai, Klintoni, duke ja futur kot, padrejtësisht, në thelb diskrediton përfaqësuesin e Posaçëm të Presidentit të Rusisë. Nuk mund të rrija pa reaguar ndaj këtij sulmi. Natën, me urgjencë përgatitëm artikullin, ku i jepnim përgjigje. Dhe jo vetëm që e bëmë mjaft të ashpër, por gjetëm mundësi që, në këtë formë, ta botonin menjëherë në “Uashington Post”. Senati mbeti me gojë hapur. Ata nuk mund të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Unë jua thashë të gjitha. Se në marrëdhëniet tona nuk është kaq thjeshtë sa ju duket atyre. Në qoftë se deri para fillimit të luftës shtatëdhjetë për qind e popullsisë sonë e mbështeste politikën e marrëdhënieve me interes të përbashkët me Shtetet e Bashkuara, me fillimin e luftës, ra në katërmbëdhjetë për qind. Artikulli doli nga shtypi natën. Dhe ja, sapo ra ora shtatë, me orën e Uashingtonit, ku sapo kishim përfunduar raundin e bisedimeve të radhës me Talbotin dhe Ahtisarin dhe po hipnim në makina, më afrohet ndihmësi dhe më thotë:
- Zonja Ollbrajt ju kërkon në telefon.
Unë marr telefonin celular. Madlen Ollbrajti flet rusisht, kështu që nuk kishte nevojë për përkthyes... 
Ajo:
- Si shkojnë punët atje?
- Po, sapo përcollëm zëvendësin tuaj të parë. Por, i them, llastik.
llaaastiii... Diplomat i vërtetë. Po përse ai është kaq i pavendosur?
Jepini kompetenca. Nuk janë bisedime këto por, siç i thonë tek ne në Rusi, tjerr e tjerr, pa fund.
Ajo:
- Po, po. Po ju atje, a keni lëvizur për ndonjë gjë?
I them:
- Po ecim, por tepër ngadalë. Pastaj ç’të lëvizur, ju e dini qëndrimin tonë.
Këtu ajo pyet:
- Po ju Viktor Stepanoviç, si keni shkruar ashtu në “Uashington Post”?
Del që asaj i kishin raportuar. Pak mbas orës gjashtë!
Duke mos pritur përgjigje, Madlena vazhdon:
- Si kishit shkruar ashtu, në artikull?
Unë asaj:
- Po ju, si e keni dashur? Unë, midis tjerash, kryej një mision të ngarkuar nga Presidenti i Rusisë, kam qenë dhe mbetem politikan rus, shtetas i Rusisë. Kjo më ka detyruar mua që në artikullin përgjigje, të shpreh qëndrimin tim parimor, qartë e pa ekuivok. Unë nuk mund të lejoj që dikush tjetër të më përcaktojë se, ku duhet të shkoj, me çfarë të shkoj, me kë bie dakord.
Mos u kam dhënë unë shkas? Nga e morët ju që unë qenkam dakord për gjithçka me ju? Pse pak mosmarrëveshje kemi ne? Të paktën, për shembull, lidhur me politikën tuaj në Ballkan. Ja, Klintoni ka shkruar se lufta në Jugosllavi ne na ka afruar me Rusinë. Jo, Madlen, nuk bën kështu. Përveç faktit që unë jam politikan, ndërmjet të tjerave, si njeri me ndërgjegje, përgjigjem para popullit tim. Ne, Rusia, nuk jemi pjesëmarrës në luftë dhe unë, kurrë, askund, askujt nuk i kam dhënë shkas të deklarojë se, pikërisht lufta, lufta e juaj, na ka afruar ne me amerikanët. Unë deklaroj se, për mua, mbi gjithçka janë interesat e Rusisë. Duhen mbrojtur në mënyrë të tillë, që mosmarrëveshjet mos ndikojnë në marrëdhëniet tona strategjike, politike, ekonomike, në ato që kemi marrëveshje. Tek ne është bërë shumë gjatë këtyre viteve. Por unë kurrë nuk kam thënë se ne kemi mbështetur dhe mbështesim ShBA në luftë, se ne jemi dakord me metodat tuaja për zgjidhjen e problemeve, - kurrë!
Ja, e tillë është metoda e tyre: të kapen mbas fjalës, ti japin asaj kuptimin e tyre dhe nën një formë tjetër, ta bëjnë publike. Dhe menduan se kjo do të kalojë. Kurrë! Për mua Rusia është mbi gjithçka! Këtë ma kanë mësuar që në fëmijëri nëna dhe babai. Kështu e kemi ne në sojin tonë, të kazakëve. Zoti qoftë me ta. Kryesorja që lufta u ndalua. Por rruga drejt kësaj, ka qenë plot me ferra, e gjatë. Në kuptimin e plotë të fjalës, e gjatë.
Dy kanë qenë etapat më të rëndësishme. Për të parën, kur duhej që procesi i bisedimeve të futej në rrugë ligjore, unë tashmë kam folur. Në etapën e dytë, ishte shumë e rëndësishme të arrihej përfundimi i bombardimeve. Ju kujtohet udhëtimi im në Kinë? Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së janë pesë anëtarë të përhershëm. Vendimi merret kur janë të gjithë dakord. Në qoftë se ndonjëri nuk është dakord, vendimi nuk merret. Ata nuk kanë marrë aprovimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për fillimin e bombardimeve. Për ne, ishte parimisht e rëndësishme që, në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si kusht i detyrueshëm për fillimin e bisedimeve të përfshihej ndërprerja e bombardimeve.
 
Takimi me presidentin kinez Cian Ce Min
 
Menjëherë na lindi problemi i Kinës. Në qoftë se ne duam të arrijmë rezultat, duhet të bisedojmë me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Cian Ce Min. Kina nuk është diku afër, duhen tetë orë udhëtim me aeroplan. Për bisedime ne u përgatitëm gjatë kohës së fluturimit. Fatmirësisht, gjatë kohës që kisha qenë në Beograd, kisha vizituar ambasadën kineze. Mbasi ishte goditur. Atëherë unë e kuptova vërtetë, se duhen takuar kinezët, se duhet biseduar me ta për këtë problem. Pashë ambasadën. Një kompleks ndërtesash ndodhet në thellësi të lagjes. E kishin kthyer përmbys. Me tri goditje. Raketa e parë kishte rënë në ndërtesën kryesore. Kishte kaluar vertikalisht dhe pa u kthyer ishte futur në themele. Raketa e dytë godet horizontalisht. Llogaria ishte bërë e tillë, nga ndërtesa qendrore do të vrapojnë e do të shkojnë në ndërtesën tjetër dhe do të bien nën goditjen e raketës së tretë. Të thuash që ky ishte gabim? E kuptoni vetë!
Në mëngjes, kur tashmë ne ishim në Pekin, Cian Ce Mini, për këtë rast, tha fjalë aq të pakëndshme dhe të rënda... Pala kineze edhe në Këshillin e Sigurimit foli haptazi. Me një fjalë, unë ja kalova kancelarit të RF Gjermane, me një ditë. Vendimi i Këshillit ishte kategorik, derisa të mos ndalohen bombardimet, nuk ka bisedime. Pikërisht, këtë arritëm ne. Ndonjë gazetar dhe disa politikanë dritë shkurtër, thoshin se, gjoja, ndërprerja e bombardimeve për një orë, për një ditë, ose qoftë edhe për një javë nuk jep asnjë rezultat. Në pamje të parë, një arsyetim i tillë duket bindës, por... Në NATO janë nëntëmbëdhjetë shtete. Që të fillojnë veprimet luftarake, bombardimet, vendimi në NATO, merret me metodën e konsensusit të nëntëmbëdhjetë shteteve. Sapo merret ky mendim, i jepet kompetenca komandantit të NATO-s. Që nga ky moment, komandanti nuk varet prej askujt. Ai zbaton vendimin e Këshillit të shteteve të NATO-s!
A e parafytyroni ju situatën? Kur pala amerikane e pranoi rolin e OKB-së në procesin e bisedimeve, kur ne së bashku, duke u mbështetur në vendimin e Këshillit të Sigurimit, filluam të ushtrojmë presion: më parë hajdeni të ndalojmë këto bombardime të çmendura, mandej të ulemi në tavolinën e bisedimeve, nuk kishin ku të shkonin. Për mendimin tim, vetëm atëherë ata e kuptuan dobësinë e qëndrimit të tyre. Në qoftë se do ndalohen bombardimet dhe Millosheviçi “zgjohet’?... Grekët tashmë kishin shprehur, pak të thuash, dyshimet e veta, gjermanët lëkundeshin, në Itali, tashmë kishin dalë në rrugë pothuajse shtatëdhjetë për qind e popullsisë...  Kishte për çfarë të vritej mendja. Por, sidoqoftë, ishte e vështirë që NATO të llogariste ndonjë vendim të ri të Këshillit të Sigurimit, për rifillimin e bombardimeve. Me që i bëtë këto marrëveshje, tani duhen zbatuar. Situata nuk mund të kthehej më mbrapa. Kujt i takon merita? Edhe atëherë edhe tani unë them me sinqeritet. Kryesorja është rezultati përfundimtar dhe, për këtë është merita dhe autoriteti i lartë i Rusisë tonë! Nuk kam kërkuar kurora. Kam dëgjuar më shumë se duhet qortime nga më të ndryshmet. Megjithatë, qortimet nuk janë asgjë kundrejt asaj, kryesores... Do të tregoj edhe një episod. Ndoshta të parëndësishëm, ndoshta jo tipik. Para pak kohësh unë kam qenë në Francë. Shkova me rrugë ajrore. Dalim dhe duhej të kalonim nëpërmjet doganës. Na del para policia. Gjithçka si zakonisht. Askush nga autoritetet e vendit nuk është njoftuar zyrtarisht për ardhjen tonë. Papritmas, polici më njohu mua dhe na u drejtua: “Zotërinj! Më jepni pasaportat tuaja. S’ka nevojë të kaloni askund”. Mori pasaportat, u largua, i bëri të gjitha vetë dhe mbasi u kthye na thotë: “Faleminderit që na mbrojtët jetën tonë”. Duket ai kishte luftuar më parë në Jugosllavi, vendin dhe popullin e së cilës ai, nuk e njihte as me të dëgjuar. Me sa duket, europianët e kuptuan se në ç’batak ishin futur... 
 
Stroub Talbot
Pjesë e shkurtuar nga libri
BILLI dhe BORISI
(KOSOVA DHE LUFTA PËR TË)
Kujtimet e Stroub Talbot
KUDHRA DHE ÇEKANI
Janar-qershor të vitit 1999
Historia është shuma e përgjithshme e asaj që mund të shmangej.
 
Kondrad Adenauer 2
 
Konflikti në Kosovë ishte i hershëm dhe, po ti besojmë mitologjisë që është baza e politikës së këtij rajoni, kishte më shumë se gjashtë shekuj. Regjimi komunist i Josif Broz Titos, nëpërmjet kombinimit të një federalizmi të ashpër dhe një padurimi absolut kundër nacionalizmit, mbante nën kontroll grindjet etnike dhe historike të të gjithë Jugosllavisë. Në thelb, Tito e ktheu Kosovën në një provincë vetadministruese të Serbisë. Në vitet ’70-të, kur punoja si gazetar në Beograd, bashkë me Brukun shkuam në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës dhe, përfaqësuesit e pakicës serbe, të mërzitur, na u ankuan se ata vuajnë nga diskriminimi i shumicës shqiptare Në vitin 1989, presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviçi i hoqi Kosovës autonominë. Gjatë dhjetë viteve të mëvonshme, shqiptarët në provincë, zienin nga pakënaqësia nën shtypjen despotike që i bënte Beogradi, ndërsa serbët prisnin që Millosheviçi, t’i mbronte privilegjet e serbëve.
2 Shënim: Kondrad Adenauer (1876-1967)- kancelari i parë i Gjermanisë Perëndimore
(1949-1963) - shënim i përkthyesit.
3 Shënim: Në vitin 1389 ushtria turke e sulltan Muratit shpartalloi ushtrinë e knjazit serb, Llazarit në betejën e Fushë Kosovës (në fushën e mëllenjave të zeza). Më shumë se tre shekuj vartësi vasale nga sistemi feudal i Perandorisë Osmane kanë ushqyer tek serbët kompleksin e viktimës dhe kanë edukuar tek ata një nacionalizëm të sëmurë. Në fund të shekullit XIX, duke rifituar pavarësinë me ndihmën e Rusisë, serbët filluan të krenohen për rolin e tyre në mbrojtjen e botës kristiane nga hordhitë islamike lindore - shënim i përkthyesit.
Në fillim dhe në mesin e viteve ’90-të, Millosheviçi ishte i zënë - shkatërroi Jugosllavinë dhe udhëhoqi zullumet serbe në Kroaci dhe Bosnjë. Në vitin 1998 ai e drejtoi gjithë forcën e hakmarrjes serbe dhe represioneve brenda - në Kosovë, duke e kthyer në këtë mënyrë grupimin laraman të kryengritësve shqiptarë, të njohur me emrin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, në një lëvizje popullore për pavarësi, të armatosur mirë. Njësitë serbe ç’farosnin në masë banorët paqësorë shqiptarë - nganjëherë si reprezalje për sulmet partizane kundër policisë, por më shpesh - në kuadrin e fushatës së spastrimit etnik, me qëllim përzënien e shqiptarëve nga rajonet e tyre etnike të banimit. Bota përreth reagonte ndaj këtyre sjelljeve skandaloze, duke kombinuar thirrjet retorike dhe rrufetë, me nënkuptimet diplomatike, që të kujtonin pavendosmërinë e dikurshme për problemin e Bosnjës. Vargu i ministrave të jashtëm dhe i të dërguarve të posaçëm, i jepte mundësi Millosheviçit të dilte në fotografi me të gjithë dhe, mandej, këto fotografi, t’ia demonstronte popullit të vet, se sa fort i kundërvihej ai presionit të jashtëm. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kishte nxjerrë rezoluta proteste, ku viheshin kushte për rregullimin e konfliktit, të cilat Millosheviçi i hidhte poshtë me përbuzje- kryesisht me arsyetimin, se sipas ligjshmërisë ndërkombëtare, Kosova konsiderohet pjesë e pandarë e Serbisë dhe “bisht” i Jugosllavisë (krahas me republikën e Malit të Zi). Si sillet regjimi i Beogradit në territorin e tij, me terroristët dhe separatistët - kështu i paraqisnin ata kosovarët - është puna e tij dhe e askujt tjetër...
Për shumëkënd, përfshi edhe administratën e Klintonit, pretendimet e Millosheviçit për pavarësi, nuk peshonin më shumë se e drejta qe kishte komuniteti ndërkombëtar të ndalonte shfarosjen dhe përzënien e një segmenti të tërë të popullsisë së vet. Ndjekja masive dhe sistematike e kosovarëve përfaqësonte në vetvete krim kundër njerëzimit, sepse, në qoftë se zjarri nuk shuhet në Kosovë, konflikti përhapet dhe i kalon kufijtë shtetëror. Duke u thelluar në mosmarrëveshjet që rriteshin me Millosheviçin, presidenti Klinton mendoi se, kryesorja është bashkëpunimi me rusët, sido që të ishte ai. Nga njëra anë, ai përforcon çdo presion tonin politik mbi Beogradin. Nga ana tjetër - Kosova, njëlloj si Bosnja në vitin 1995, bëhet dëshmia e radhës se, lufta e ftohtë jo vetëm ka përfunduar - por se, kundërshtarët e dikurshëm tani flasin me një zë kundër kërcënimeve të reja ndaj paqes, në të gjithë botën. Klintoni tentoi të diskutonte me Jelcinin për Kosovën, në të dy takimet e vitit 1998, në fillim të majit në Birmingem dhe në fillim të shtatorit në Moskë, por nuk arriti asgjë. Jelcinin e shqetësonin problemet e veta dhe ndaj konfliktit në Ballkan, ai sillej si ndaj një ngacmimi të tepërt. Por, sapo u bë kryeministër Evgeni Primakovi, rusët me emrin e Jelcinit në flamur, papritmas, kaluan në sulm të tërbuar diplomatik, duke u përpjekur të ndalonin bombardimet e NATO-s. 
 
Takimi Klinton dhe ministri rus Ivanov
 
Javën e tretë të shtatorit unë shoqëroja ministrin e Punëve të Jashtme, Igor Ivanovin, në takimin me presidentin Klinton. Në makinë, Ivanovi më tregoi se, në orën tre të natës, atë e kishte zgjuar zilja e telefonit nga Moska. Jelcini, personalisht, e kishte instruktuar atë, që duhet ti thoshte Klintonit se, Rusia “nuk do të inkurajojë” sulmet ajrore. Në diplomaci, kjo frazë, më shumë se mos aprovim, më e pakta nënkupton mundësi kundërveprimi. Gjatë takimit me Klintonin, Ivanovi u kufizua me paralajmërimin se “parimi domino” vazhdon dhe vepron në Ballkan, “në rajonin ku kanë filluar dy luftëra botërore”. Duke përcjellë Ivanovin nga zyra Ovale për në makinë, unë e pyeta nëse, ai kishte parasysh se, a rrezikon NATO të fillojë Luftën e Tretë Botërore në Ballkan. Kjo është deklarata më e butë që unë guxova të bëj, për të mos i rënë ndesh pikëpamjeve të presidentit tim - u përgjigj ai. Në atë kohë, në të vërtetë unë dyshova se Ivanovi flet në emër të Primakovit, por isha gabuar. Pak më vonë, më 5 tetor, duke folur drejtpërdrejt me Klintonin për problemin e Kosovës, Jelcini ishte pothuajse i papërgjegjshëm. Për dymbëdhjetë minuta ai predikoi me këmbëngulje, duke mos bërë asnjë pauzë për përkthim, as për përgjigjet e Klintonit. Ivanovi dhe ministri i Mbrojtjes Sergejev, sapo kishin bërë një vizitë të pashpallur në Beograd dhe, sipas fjalëve të Jelcinit, kishin shpëtuar situatën: Millosheviçi ishte pjekur dhe tani ai i nënshtrohet rezolutës së OKB-së. Rrjedhimisht, theksoi Jelcini, përdorimi i forcës është i papranueshëm dhe i ndaluar. Disa herë ai përsëriti fjalën “njelzja” në rusisht - kjo fjalë, në gjuhën ruse ka një kuptim tepër të prerë të fjalës, ndalohet. Klintoni deshi ti përgjigjej dy herë, por Jelcini e ndërpreu: 
-Mirë, mirë, mirë, mirupafshim
Kur Klintoni tentoi, për herë të tretë ti fliste, Jelcini kishte mbyllur telefonin. Ç’është kjo - tha Klintoni - me përpara ai nuk bënte kështu. Siç duket, këtu kemi problem me të vërtetë serioz. Siç e kemi dëgjuar disa herë muajt e fundit, në të gjitha nivelet, sipas pikëpamjes ruse, problemi qëndronte në faktin se ShBA përsëri po sillen sikur kanë të drejtë t’i imponojnë pikëpamjen e tyre të gjithë botës. Përsëri ata bëjnë presion mbi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Grupin e Kontaktit, OSBE-në. Përsëri ata, si në Bosnjë në vitin 1995 dhe në Irak në dhjetor të vitit 1998, përgatiten të bombardojnë vendin, ku Rusia ka influencën dhe interesat e veta. Përveç kësaj, rusët, shihnin në Kosovë një ngjashmëri ogurzezë me Çeçeninë. Kosova është një provincë me shumicë popullsie myslimane, që shtrihet ne kufijtë jugorë të shtetit me shumicë ortodokse. Si dhe Çeçenia, Kosova ziente nga pasionet separatiste.
Atë dimër, gjatë bisedës telefonike me Sekretaren e Shtetit Ollbrajt, Ivanovi e shprehu qartë këtë qëndrim. Ai tha: - Madlen, e kuptoni ju sa Kosova të tilla kemi ne në Rusi? Mundësia e konfliktit rritej dhe politikanët rusë, gjeneralët dhe analistët, me shqetësim në rritje mendonin se fushata ajrore që përgatisin të fillonin ShBA dhe aleatët e tyre, është një stërvitje para luftës së ardhshme me Rusinë, në qoftë se Perëndimi do të vërtetojë se mbron të drejtat e çeçenëve. Komunistët dhe nacionalistët tundnin grushtet në ajër, ndërsa liberalët, përfshirë shumë prej atyre që unë mbaja kontakte, që pak muaj më parë ishin optimistë, tashmë kishin çuar duart përpjetë. Gjatë një udhëtimi që bëra në Moskë, Grigor Javlin më gjeti në hotel dhe parashikoi një reaksion “histerik” të elitës politike ruse dhe rritje të mbështetjes për Zjuganovin5 dhe Zherinovskin6 në zgjedhjet e vitit 2000.
- Bombat tuaja mund të bien mbi serbët - tha ai - por ciflat vdekjeprurëse do të godasin më shumë ata politikanë rusë, të cilët duan më shumë se gjithçka, që vendi i tyre të bëhet pjesë e Perëndimit. Mendoni se çfarë ironie! Unë u përgjigja se kam menduar shumë për këtë dhe ju luta Javlinskit që ai vetë të mendojë: çfarë ironie që, qeveria ruse, me atë përpjekjen e kotë për të mos lejuar bombardimet e NATO-s, vetëm sa e bind Millosheviçin se vrasjet do i falen. Do me thënë se mundësia e ndërhyrjes së NATO-s, së cilës i frikësohen rusët, vetëm se rritet.
4 Shënim: Kryetari i Partisë “Jablloko”, Parti Demokratike - shën. autorit
5 Shënim: Kryetari i Partisë Komuniste Ruse, - shën. autorit
6 Shënim: Kryetari i Partisë “Liberal Demokrate” - shën. Autorit
vijon...
 

Më të lexuarat