BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Marrëveshja e 9 marsit 1997 u la Berishën peshqesh shqiptarëve, sot 16 vjetori

Marrëveshja e 9 marsit 1997 u la Berishën peshqesh shqiptarëve,

Nga: Përparim Halili Nëse forcat politike të së majtës shqiptare, me në krye PS, nuk do të ishin ulur në tavolinë me ish-presidentin sundimtar despot e famëkeq Sali Berishën në 9 mars 1997, për të nënshkruar marrëveshjen e “paqes” me të, dhe Sali Berisha nuk do të ishte më në politikën shqiptare, madje as në Shqipëri. Por koalicioni i majtë, që de fakto e kishte rrëzuar Berishën dhe kishte marrë fuqinë e pushtetit të ardhshëm, e njohën dhe e pranuan Sali Berishën si faktor politik dhe firmosën me të marrëveshjen politike të 9 marsit. Marrëveshja nuk ishte një copë letër me 10 firma drejtuesish të partive politike shqiptare, por në fakt ishte një pazar i nëndheshëm, që PS e drejtuar nga Fatos Nano bëri me njeriun që dogji dhe shkatërroi Shqipërinë, që grabiti dhe futi shqiptarët në luftë me njeri-tjetrin prej të cilës u vranë 3 mijë njerëz, u plagosën 25 mijë, u zhdukën 530 persona dhe u gjymtuan afro 4 mijë të tjerë. Berisha ngriti piramidat dhe ra nga pushteti prej tyre, duke përfshirë ekonominë dhe financat e qytetarëve në një katrahurë e “rrumpallë” sistemi bankar shqiptar, të komanduar dhe kontrolluar nga “Sude”, “Xhaferri” etj firma piramidale, të cilat u lejuan prej pushtetit Berisha, u mbështetën prej pushtetit Berisha dhe u promovuan po prej tij, deri me koncerte e ceremoni qeveritare e me dekorata të larta kombëtare presidenciale. Marrëveshja e 9 marsit 1997, firmosur prej 10 partive politike shqiptare, ishte një nga kompromiset më të mëdha e më famëkeqe të politikës shqiptare, për aq kohë sa pati në qendër të saj, madje me rol komandues, diktues e firmëtar edhe personazhin që me sundimin e tij për 6 vite në pushtet absolut e çoi vendin drejt luftës civile, me pasojë katastrofike shkatërrimin e ekonomisë, të institucioneve të shtetit, të financave kombëtare, të mbytjes në det të 118 shqiptarëve gra e fëmijë, që tentuan të largohen në Itali, për të shpëtuar nga pasojat e luftës së vitit 1997.

6 ditë pas vetë-shpalljes president, Berisha bëhet “hero” i marrëveshje-pazarit të 9 marsit 1997

Në 3 mars 1997, në situatën e një gjendjeje të jashtëzakonshme, nën breshëri armësh të luftës civile, në mburojë e plotë të gardës dhe SHIK, nën duartrokitje e brohoritje histerike të deputetë-lolove të PD të vitit 1997, Sali Berisha u vetëshpall President Republike për herë të dytë. Dhe vetëm 6 ditë pas vetëshpalljes president, Berisha bëhet “hero” i marrëveshje-pazarit të 9 marsit 1997, duke marrë meritën e arritjes së kësaj marrëveshjeje politike me bazë “vendosjen e paqes kombëtare”. Analizat e pas kësaj marrëveshjeje dhe faktet që deklarohen prej atyre që kanë marrë pjesë në këtë marrëveshje, rezulton se Shqipëria në 9 mars 1997, po kalonte nga janari i nisjes së rebelimit popullor, në një situatë vërtet dramatike. Shqiptarët, sidomos Komitetet e Shpëtimit Kombëtar në jug, nuk e pritën aspak mirë këtë marrëveshje-Pazar të PS dhe të forcave të majta politike me njeriun që futi vendin në kaos, në zjarr, në shkatërrim fizik dhe në luftë civile. Pas marrëveshjes, në Vlorë situata ishte edhe më e rënduar. Duke qenë Vlora, qyteti i protestave të përditshme, artikulimi i kërkesave të opozitës së kohës u bë pikërisht nëpërmjet këtij qyteti. Përveç kërkesës për kthimin e parave, atje u kërkua ndër të tjera edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Kujtojmë që në 20 shkurt 1997, greva e urisë e studentëve të Universitetit të Vlorës, i dha edhe më shumë impulse rritjes së tensionit në vend. Në mbrëmjen e 28 shkurtit 1997, pasi u shkaktua një incident para Universitetit të Vlorës, një grup i armatosur rebeluesish, sulmoi pa paralajmërim godinën e SHIK-ut në Vlorë, duke vrarë dy oficerët e SHIK, Lekë Çoku e Besnik Hidri, të cilët Sali Berisha i shpalli “Dëshmorë të atdheut” vetëm afro 8 vjet pas ardhjes në pushtetin e tij të dytë. Sulmi mbi SHIK-un dhe shkasit e Gazidedes, shënoi fillimin e tragjedisë së marsit 1997. Pas marrëveshjes së 9 marsit, të irrituar, protestuesit dhe populli në Vlorë, sulmuan depot e ushtrisë, rezervat e shtetit, shkollat, spitalet, institucionet e tjera shtetërore, bankat e gjithçka dhe filloi armatosja masive e popullsisë edhe pse qeveria e “Berishës” kishe dhënë dorëheqje që në datën 1 mars 1997. Në 2 mars, deputetët miratuan me shpejtësi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa në datën 3 mars, në gjendje të jashtëzakonshme dhe me shtet-rrethim, despoti Sali Berisha shkoi në kuvend dhe me propozim formal të një grupi deputetësh, të përfaqësuar nga Ali Spahia, me 113 vota pro, brenda 10 minutash seancë, ai u vetë-shpall president, duke u betuar për së dyti, se do t’i shërbente vendit dhe popullit, ndërkohë që vendin e kishte zhytur në kaos, shtetin e kishte vërsulur kundër popullit, ndërsa popullin e kishte futur në luftë civile..

Rënia e shtetit dhe lufta civile, çuan në marrëveshje –pazarin politik

Ajo që e çoi politikën shqiptare në marrëveshje ishte kapitullimi i shtetit dhe dalja e popullit jashtë kontrollit, duke kaluar ne çmenduri që nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë, as gjatë pushtimeve të huaja. Pushteti i komanduar nga Sali Berisha nuk kishte më as fuqi e as qetësi për të rikthyer rendin dhe qetësinë, sigurinë dhe stabilitetin e jetës së vendit. Përveç policisë sekrete që përgjonte dhe bënte terror kundër organizatorëve të protestave, përveç SHIK që u kthye në ushtri dhe polici të dhunshme, përveç Gardës së Republikës e cila ishte kthyer krejt në mbrojtje të Sali Berishës dhe familjes së tij me forca të blinduara, pushteti nuk kishte më asgjë tjetër në dorë. Forcat qeveritare nuk mundën të vendosnin rendin dhe qetësinë në disa qytete të jugut, ku ishin shpërthyer depot e ushtrisë dhe kishte armatosje masive e të pakontrolluar të popullsisë. Rendi kushtetues ishte në pikë të hallit dhe në disa prefektura të vendit, nuk ekzistonte fare shteti. Plani i gjeneral Gazidedes, për të rivendosur kushtetutshmërinë në vend, dështoi. Trupat qeveritare nuk mundën të bënin asgjë dhe, për pasojë, kreu i SHIK-ut paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Pas disa ditë bisedimesh, edhe me të dërguarit e KE-së, klasa politike shqiptare u ul për bisedime. Më 9 mars 1997, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, pas disa ditë bisedimesh paraprake, mblodhi krerët e partive politike, duke u propozuar krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, amnisti për civilët e ushtarakët e përzierë në ngjarjet e fundit, zgjedhje brenda 2 muajsh, dorëzim të armëve brenda një jave dhe shpalljen e zisë kombëtare për viktimat. Me gjithë arritjen e marrëveshjes, asgjë nuk ndryshoi në planet e civilëve të armatosur, të cilët po atë ditë morën Beratin dhe Përmetin, dhe të nesërmen Kuçovën, Poliçanin dhe Çorovodën. Pas dekretimit të qeverisë së re, depot e armëve u hapën në mbarë vendin. Po këtë ditë, disa ish-ushtarakë të lartë komunistë shpallën mosbindjen e tyre ndaj marrëveshjes. Më 13 mars 1997, kaosi mbërriti edhe në kryeqytetin e vendit. Grabitjet, plaçkitjet e vrasjet, u bënë gjëra normale në vend, ndërsa në burgje nuk kishte më asnjë të burgosur.

9 pikat e marrëveshjes së 10 partive, në 9 mars 1997

Partitë politike të ftuara në takim nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, nënshkruajnë Marrëveshjen e Paktit Kombëtar. Kjo marrëveshje u firmos nga ish-Presidenti i Republikës, Sali Berisha dhe nga përfaqësuesit e 10 partive politike pjesëmarrëse në këtë takim. Marrëveshjes i bashkëngjiten edhe dy shënime. I pari ka të bëjë me kërkesën që të gjithë partitë politike i bëjnë Partisë Socialiste për t’u futur në Parlament. Dhe i dyti me një pretendim të Partisë Balli Kombëtar që thuhet se kjo parti është dakord me të gjitha pikat e kësaj platforme, por vlerëson që qeveria duhet të quhet Qeveri e Mirëkuptimit Kombëtar. Më pas Sali Berisha takon ministrin e Jashtëm italian, Dini, i cili e përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje. Edhe SHBA përmes radios "Zëri i Amerikës" shprehen se janë shumë të kënaqura me këtë marrëveshje.
Pasiguria,ankthi dhe krismat kanë pushtuar shumë qytete të vendit. Bandat e rebelëve të armatosur kanë hapur shumë depo armësh në qytetet kryesore të Jugut. Drejtuesit e këtyre bandave bëjnë thirrje për të marshuar drejt Tiranës.
Në këtë marrëveshje thuhet: "PD, PS, PR, PBDNJ, PBK, PSD, PAD, PBSD, PLL dhe PDK bien dakord që:
1. Parlamenti shqiptar të shpallë amnistinë e përgjithshme për të gjithë ata civilë dhe ushtarakë që u implikuan në revoltën e fajdeve.
2. Të krijohet një Qeveri e Pajtimit Kombëtar me përfaqësimin e të gjitha forcave politike në dialog.
3. Brenda një afati një javor të dorëzohen armët dhe municionet nga të gjithë qytetarët, në të gjitha rrethet e Shqipërisë.
4. Dita e dielë datë 16 mars të shpallet ditë zie kombëtare për të nderuar të gjithë ata që humbën jetën gjatë kësaj periudhe.
5. Të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në një periudhë jo më larg se muaj Qershor 1997.
6. Zgjedhjet parlamentare të zhvillohen nën mbikqyrjen e plotë ndërkombëtare.
7. Qeveria në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe të vendit duhet të marrë të gjitha masat për të ndihmuar me përparësi zonat e dëmtuara.
8. Të fillojë lehtësimi i gjendjes së jashtëzakonshme, deri në heqjen sa më të shpejtë.
9. Partitë të vazhdojnë dialogun.


 

Më të lexuarat