BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Shqipëria anijet më të vjetra në Evropë, rrezik për katastrofa, trageti 50-vjeçar “Ylli i Kuq I” ende në linjën Durrës-Bari, ja viti i prodhimit për çdo anije

Shqipëria anijet më të vjetra në Evropë,  rrezik
Italianët kanë pasur një ndjenjë humori të zi kur i vunë emrin “Red Star I” (Ylli i Kuq I) një trageti të linjës Bari-Durrës-Bari, të ndërtuar në vitin... 1965. Ndërkohë, në kulmin e vetizolimit komunist, më 9 dhjetor 1983, shoqëria shtetërore italiane “ADRIATICA navigazione”, vuri në dispozicion të linjës Trieste-Durrës-Trieste tragetin “Tiepolo”, ndërtuar në vitin 1968; pra kishte punuar 15 vjet në det, ndonëse do të prekte portin e Durrësit çdo 10 ditë; në moshën 36 vjeç, në vitin 2004, e çoi për skrap në Alang, Indi. Kurse “Red Star I”-i i ndërtuar tre vjet para “Tiepolo”-s, vazhdon ende të mos dalë në “pension”. Greqia dhe Italia kanë sjellë anije të vjetra dhe të amortizuara për Shqipërinë, ndërsa për portet e tyre kanë mbajtur anije të reja, prodhuar vitet e fundit. “Dyrrah”-u ka bërë një kërkim për moshën e 13 trageteve që prekin portin e Durrësit ku rezultoi që mosha mesatare është 38,7 vjeç. Trageti më “i moshuar”, 50 vjeç, është “Red Star I” dhe ai më i ri në moshë, “Marina”, 21 vjeç. 9 anije (69 për qind e totalit) janë ndërtuar në vitet 1970 dhe mosha e tyre lëkundet nga 42 deri në 36 vjeç (“Horizon” / “Ionis” 44 vjeç; “Claudia Prima”, “Rigel I” dhe “Filippos” 42 vjeç; “Michela” dhe “European Voyager” 41 vjeç; “Bridge” 39 vjeç; “AF Francesca” dhe “Adriatica I” 36 vjeç).
 
Diskriminimi i Shqipërisë 
 
Më se një herë është vënë në dukje, që nga shtypi italian e shqiptar, deri dhe institucione, qëndrimi racist i kompanive të huaja të lundrimit që për linjat shqiptare vënë në dispozicion anije të vjetra dhe pa komoditete, me çmime të “kripura” biletash për njerëzit dhe automjetet, ndërkohë që për linjat Itali-Greqi-Itali tragetet janë ndërtime të reja dhe me çmime deri tri herë më të ulëta. Me këtë rast, është tejet aktuale një letër e ish-Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, më 31 korrik të vitit 2007. “Avokati i Popullit i ka ndjekur vazhdimisht me shqetësim opinionet dhe përshtypjet e qytetarëve të ndryshëm, të cilët udhëtojnë me tragete për në vendet fqinje dhe anasjelltas. Në këto përshtypje, të cilat, për hir të së vërtetës, i kemi krijuar edhe nga eksperiencat tona personale, rezulton se ka një pakënaqësi të qytetarëve për nivelin e shërbimeve dhe kushteve që ofrohen nga tragetet e linjave të udhëtarëve me Greqinë dhe Italinë. Konkretisht, shumë emigrantë konstatojnë ndryshime të theksuara dhe diferencim të madh që aplikohet në shërbimin udhëtar me destinacion Shqipërinë. Në dallim nga tragetet e tjera të brendshme greke apo italiane, tragetet që këto kompani të këtyre vendeve kanë vënë në dispozicion për linjat shqiptare, kanë disa mangësi dhe probleme të dukshme”, thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit. 
 
Tragetet janë amortizuar, rrezik për katastrofa 
 
Tragetet, përgjithësisht, janë tepër të amortizuar, ofrojnë një shërbim hotelier të dobët, sidomos për klasin e dytë dhe të tretë, për të mos folur edhe për vonesat e theksuara në nisjen e mbërritjen e tyre, vonesa që shkaktojnë probleme te pasagjerët dhe sidomos familjarët. Cilësia e ushqimit nuk është e kënaqshme dhe ka probleme në kushtet higjieno-sanitare, të dhomave, çarçafëve e batanijeve, janë tepër të amortizuara, shpesh të grisura dhe të papastra. Sistemi i tyre teknik shpesh herë është shkak për avari të ndryshme. Kjo situatë bëhet më e ndërlikuar nëse ndodh në det të hapur ku dhe mundësia për të ofruar ndihmën e parë, është më e kufizuar. Çmimet e biletave janë tepër të larta, krahasuar me çmimet për distanca të njëjta në linjat e brendshme greke apo italiane, ose ndërmjet këtyre vendeve me vende të treta.
 
Dy standardet 
 
Të gjitha këto fenomene negative bëjnë ndryshimin e madh midis linjave shqiptare të lundrimit dhe atyre të vendeve fqinje. Këto janë bërë shkak që në shpesh raste pasagjerët të ndihen të pasigurt, të pakënaqur nga ky shërbim deri në të trajtuar si të diferencuar negativisht. Ndërkaq, 
Avokati i Popullit, duke pasur në konsideratë standardet e BE-së edhe në fushën e transportit, ka shprehur dyshimet se shoqëritë e huaja që operojnë në Shqipëri nëpërmjet transportit detar të udhëtarëve, aplikojnë standarde të dyfishta, që nuk u përgjigjen normave të lejuara ndërkombëtare. Për këtë arsye, si dhe për të vënë përpara përgjegjësisë së çdo personi juridik që shfrytëzon pa të drejtë këtë veprimtari për të abuzuar, duhet medoemos që shteti shqiptar të veprojë me forcën e ligjit.
 
Tragetet sipas kompanive të menaxhimit dhe mosha e tyre 
 
1. ADRIA FERRIES (ITALI)
Claudia Prima, viti i ndërtimit: 1973
Michela, viti i ndërtimit: 1974
AF Francesca, viti i ndërtimit: 1979
Aurelia, viti i ndërtimit: 1980
Marina, viti i ndërtimit: 1994
 
2. HALKIDON SHIPPING CORPORATION (GREQI)
Filippos, viti i ndërtimit: 1973
*Gusht 2013 dërguar për skrap në kantierin turk të Aliaga-it
 
3. ADRIATICA TRAGHETTI
Adriatica I, viti i ndërtimit: 1979
 
4. WAVELORD NAVIGATION CO LTD (GREQI)
Rigel I, viti i ndërtimit: 1973
Bari, viti i ndërtimit: 1980
 
5. EUROPEAN SEAWAYS (GREQI)
Bridge,  viti i ndërtimit: 1976
Horizon / Ionis, viti i ndërtimit: 1971
 
 
6. RED STAR FERRIES (ITALI-SHQIPËRI)
Red Star 1, viti i ndërtimit: 1965
European Voyager, viti i ndërtimit: 1974 
Info 2 / Renditja e trageteve sipas vjetërsisë
Red Star 1, viti i ndërtimit: 1965 (50 vjeç)
Horizon / Ionis, viti i ndërtimit: 1971 (44 vjeç)
Claudia Prima, viti i ndërtimit: 1973 (42 vjeç)
Rigel I, viti i ndërtimit: 1973 (42 vjeç)
Filippos, viti i ndërtimit: 1973 (42 vjeç) 
Michela, viti i ndërtimit: 1974 (41 vjeç)
European Voyager, viti i ndërtimit: 1974 (41 vjeç)
Bridge, viti i ndërtimit: 1976 (39 vjeç)
AF Francesca, viti i ndërtimit: 1979 (36 vjeç)
Adriatica I, viti i ndërtimit: 1979 (36 vjeç)
Aurelia, viti i ndërtimit: 1980 (35 vjeç)
Bari, viti i ndërtimit: 1980 (35 vjeç)
Marina,  viti i ndërtimit: 1994 (21 vjeç)
Mosha mesatare 38,7 vjeç  Nga Thanas Mustaqi
 

Më të lexuarat