BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Osman Kazazi qytetar nderi nga Berisha, në 1944 arrestoi dhe vrau për llogari të kuislingëve

Osman Kazazi qytetar nderi nga Berisha, në 1944 arrestoi dhe vrau për

Nga Doc. Kadri DINGU* Vijon... Prindërit dhe motrat kërkuan që të na lironin, qanin dhe na ngjiteshin pas trupit për të na mbrojtur, por xhelatët i shkëputën me forcë. Në të dalë të portës, Osman Kazazi më tërheq dhe më shkëput nga dy vëllezërit dhe me zë të Iartë më thotë: “Ti Met shko te pleqtë se nuk je djalë i Hutëve, ty të ka sjellë plaka me vete”. (Osman Kazazi e njihte familjen tone, sepse xhaxhai ynë ishte martuar me tezen e tij). Atë natë, bashkë me të dy vëllezërit e mi, arrestuan edhe Fadil Radën dhe Islam Allën, që i kishim komshi. Gjatë gjithë ditës së 4 shkurtit 1944 kërkonim se mos i gjenim vëllezërit të gjallë apo të vdekur, por më kot. Në mbrëmje, një miku ynë nga fshati Farkë na solli lajmin se sipas thënieve të një ushtari gjerman, që ishte nga Kaukazi, në pyllin e Saukut, në një gropë, kanë hedhur shumë trupa të pushkatuar. Këtë ia tha edhe Qazim Mulleti dhe Osman Kukaleshi babait tonë kur shkoi t’i takonte ata për lirimin e vëllezërve. Më 5 shkurt 1944, ne dhe disa familje të tjera shkuam dhe e gjetëm gropën, por trupat e të pushkatuarve i kishin hequr. Fundi i gropës ishte mbuluar me gjak dhe aty ishin hedhur shumë sende të të pushkatuarve, si këpucë, xhaketa, dhe sende të tjera. Aty gjetëm xhaketat e dy vëllezërve dhe letërnjoftimet e tyre”.
Kjo familje i dha luftës tre djem dëshmorë: Ramiz Hutën që ra në fushën e betejës në getën e Pezës dhe Haki e Maliq Hutën, të pushkatuar më 4 shkurt 1944. Po atë natë, kriminelët me Osman Kazazin arrestuan edhe dy intelektualët antifashistë, Ramiz Trenin dhe Sitki Qigon, të cilët i pushkatojnë tek mulliri i Fagëve në rrugën e Dibrës afër Medresesë. Ja ky është Osman Kazazi, që ish anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, të Partisë Demokratike të Sali Berishës, me në krye Albert Brojkën, e kanë shpallur “Qytetar nderi” dhe i kanë ngritur bust në bulevardin e qytetin tonë.

Të gjithë personat e tjerë të arrestuar, që nuk u pushkatuan, u burgosën në Komandën e Përgjithshme të xhandarmërisë, midis të cilëve fare pak u liruan pasi paguan qindra napolona flori, të tjerët u burgosën ose u dërguan në kampet naziste të vdekjes. Nga ky operacion terrorist, forcat mercenare të qeverisë kuislinge dhe të Ballit Kombëtar nuk mundën të zbulonin asnjë bazë ilegale të LANÇ-it dhe nuk mundën të arrestonin asnjë anëtar të Komitetit Qarkor të PKSH-së dhe të Këshillit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Në këtë situatë të rëndë terroriste, në mëngjesin e 4 shkurtit 1944, sipas porosisë së Qarkorit të Partisë Komuniste, mblidhen të gjitha celulat e saj, ku bëhet analiza e gjendjes së krijuar në qytet dhe përcaktohen detyra për ta hedhur popullin e Tiranës në aksione politike. Në orët e mesditës së 4 shkurtit 1944, Partia Komuniste e Shqipërisë shpërndau në të gjitha lagjet e Tiranës traktin e saj. Në të dënohej terrori i 4 shkurtit 1944, njoftoheshin arrestimet dhe pushkatimet e bëra dhe i bëhej thirrje popullit për qëndresë ndaj pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij; të rriste vigjilencën dhe të forconte unitetin rreth Frontit Nacionalçlirimtar për çlirimin e vendit. Ne traktin e shpërndarë, midis të tjerave thuhej: “Popull i Tiranës! Armiqtë duan të përkulin qëndresën tënde me terror, mblidh forcat tuaja dhe me vendosmëri vazhdo luftën tënde heroike. Dije mirë se vetëm rezistenca e luftës krijon Shqipërinë e pavarur dhe të lirë. Bashkoheni sa më tepër rreth flamurit të luftës për liri kundër pushtuesit gjerman dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Vetëm i bashkuar do t’i përgjigjesh të gjitha krimeve të armikut për të mbrojtur jetën e bijve të tu. Protesto për 4 shkurtin, mos lejo, që armiku të tallet me gjakun e djemve të tu. Në çdo shtëpi, i madh dhe i vogël, të mendojë çdo ditë për 4 shkurtin dhe t’i bëjë thirrje vetes “Hakmarrje!”
Ja se ç’shkruan me penën e tij për martirët e 4 shkurtit 1944 poeti Zihni Sako:
Ndalo,
Dhe krisma e pushkës
Mbi të goditi.
Pa shpirt në dhe,
E shtriti.

Dhe ra,
E s’foli dot.
Një pikë lot
Nga syri i pikoi,
E vetëm tha:
Më vranë

Raja!
E vrave të vrafshin
Kur dilte nga shtëpia
Të blinte kafshatën,
Për foshnjët e tija
E ti e shtrive,
Kurban për tradhëtarët.

Gjatë ditëve të 5 shkurtit 1944 e më vonë u bënë varrimet e disa të pushkatarëve të identifikuar me banim në Tiranë. Në kushtet e një terrori shumë te egër, në varrimet e tyre morën pjesë shumë qytetarë të Tiranës. Aty mbi varret e arkivolet e tyre, u fol nga aktivistë të Partisë Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të mbuluar me flamurë kombëtarë te cilët, u betuan se do të mermin hakun dhe se do të luftonin deri në fund për çlirimin e atdheut, për të cilin këta martirë dhanë jetën. Të njëjtët manifestime politike u bënë edhe në rrethe të tjerë te vendit. Në ditët që vijuan më pas për të përligjur këtë krim makabër, i tërë kori i reaksionit bërtiste sheshit se “Duam gjak!”, “Duam gjak”, - bërtiste i shituri dhe mafiozi i gazetarisë në çdo kohë, Nebi Çika, “Hakmarrje”, - bërtiste agjenti i Gestapos gjermane, kalemxhiu pa turp e ndërgjegje kombëtare, Eqerem Telhai. “Gjaku duhet të rrjedhë rrëke nëpër rrugët e Tiranës sepse kërkojmë të vendosim qetësi... se një ditë terror siguron 10 vjet qetësi. Terrori është mjeti më i mirë për të luftuar terrorin. Gjaku është mjet i shërimit dhe i shpëtimit tonë, pra vetëm me terror kundër anëtarëve të Nacionalçlirimtares, që kanë marrë pushkën ose bombën në dorë. Gjaku don gjak, terrori don terror... Vetëm kështu Shqipëria mundet me u lirue nga bishat partizane komuniste”. Këto thirrje çnjerëzore bënte gazeta e qeverise kuislinge e të reaksionit shqiptar, “Bashkimi i Kombit”, në ditën e 4 shkurtit 1944, në artikullin e saj “Gjaku don gjak”, që ishte shtypur një ditë më parë, më 3 shkurt 1944.

Por më kot, 4 shkurti 1944 i damkosi përfundimisht me vulën e tradhëtisë regjencën kuislinge me në krye Mehdi Bej Frashërin, qeverinë kuislinge të Rexhep Mitrovicës, Ballin Kombëtar e Legalitetin si terroristë dhe bashkëpunëtorë të nazistëve gjermane.
Dhe këta bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermane, duke mos u ngopur me
gjakun e martirëve të 4 shkurtit, në përpjekjet e tyre për të mposhtur popullin e Tiranës, më 23 shkurt 1944, në orën 11.00, arrestuan 4 antifashistë, luftëtarë trima Gjergj Frashërin,

Viktor Gjokorecin, Trajan Pekmezin dhe Skënder Kosturin. Pasi i torturuan, po atë mbasdite, në orën 16.00 i pushkatuan afër ish-Xhamisë së Zajmit, ku sot është ngritur lapidari i tyre. Ata ishin 4 ilegale dhe kërkoheshin nga policia sekrete e Qeverisë kuislinge dhe nga Gestapoja gjermane. Zbulohen dhe spiunohen nga Gëzim Latifi, kriminel lufte. Operacioni i arrestimit të tyre u drejtua nga Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi dhe Said Matja, të cilët i pushkatuan të 4 të rinjtë me duart e tyre në mes të rrugës.
Pas 4 shkurtit 1944, populli i Tiranës martire, duke përballuar me dhimbje të thellë humbjen e bijve të tij, tregoi edhe një herë shpirtin luftarak dhe të pamposhtur, duke forcuar edhe më tej unitetin rreth Frontit antifashist Nacionalçlirimtar dhe rriti në një shkallë më të lartë pjesëmarrjen në luftën për çlirimin e vendit. Kështu njësitet guerile rriten aksionet e tyre ndaj forcave pushtuese gjermane, të qeverisë kuislinge balliste dhe zogiste; qindra të rinj dhe të reja u hodhën në radhët partizane, ku luftuan heroikisht, me dhjetra të rinj ish-partizane, të riaftësuar (të plagosur dhe të sëmurë të strehuar në Tiranë), u inkuadruan në njësitet guerile dhe me përvojën e tyre të luftës partizane, luftuan me heroizëm deri në çlirimin e Tiranës.
4 shkurti 1944 është një ngjarje që tregon dhe do të tregoj qartë në shekuj fytyrën e vërtetë të pushtuesve nazistë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Kjo natë e zezë ka hyrë me historinë tonë si nata e Shën Bartolomeut Shqiptar, si simbol i terrorit dhe masakrës çnjerëzore të forcave të errëta, që koha i nxori shpejt nga skena e historisë, por edhe si simbol i një qëndrese heroike të popullit tonë të lavdishëm, që ka derdhur gjak me okë, për lirinë që gëzon sot. Dhe si e tillë ajo nuk mund të harrohet, ndonëse edhe sot, forca të caktuara, që fatmirësisht janë të pakta, përpiqen të hedhin baltë mbi të dhe mbi tërë LANÇ-in. 4 shkurti dëshmi vitale për atë që bëri ky popull.
Sot populli shqiptar, familjet e dëshmorëve, të invalidëve, të veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it përkujtojnë 68-vjetorin e masakrës së 4 Shkurtit 1944, ku u ekzekutuan 84 patriotë dhe u arrestuan, burgosën dhe internuan mbi 400 të tjerë qytetarë, nga të cilët 105 u pushkatuan në kampin e Prishtinës. Kjo masakër ishte vepër gjakatare e Ballit Kombëtarë në bashkëpunim me pushtuesit nazisto-gjerman. Gjaku i këtyre martirëve lagu bulevardet e rrugëve të Tiranës. Po këto rrugë u përgjakën shumë vite më pas më 21 janar 2011, nga garda e pushtetit të sotëm, pikërisht në bulevardin ku qenë pushkatuar vëllezërit e tyre, duke hapur zjarr mbi demonstruesit edhe pse në demokraci e duke lënë të vrarë 4 të pafajshëm e duke plagosur disa të tjerë, që populli shqiptar i përkujtoi me respekt disa ditë më parë. Vijon... *Historian-Veteran i LANÇ

Më të lexuarat