BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

"Privilegjet e Aleksandrit të Madh për ilirët”, tekst apokrif i mesjetës së hershme, apo dokument i rremë

"Privilegjet e Aleksandrit të Madh për ilirët”, tekst

Nga Agron Luka “Privilegjet dhe Testamenti i Aleksandrit të Madh për ilirët” në Statutet e Shkodrës, janë një tekst apokrif i mesjetës së hershme, që janë hartuar, ruajtur me fanatizëm nga komuniteti qytetar shkodran dhe janë transportuar nga Shkodra në Venedik?

Apo, janë një tekst: “i pa gjasë, hipotetik, dokument i rremë i hartuar në Padova, një operacion falsifikues i shkodranëve dhe i familjes së Ëngjëllorëve, në botën universitare të Padovas”?!

 A mundet të vendosen këto Privilegje-Testamente edhe sikur të ishin manipulime-falsifikime epirote-albane, në të njejtin plan me hajdutëritë e falsifikimet ultra banale historike mesjetare sllavojugore?!

“Privilegjet dhe Testamenti i Aleksandrit të Madh për ilirët në “Statutet e Shkodrës” dhe hipotezat e rinovuara të  Luçia Nadin!

 Me prof. Nadin, njihemi personalisht dhe kemi komunikim e shkëmbim informacioni qysh nga viti 1997 e në vazhdim 2013. E kemi ndjekur dhe kemi shkruar disa herë për këtë temë, mbi bazën edhe të trashëgimisë familjare dhe më konkretisht mbi studimet e xhaxhait tim Kol Luka. Diskutimin tonë aktualisht e rihap ritrajtimi që prof. Nadin i shton kësaj teme, në librin e saj të fundit, të sapobotuar, “Albania Ritrovata”, bot. Onufri 2012, f  28, 30, shën 7 dhe f 44 e 45.   

Lidhur me “Privilegjet e Aleksandrit të Madh për ilirët”, e gjithë esenca me interpretimet dhe hipotezat e reja, për sa ka shkruar rizbuluesja e Statuteve të Shkodrës, prof. L. Nadin në tre botimet e saj, përmblidhet pak a shumë kështu: 

1.  “Privileggio di Alessandro Magno, tanto implausibile…”/ “Privilegj i Aleksandrit të Madh, shumë i pagjasë…” (L. Nadin, “Statuti di Scutari”, Viella 2002, f 22, parath. G. Ortalli…; po ajo, ribot. i dytë, “Statutet e Shkodrës”, Onufri, 2010, f  48;  po aty edhe interpretimet e vetë Nadin. ) 

2. “…krenaria e qytetarëve shkodranë për Statutet… përligjej aq më shumë kur i atribuonin vetes një trashëgimi e shquar nga Aleksandri i Madh. Treva ilire/shqiptare (dhe Shkodra në këtë rast. AL) ishte e përfshirë në fakt në rrethin trashëgimor të Aleksandrit të Madh. Ja përse teksti i statutit të qytetit paraprihej nga një privilegj hipotetik që Aleksandri, mbreti maqedon ua paska lëshuar në vitin e largët 325 p.e.r. popujve sllavë dhe ilirë. Mbi këtë privilegj do të ngrenë më vonë pretendime edhe dalmatët (psh. qyteti i Polës dhe komuniteti i Bracës) edhe polakët e sigurisht shqiptarët, që e kishin origjinën e tyre nga Genti, mbret i Ilirisë, që e kishte selinë në Shkodër. Gjithsesi bëhej fjalë për një dokument të falsifikuar, frut i mitit të Aleksandrit të Madh, për hartimin e të cilit kishte ndikuar si “Jeta e Aleksandrit” të Plutarkut greqisht, ashtu edhe redaktimi e përkthimi në latinisht përkthyer nga Jul Valeri në shek IV… këtij miti iu drejtuan komunitete të ndryshme ballkanike për të fisnikëruar origjinën e vet. Jo më kot ai pasqyrohet në dorëshkrime të shumta, në të cilat herë mbas here gjejmë ose një datë transkriptimi (përshembull për dalmatët kjo ishte 27 qershori i vitit 1310) ose një vend i transkriptimit (përshembull një kishë e Pragës) dhe në të cilën ndryshojnë trashëgimtarët e dhënë, pasi, në fund të fundit tokat e lëna trashëgim nga Aleksandri i Madh, shtriheshin “nga veriu në jugun e Italisë”…

…Pikërisht gjetja e jonë e tekstit të Statuteve të Shkodrës mes letrave të bibliotekës së Muzeut Correr në Venecie, na ka shtyrë të reflektojmë edhe për çështjen e Privilegjeve të Aleksandrit të Madh, për të cilën pretendojnë mjaft qytete të Adriatikut. (shih, Stefano Trovato, “Il mito di Alessandro Magno tra Slavi e Albanesi”, bot. “Ponti e frontiere…”, Venezia, 2004, Venezia, EditGraf, 2005;

Franco vë re me të drejtë se, “autoriteti i Aleksandrit të Madh, shërbente ndoshta, për të mbështetur pretendime konkrete. Kjo vërejtje vlen veçanërisht për komunitetin shqiptar në mërgim.”

…Është vërtetuar së fundi një mbishkrim i falsifikuar, sipas të cilit Aleksandri i Madh i kalonte qytetit të Polës trashëgiminë e zotërimeve të tij, ishte realizuar nga frati françeskan Xhiovani Riguci Vellini, mësues i filozofisë në Padova… Shqiptarët e konsideronin veten ilirë dhe pretendonin të ishin pasardhës të mbretit maqedon…”

(L. Nadin, “Albanët në Venedik, Mërgim e integrim 1479-1552”, bot. 2010, f 122-124)

3. … Në vitin 1503, Bernardino Vitali me origjinë albane/shqiptare, botoi veprën “Historia e Aleksandrit të Maqedonisë të Flavio Arriano-s. Ishte koha kur njëfarë Marino Dulcichio kopjonte tekstin e Statteve të Shkodrër nga origjinali që ruhej pranë Këshillit të të Dhjetëve: në ballinë/frontespizio paraqitej një “Privilegj i Aleksandrit të Madh, që pretendohej të rridhte nga një Testament, me të cilin mbreti/basileusi maqedonas i paskësh dhënë popullit ilir autoritet të përhershëm për të sunduar në territoret e pushtuara prej tij. A thua të jetë hartuar ky tekst në mjedisin padovan, siç do të ndodhë ndonjë dhjetëvjeçar më vonë me dokumente të ngjashme? Krijimi i dokumenteve të rreme kërkonte njohuri dhe aftësi, që mund të gjendeshin vetëm në botën universitare. A thua të ketë qenë familja Ëngjëlli mes nismëtarëve të një operacioni të tillë? Vetë Privilegji, në varjante të përshtatshme, qarkulloi në aeralin dalmat  në hyrjet të Statuteve të bashkësive të reja qytetare. Ai shënon një kapitull interesant të përhapjes së mitit të Aleksandrit të Madh në trevat ballkanike…” (“Albania Ritrovata”, bot. Onufri 2012, f  28, 30, shën 7 dhe f 44 e 45. ) 

Vërejtjet dhe diskutimet tona

1. Ne mendojmë se nuk ka asnjë arsye se përse nuk duhet të pranohet deklarimi i kopjuesit të Statuteve, Marin Dulçiki, që ai ka kopjuar me besnikëri një tekst Privilegjesh dhe Testamenti, i cili sikurse edhe vetë Statutet dhe dokumente të tjera origjinale kanë ardhur nga Shkodra bashkë me emigrantët qytetarë dhe parinë e tyre, që braktisën qytetin mbas vitit 1478-1479. Përderisa pranohet se Statutet, të cilat kanë edhe nënshtresa më të thella se sa vetë Zakoniku i Stefan Dushanit dhe janë me markë shkodrane, përse nuk duhet pranuar me markën shkodrane edhe ky Privilegj-Testament?! Dhe të hapen sytë se teksti shkodran e ka të shënuar se është i përkthyer nga një ish tekst origjinal në greqishten e vjetër!

Përndryshe prof. Nadin duhet të sjellë argumente dhe jo hipoteza se, falsifikimi na buroka nga ky kopjues ose nga bashkëqytetarët e tij, me kronologji dhe vendndodhje në Itali! 

 Të mos harrojmë se “njëfarë qeverimi popullor qytetar”, Barleti e shkruan qysh nga shek XI, kur shkodranët e përzunë Jan Vladimirin dhe gjithashtu të mos harrojmë se raste konfirmimesh nga princër, mbretër e perandorë për privilegje e autonomi të komuniteteve tona qytetare.

Prof. Nadin, ka neglizhuar dhe nuk i ka përdorur në diskutimet e hipotezat e saja, jo vetëm deklarimet dhe pohimet e M. Barletit mbi Aleksandrin e Madh dhe lidhjen e tij të posaçme mbi ndërtim-themelimin e Shkodrës, por edhe të vetë “Burimeve Osmane” mesjetare dhe mbi të gjitha i ka anashkaluar vetë autorët kryesorë ultrafalsifikatorë sllavojugorë si peshkopin V. Pribojeviç, abatin M. Orbini, të famshmin peshkop Jan Toko Marnaviç, folkloristin V. Karaxhiç etj!

Burimet Osmane, filluar nga ato më hershmet e shek XIV e fillimit të shek XV, e quajnë Aleksandrin e Madh si Iskender Z?l Karneyn. Ata e interpretojnë atë si “Dhulkarnejni i Kuranit/Kokëdybrirëshi, si ndërtuesi i Murit të Aleksandrit të Madh”, e shkruajnë qartë dhe e nënvizojnë Iskenderin/Aleksandrin e Madh, “si themeluesin e Iskenderijes/Shkodrës”. (Shih, S. Pulaha, “Lufta… Burime Osmane”, 1968, Treguesi i Emrave, f 401)

Detyrimisht duhej të shtrohej çështja, përse kronikanët osmanë nuk quajtën Iskenderiye ndonjë qytet bregdetar tjetër, duke filluar nga Budva e lart nëpër Dalmaci, por quajtën pikërisht e konkretisht vetëm Shkodrën?  Dhe të mos e harrojmë se interpretuesit dhe vetë Nadin e pranon se Statutet e Shkodrës u imituan e u kopjuan edhe nga Budva etj. Ishte kjo çështja e mbiemërtimit të Iskenderies = Shkodra, thjeshtë një shpikje turko-osmane apo ata e bazonin këtë mbi një traditë vendase shkodrane dhe mbi burime bizantine?

Kam pak përshtypjen se Nadin, nganjëherë ose kujton ose e neglizhon se, shkel nëpër tema të panjohura nga autorët shqiptarë! Në disa shënime të prindit tim Gjovalin Luka, që kishin lidhje me kohën dhe kontributin e tij si një nga konsulentët historikë të filmit Skënderbeu, në vitet 1952-1953 dhe me një analizë të librit të Frang Bardhit, kam gjetur një shënim për një studim të At Shtjefën Gjeçovit, të titulluar “Përkrenarja e Skënderbeut”. (Botuar në revistën “Hylli i Dritës”, Shkodër 1914, nr. 7, f 218 – 221)                                                        

Gjeçovi shkruante aty se, Aleksandri i Madh, meqenëse mbahej si bir i Zeusit me brirë sqapi (i identifikuar me perëndi diellin Amonin egjiptian etj), kishte prerë edhe disa monedha me helmetë me bri sqapi. Po aty Gjeçovi, citonte një pjesë Privilegjesh nga Aleksandri i Madh, duke iu referuar botimit nga abati Mauro Orbini dhe nga disa autorë të tjerë klerikë sllavë ose gjysëm sllavë. Këtë pjesë citimi Gjeçovi e sillte si ilustrim i lavdisë së Aleksandrit të Madh. Përkrenaren e Skënderbeut me kokë dhie ose sqapi me brirë, At Gjeçovi e mendonte se ishte një dhuratë e Ferdinandit të Napolit, aty rreth vitit 1459, si imitim nga Aleksandri i Madh, për triumfin e kryqëzatës etj. Ne po e sjellim këtu tekstin e cituar pjesërisht nga Gjeçovi: “Nos Alexander, Philipi Regis Macedonium filius, Archos Monarchiae figuratus, Graecorum Imperii inchcator, Magni Iovis filius per Anachtabanum Regem Aegypti annuntiatus, Bragmanorum et Arabum, mundique ab ortu solis usque ad oçasum et meridie usque ad septentrionem Dominus, Persarum et Medorum Regnator, Solis et Lunae corculcator…Datum  in magni Nili ripa. Anno duodecimo Regnorum Nostrum, arridentibus magnis Diis Jove, Marte, Plutone et Minerva”. (1. Mbi këtë Diplomë flasin: Orbino, Schonleb, I. Monelli, Cromeruset G. Petheo. Shën i Gjeçovit. A.L.)

Rezulton se At Sh. Gjeçovi, më 1914 kishte cituar pjesërisht një nga tekstet, me Diploma me “Privilegje të Aleksandrit të Madh dhuruar popujve ilirikë”, duke u bazuar te autori, M. Orbini, dhe kishte konsultuar edhe disa autorë të tjerë. Libri i Orbinit ka qenë i njohur dhe i cituar gjerësisht qysh nga At Frang Bardhi më 1636, kur ky mbrojti nacionalitetin alban-epirot të Gjon Kastriotit dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nga mashtrimet dhe falsifikimet e Jan Tomkut, i cili bazohej edhe mbi interpretimet e Orbinit.  

M. Orbini, prift françeskan dhe historian në qytetin e Dubrovnikut (në librin“Historia de gli Slavi”, Pesaro, 1601), bashkë me pararendësin e tij, priftin domenikan dhe historianin Vinko Pribojeviç (në librin “De Origine Suçessibusque Slavorum”, Venecia, 1532 dhe ribotimin italisht, Venecia, 1595) ishin ndër themeluesite falsifikimeve ultrabanale sllavojugore, ku në temën e privilegjeve të Aleksandrit të Madh,  me anën e barazimit mesjetarë ilirikë = sllavë dhe të tyrli spekullimeve etimologjike, pretendonin prani të fiseve sllavojugore qysh nga antika e thellë etj. Spekullimet mesjetare ati bazonin nga një tekst me burim të hershëm mesjetar, të pretenduar të gjetur në Bibliotekën e Konstandinopolit. 

Ja teksti më plotë i Orbinit, në përkthimin anglisht:

THE CHARTER OF ALEXANDER THE MACEDONIAN 

“WE, ALEXANDER, son of Phillip, King of Macedonia, Prince of the Monarchy, appointed as a creator of Greek empire, from Nataban announced as the child of the great Zeus, ruler of the Augusts, and of Bramans and of Arbonites, from sunrise to sunset, from south up until north, to the noble nation of Slavs we wish kindness, peace and health. We and our followers who will suçeed us in ruling the world, because you have been consistent in faith, valiant in fights and our leaders and heroic fighters, we apportion you and freely donate you forever this whole part of the land, to North up until southern borders with Italy; and with such right, which nobody but you, must not stay long here; nor inhabit, nor live there. If, however, anyone stays longer here, may he become your slave, and his children, slaves to your children. This Privilege is given in the new city of Alexandria, whom we created by the great Nile river, in the twelfth year of our ruling, under protection of the great god Zeus and Mars, Pluto and goddess Athens. Witnesses to this act are the noble Athleta, our treasurer, together with the other eleven princes whom we have appointed, after our death, as our general suçessors, considering the fact that we haven’t got any children.”

From the book “The Kingdom of the Slavs” by Mauro Orbini, published in 1601, in Pezaro. “This Privilege, as we have said, was found after so many centuries in Constantinople by certain Julio Baldasar, a royal secretary. So, the name that is mentioned here - Slavs, Apian from Alexandria in “Iliricum”, calls these Agrians well-known and famous, and that is exactly what the word “Slavs” or “Slovenes” means. Vijon...

 

 

 

Më të lexuarat