BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Abuzimet në tregun e hidrokarbureve, nis kontrolli i përbashkët Financa-Tatime-Dogana, evidentohen subjektet me risk

Abuzimet në tregun e hidrokarbureve, nis kontrolli i përbashkët
Pas akuzave të shumta e të herëpashershme të qytetarëve për cilësinë dhe sasinë e karburanteve në tregun shqiptar, tashmë të gjitha pikat e karburanteve do ti nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga institucionet shtetërore. Ministria e Financave dhe administrata fiskale kanë filluar një kontroll të përbashkët në sektorin e hidrokarbureve për të luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bënë me dije se ky veprim, pjesë e marrëveshjes së përbashkët, të nënshkruar ditë më parë mes Shërbimit Doganor Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, do të fokusohet në një kontroll të plotë ligjor për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar me veprimtari prodhimin, përpunimin, transportimin dhe shitjen e hidrokarbureve. Në një njoftim zyrtar për mediat, Ministria e Financave bëri të ditur se kontrolli i përbashkët tatimor-doganor do të ketë objektiv tatimpaguesit në sektorin e hidrokarbureve, pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, prodhuesit dhe përpunuesit e nënprodukteve të naftës, etj., me qëllim vlerësimin e zbatimit të detyrimit të tyre ligjor për të deklaruar dhe paguar në kohë detyrimet tatimore dhe doganore. “Ministria e Financave bën të ditur se ky kontroll i përbashkët është zbatimi konkret i “Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, me synimin për të rritur luftën kundër evazionit fiskal dhe nivelin e miradministrimit”, thuhej në njoftimin e djeshëm zyrtar të Financave. Sakaq, mësohet se administrata fiskale ka evidentuar tashmë të gjitha subjektet me risk, përfshirë edhe ato subjekte që janë regjistruar si tatimpagues të biznesit të vogël, por që kanë kryer importe të mallrave, në mënyrë të përsëritur,në vlera që i kalojnë kufijtë e tyre të regjistrimit. Ministria e Financave deklaron gjithashtu se do të jetë transparente, për të gjitha rezultatet e këtij veprimi të përbashkët të të dy administratave, asaj doganore dhe tatimore, me qëllim informimin e publikut dhe të sipërmarrjeve që respektojnë ligjin dhe detyrimet kushtetuese në fushën e pagimit të tatim-taksave. Ky veprim i përbashkët synon të jetë edhe pjesë e strategjisë së plotë të hartuar nga Ministria e Financave për luftën kundër informalitetit, evazionit, shmangies dhe mashtrimit fiskal.
 
Hetimi i Konkurencës 
 
Tregu i karburanteve në Shqipëri nuk funksionon në bazë të një konkurence të mjaftueshme. Ky ka qenë rezultati i hetimit të publikuar 1 muaj më parë nga Autoriteti i Konkurencës për këtë treg, i cili ka shfaqur një sërë problemesh kohët e fundit. Sipas raportit, konkurrenca në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve nuk është mjaftueshëm efektive për shkak të strukturave të tregut dhe rregullimit ligjor. Hetimi i realizuar nga Autoriteti i Konkurrencës, në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve evidentoi gjithashtu edhe faktin se ekzistojnë hallka të tepërta në strukturat e tregut që nuk justifikojnë vlerën e shtuar që nga importi, zonat e lira doganore, shitjet me shumicë, shitjet me pakicë, deri tek konsumatori fundor, duke shkaktuar rritjen artificiale të kostove dhe një elasticitet të çmimit mesatarisht të ulët. Pikërisht për të pasur më shumë kontroll ndaj operatorëve që veprojnë në treg është kërkuar që të krijohet baza ligjore dhe infrastruktura administrative për një njësi të transparencës së çmimit të hidrokarbureve, në të cilën ndërmarrjet që operojnë në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve duhet të njoftojnë në kohë reale brenda 5-15 minuta këtë njësi dhe Autoritetin e Konkurrencës për çdo ndryshim të çmimit të shitjes me shumicë.
 

Më të lexuarat