BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Mbijetesa e shqiptarëve gjatë kolonizimit serb më 1878

Mbijetesa e shqiptarëve gjatë kolonizimit serb më 1878

Nga Dr. Lavdosh AHMETAJ* Koncepti “KOSOVA: SERBI E VJETËR” - i shprehur dhe i elaboruar nga një prej studiuesve më në zë serbë, pikërisht historiani dhe etnografi Jovan Cvijiç , i pasuar dhe i veshur me argumente të sajuar hartografikë, etnografikë, demografikë etj., në punimet e tyre edhe nga shumë teoricienë të tjerë po serbë, si V. Gjorgjeviç2, I. Tomiç3, V. Çubrilloviq4, e të tjerë të mëvonshëm si B. Nukshiq, I. Andriq, S. Moleviq - është boshti mbi të cilin është ngritur e gjithë doktrina pansllaviste e “Serbisë së Madhe”. Dhe, duke qenë se ajo është artikuluar dhe është përpunuar nga autoritete të tilla serbe të fushës së dijes, ka marrë dhe vazhdon të ketë një jehonë, ndikim dhe rëndësi të posaçme në lëmin e doktrinave politike të gadishullit dhe më gjerë. Cvijiçi dhe të tjerë kanë shtjelluar dhe manipuluar argumente historikë dhe etnografikë për ta paraqitur Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë si një “trup i huaj”5 në hapësirën etnografike ku ata jetojnë.
Pra, duke e parë njëherësh edhe nga pikëpamja politike, koha në të cilën është shpallur dhe ngritur në rrafsh teorik si pikëpamje nga ky studiues serb (në dy dekadat e para të shekullit 20) është pikërisht koha e ngjizjes së shtetit të ri shqiptar dhe më tej kur zhvilloheshin konferencat e mëdha europiane dhe vendosej për ekzistencën politike të shtetit shqiptar, pra ekzistencën e subjektit politik shqiptar në shtrirjen natyrore të tij; nga ana tjetër, kjo teori me pretendime shkencore prezantohet në një nga momentet më të vështira të historisë politike të shtetit shqiptar6.

Por, ku janë rrënjët e kësaj teorie? Duke hulumtuar në kohën e krijimit të shtetit politik serb, duket se origjina e saj gjendet në idetë politike të elaboruara nga Garashanini, pikërisht në vitet ‘40 të shekullit 19, kur shteti serb kishte vetëm dy dekada që ishte krijuar dhe kërkonte të zgjerohej territorialisht më në lindje dhe në jug të tij7. Por një pjesë e konsiderueshme e territorit të synuar kontrollohej ushtarakisht prej shtetit otoman. Me sa duket ishte pikërisht kjo arsye, që një nga drejtimet e politikës serbe ishte orientuar në çlirimin e këtyre territoreve dhe bashkimi me shtetin serb të Karagjorgjëve. Por njëkohësisht me këtë orientim, në politikën serbe ishte shfaqur tendenca shovene, e cila më pas u shndërrua në një vijë themelore të politikës shtetërore ose zyrtare: Në vitin 1844 ministri i shtetit serb I. Garashanin shpalli programin që do të vihej në themel të politikës serbe, e që më tej do të njihet në historinë politike europiane si “NAÇERTANIA”. Në thelb kjo teori pasqyronte këto ide:
1. Çlirimin e tokave të sllavëve të jugut nga kontrolli politik dhe ushtarak otoman, me synimin për të krijuar një shtet sipas modelit të perandorisë së Stefan Dushanit8.
 2. Në kufijtë e këtij modeli shtetëror do të përfshiheshin, sipas këtij programi, edhe territore me popullsi shqiptare9, duke mos lënë jashtë edhe territorin etnik të Kosovës, që Garashanini do ta quante “Serbi e Vjetër” 10.
3. Mosnjohjen e ekzistencës së një shteti shqiptar.
4. Duke mos pranuar nevojën e krijimit të shtetit shqiptar, treva e Kosovës konsiderohej si “djepi i shtetit serb” 11, i cili vishej me dy simbole:
a. Patriarkati serb i Pejës - 1346;12
b. Beteja e Fushë-Kosovës13, e rrethuar me legjendë, në të cilën ishte shfaqur qëndresa serbe ndaj Turqisë. Ndërsa shqiptarët në sytë e Serbisë ishin një trup i huaj14; ata, sipas politikës serbe, nuk kishin kurrfarë të drejte historike dhe kulturore.
Të gjitha këto ide u bënë një politikë e përhershme zyrtare me pasoja politike për shqiptarët. Pra, ambicja serbe për krijimin e një shteti thjeshtë serb, gjë që ishte reflektuar me idenë “një shtet, një mbret, një popull” 15, nuk arrinte të merrte parasysh simbiozën e gjatë shumëshekullore të evoluimit të etnisë shqiptare dhe asaj serbe, e për pasojë kjo politikë zyrtare mund të funksiononte vetëm përmes ndryshimit të strukturës etnike. Ndërkohë, në anën tjetër gjendej një fuqi e madhe shtetërore si Rusia, e cila frymëzonte krijimin e Lidhjes Ballkanike, që përfshinte politikisht Serbinë, Bullgarinë, Greqinë, Malin e Zi, për dy arsye:    
    së pari, likuidimin e sundimit të Portës së Lartë.
    së dyti, aneksimin e Maqedonisë, Thrakisë e Shqipërisë.
Këto u shoqëruan me deklaratën e kryeministrit Nikolla Pashiç në vitet 1919-1926 për asimilimin e shqiptarëve nga pikëpamja kulturore dhe kombëtare, e pasuar më tej nga reforma agrare e ndërmarrë nga shteti serb për të likuiduar marrëdhëniet feudale, në vitet 1932-1941. Me këtë u synua gjithashtu të dobësohej sa të ishte e mundur ekzistenca e pronës tokësore të shqiptarëve, të cilët ndiheshin pa mbrojtje dhe kujdesje shtetërore. Ndërsa pikëpamjet e Vukosavljeviqit dhe Balozoviqit shprehen në vitin 1922 në revistën “Policia” me artikullin “Kolonizimi i Kosovës”, i cili e vlerësonte kolonizimin e Kosovës si një faktor të rëndësishëm për shkombëtarizimin e trevave shqiptare; madje jepte orientimin se vetëm me një kolonizim me plan e në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, mund të kishte një sukses të përhershëm. Me këto pikëpamje afrohej edhe Gjorgje Kërstiqi, në punimin e tij Kolonizimi i Serbisë Jugore, ku vlerësohet çështja e kolonizimit si çështje shtetërore e dorës së parë, duke zbatuar në mënyrë korrekte nacionalizimin dhe asimilizimin e trevave problematike. Kërstiqi propozonte miratimin e një ligji, i cili të krijonte mundësinë e përmbushjes së interesave të pakicës serbe; një ligj i tillë do të krijonte një lidhje të ngushtë dhe marrëdhënie intime të kolonëve serbë me elementin vendas.

Ky orientim pasohej nga orientime të tilla, si: të mos ndërhyhej në punën e autoriteteve agraro-kolonizuese dhe aktiviteti i tyre të motivohej vetëm nga arsyet shtetërore, në mënyrë që vendosja e kolonëve të bëhej e mundur në viset në kufi  me Shqipërinë, duke ndërprerë kështu lidhjen me etninë mëmë, dhe asimilimi i shqiptarëve në Jugosllavi të ishte sa më i lehtë. Por e gjithë kjo teori do të ishte pa efektivitet, nëse nuk do të institucionalizohej; kështu u angazhuan Ministria e Reformës Agrare dhe organet vartëse, si Drejtoria e Lartë Agrare e Shkupit. Ajo që është më e rëndësishme, duke e parë nga pikëpamja e teorisë së shtetit, është fakti se këto ide dhe orientime të Gjorgje Kërstiqit u përvetësuan në të gjitha instancat nga aparati shtetëror, i cili, me ndihmën e mjeteve të informimit publik, ndikoi edhe në opinionin e gjerë jugosllav.
Ndërsa sipas Çubrilloviqit16, problemi shqiptar në jetën etnike dhe shtetërore serbe nuk ishte çështje e kohëve moderne, por ky problem ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm qysh gjatë mesjetës dhe mori rëndësi vendimtare nga fundi i shekullit 17, në kohën kur masat serbe u zhvendosën në drejtim të veriut nga tokat e dikurshme të vjetra të Rashkës, dhe në vend të tyre u vendosën malësorët shqiptarë17. Po sipas tij, shqiptarët gradualisht kanë zbritur nga malet e tyre dhe janë vendosur në fushën pjellore të Metohisë e Kosovës, duke depërtuar në veri dhe duke u përhapur në drejtim të Moravës Jugore e Perëndimore; ata nëpërmjet Sharrit zbresin në drejtim të Pollogut dhe prej andej në drejtim të Vardarit. Sipas Çubrilloviqit, kjo ishte mënyra e lëvizjes kolonizuese shqiptare deri në shekullin 20 dhe, për pasojë, “ata kishin arritur të krijonin trekëndëshin shqiptar, i cili, duke u mbështetur në boshtin e vet Dibër-Rogozna në prapavijën e vet etnike, duke u futur thellë deri në Nish, ndau tokat tona të vjetra të Rashës nga Maqedonia dhe Lugina e Vardarit”18. Kjo pykë shqiptare, vijon ai, me elementë anarkistë shqiptarë19, ishte pikërisht faktori që përgjatë shekullit 20 arriti të ndërpriste komunikimin kulturor dhe etnik serb midis tokave të veriut dhe jugut. Kjo ishte arsyeja kryesore pse Serbia vetëm në vitin 1878, nëpërmjet Vranjës e Malit të Zi të Shkupit, krijoi dhe mundi të mbajë lidhje të vazhdueshme me Maqedoninë, e për pasojë të ketë ndikim kulturor e politik në Luginën e Vardarit, për shkak të lidhjeve gjeografike-rrugore e traditave historike në ato treva. Pikërisht këtë pykë etnike shqiptare filloi ta copëtonte shteti serb20 qysh në kryengritjen e parë, duke dëbuar banorët shqiptarë.

Me interes është pikëpamja e Çubrilloviqit në lidhje me ambicjen e politikës serbe në shërbim të kolonizimit, e cila shoqërohet me një kritikë të ashpër ndaj metodave të ndjekura deri më atë kohë. Sipas tij, nuk kishin dhënë rezultatet e duhura “metodat e deritanishme të politikës sonë të kolonizimit në jug nuk kanë dhënë ato rezultate të cilat në të vërtetë duhej t’i arrinin dhe që tani qëndron si detyrë e jona e madhe shtetërore” 21.
Kolonizimi i trevave të Kosovës merrte një rëndësi jetike nga pikëpamja shtetërore për teoricienët akademikë serbë, e kjo duket edhe më mirë në kohën kur akademiku i mirënjohur Çubrilloviq i konsideronte trevat e veriut dhe të jugut të Malit të Sharrit si diçka jo të rastit. Ky bllok, sipas tij, ishte i një rëndësie të veçantë nacional-shtetërore e strategjike për shtetin serb. Duke iu referuar po atij, duket se politika kolonizuese nuk ishte një politikë afatshkurtër, por përkundrazi, ajo në thelb ishte e vazhdueshme, për më tepër referimi i origjinës së krijimit të shtetit serb, duke filluar që nga shekulli 9, është mbështetur gjithnjë në kontinuitetin e atij ekspansioni, si dhe të tokave të vjetra të Rashës, në të gjitha drejtimet, madje edhe në drejtim të jugut.

Pra, ajo që përbën njëherash edhe demagogjinë e teorisë kolonizuese të shtetit serb është se kjo vazhdimësi ishte ndërprerë nga shqiptarët dhe, përderisa të rivihet lidhja e vjetër e pandërprerë midis Serbisë e Malit të Zi me Maqedoninë në gjerësinë e saj nga Drini deri në Moravën Jugore, politikisht shteti i Serbisë nuk do të ishte i qetë dhe i sigurt në posedimin e kësaj toke. Kjo bëhej për të arritur mundësinë e lidhjeve etnike midis Maqedonisë dhe kjo do të realizohej kur të kishte mundësi lidhëse nga pikëpamja etnike me tokën amë serbe, të cilat nuk i kishin arritur ende. Kjo do të realizohet nëse do të shkatërrohet blloku etnik shqiptar, i cili sipas studimeve të tyre kishte disa favore dhe disfavore për politikës shtetërore serbe:
së pari: pjelloria e grave shqiptare,
së dyti: ndjeshmëria e shqiptarëve ndaj çështjes së tyre,
së treti: kjo racë është e rrënjësuar me gjuhën dhe pronat,  
së katërti: shqiptarët janë të aklimatizuar.
Por cilat janë problemet që do të lindin përgjatë kolonizimit?
1. Vëmendja e doktrinës kolonizuese është përqendruar në trevat jugore dhe pikërisht në malet e Sharrit, për shkak se, pikërisht përqark këtij mali, ose blloku etnik shqiptar, teorikisht dhe praktikisht shikohet nga pikëpamja ushtarake-strategjike, për shkak se zinte një pozitë nga më të rëndësishmet për ekspansionin serb, për “vendshpërndarjen e lumenjve ballkanikë në drejtim të detit Adriatik, Detit të Zi e të Egjeut” 22.
2. Ishte pikërisht mbajtja e kësaj pozite strategjike, ajo që vendoste në një masë të konsiderueshme fatin e Ballkanit Qendror, por për më tepër fatin e komunikacionit shumë të rëndësishëm ballkanik Moravë-Vardar23.
3. Nacionalizimi i krahinës përreth maleve të Sharrit konsiderohej varrosja përgjithnjë e çdo lloj irredentizmi dhe njëherësh realizimi përgjithnjë i pushtetit në tokat në fjalë, e kjo konsiderohet e realizuar nga pikëpamja kolonizuese në rastin kur kolonitë serbe që do të zbrisnin nga tokat e veriut, do të takoheshin me njëra-tjetrën në Kosovë dhe në Metohi, pra rreth maleve të Sharrit, të Pollogut, në mënyrë që të mos kishte hapësira deri në trevat e banuara nga popullsi maqedonase.
Por ajo që ishte më e rëndësishme, sipas Çubrilloviqit, ishte shpërngulja në masë e shqiptarëve, që do të thoshte ndërprerja e lidhjeve të fundit midis muslimanëve të Bosnjes dhe të Novi Pazarit, si dhe botës tjetër muslimane24. Por ajo çka i shqetësonte teoricienët akademikë ishte fakti se ajo që do t’i shpëtonte këto shpërngulje masive, ishte fakti se ato shndërrohen në pakica fetare, e vetmja pakicë në Ballkan do të shpejtojë nacionalizimin e tyre25.
Por shpërngulja graduale (kolonizimi gradual) dukej se nuk ishte shumë me efikasitet, për shkak se shqiptarët ishin i vetmi popull që kishte arritur që përgjatë mijëvjeçarit të fundit, jo vetëm kishte rezistuar në bërthamën e shtetit serb të Rashës e Zetës26, por mbi të gjitha kjo epiqendër etnike sillte pasoja të tjera; kështu dëmi më i madh që mund t’i sillte shtetit serb ishte fakti se kjo masë etnike shumë vitale bënte të mundur shtyrjen e kufijve etnikë në drejtim të veriut dhe lindjes. Pra, duke e studiuar në këtë pikëpamje kolonizimin e trevave shqiptare, mendohej se mjeti më i mirë gjendej tek përdorimi i brutalitetit shtetëror, përmes një organizimi shtetëror i cili nuk ishte përdorur në mënyrë efikase mbi etnitë problematike për politikën shtetërore serbe.

Teorikisht të bën përshtypje kritika ndaj shtetit, i cili, sipas Çubrilloviqit, nuk kishte qenë i suksesshëm për shkak se, duke filluar që nga viti 1912, nuk kishte një sukses të dukshëm mbi arnautët ose mbi shqiptarhanen, sikundër theksojnë teoricienët e kolonizimit serb. Kjo mënyrë trajtimi duket se e ka shqetësimin tek fakti i një lidhjeje organike shqiptare midis etnive shqiptare në territorin politik jugosllav, me Shqipërinë politike, sidomos pas shpalljes së pavarësisë politike shqiptare27, e cila nuk bënte gjë tjetër veçse arrinte të zgjonte ndjenjat nacionale; gjë kjo që e vinte politikën serbe në një pozicion tërësisht ultranacionalist, e kjo duket në atë që theksonte Çubrilloviqi se, “nëse nuk do të qëronin hesapet me shqiptarët në kufi, atëhere për 20 deri në 30 vjet do të kishte një lëvizje irredentiste të tmerrshme, gjurmët e së cilës ishin duke u dukur përgjatë fillimit të shekullit të njëzet, gjurmët e së cilës tashmë po duken dhe në mënyrë të pashmangshme do t’i vënë në pikëpyetje të gjitha zotërimet tona në jug” 28. *Rektor i Universitetit “Pavarësia”, Vlorë



 

Më të lexuarat