BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ahmetaj: Çdo iniciativë e suksesshme, i sjell më shumë dinjitet Shqipërisë

Ahmetaj: Çdo iniciativë e suksesshme, i sjell më shumë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj, i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Programit "Erasmus, promovimi i sipermarrjes tek të rinjtë", projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Agjencisë se Zhvillimit Rajonal (RDA), theksoi se Shqipëria nuk mund të rritet në mënyrë lineare dhe t’i kthejë qytetareve të vet mirëqenien. Sipas Ahmetaj viti 2014 do te jete vit i suksesshëm, ka filluar te jete një vit ku biznesi, sipërmarrja, qytetaret kane shumë më shumë besim tek ekonomia shqiptare. 
 
"Të flasësh me sipërmarrësit e rinj për arritjet e qeverisë është një element, mund të jetë normale; diku mund të jetë mund të jetë tradicionale.  Unë besoj që  kur flasim për sipërmarrësit e rinj nuk mund t’i referohemi traditës. Ka një arsye shumë të madhe dhe unë jo pa qëllim e theksoj në vazhdimësi: Shqipëria nuk mund të rritet në mënyrë lineare dhe t’i kthejë qytetareve të vet mirëqenien. Viti 2014 do te jete vit i suksesshëm, ka filluar të jete një vit i suksesshëm, ka filluar te jete një vit ku biznesi, sipërmarrja, qytetaret kane shumë më shumë besim tek ekonomia shqiptare. Shifrat e eksportit thonë që ne do të rritemi në vazhdimësi vetëm për manifakturën gati me 25% krahasuar me vitin 2013, produktet bujqësore dhe agroindustriale do të rriten me 22% krahasuar me vitin e kaluar, pra është një “kërcim”. Ne nuk mund të rritemi dot në mënyrë lineare dhe të rrisim mirëqenien e qytetarëve; do të duhet të rritemi mbi 4.5 apo 5%, do të duhet të rritemi me 6 dhe 7% në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të gëzojnë benefitet e rritjes ekonomike. Sipërmarrësit e rinj janë misionarët e kërcimeve ekonomike nëpërmjet inovacionit, nëpërmjet teknologjisë dhe patentave.
 
Dua të ndaj me ju një moment po kaq të rëndësishëm në këndvështrimin tim përsa i përket inovacionit të teknologjisë dhe patentave, të cilat janë në themel të kërcimeve ekonomike. Kur shohim raportet, numri i patentave të shpikjeve në Azi është mbi 6000 në vit. Numri i patentave në Shqipëri është zero; numri i patentave në Ballkan është maksimumi tre. Pra që në këtë sekondë ne kuptojmë se si do të jetë e ardhmja e rajonit, në aspektin e modernizimit, në aspektin e teknologjisë, në aspektin e inovacionit, në aspektin e rritjes gjithashtu.  Atëherë sipërmarrësit e rinj kanë detyrë dhe mision që brenda vetes të sfidojnë sistemin, të sfidojnë atë mënyrë tradicionale të punuarit dhe të jetuari dhe të bëhen të guximshëm për të thyer atë perceptim që në Shqipëri nuk mund të prodhojmë patenta, në Shqipëri nuk mund të kemi inovacion.Ka shumë shqiptarë nëpër botë, ka shumë shqiptarë brenda vendit dhe ne kemi për detyrë t’i promovojmë, të mos i frenojmë, përkundrazi: çdo inovacion qoftë edhe fare i thjeshtë do duhet ta mbështesim, ta promovojmë dhe ta ngremë në piedestal. Sipërmarrësit e rinj kanë një mision tjetër për rritjen e dinjitetit ekonomik kombëtar. Çdo inisiativë tjetër e suksesshme e cila nuk është vetëm një inisiativë shqiptare por është edhe një inisiativë e re rajonale, i sjell më shumë dinjitet Shqipërisë. 
 
Pra, sipërmarrjes së re i takon që të na sfidojë ne, brezin aktual në të gjitha dimensionet, sfidë që do të bëjë që jo vetëm brezi aktual por edhe brezat që do të vijnë të konceptojnë që burimi i zhvillimit nuk është Qeveria; burimi i zhvillimit ekonomik nuk është një aktor i vetëm por është e gjithë shoqëria dhe mbi të gjitha  burimi i zhvillimit ekonomik është sipërmarrja. Dhe sa me konkurruese, e guximshme, inovative të jetë sipërmarrja, aq më e mirë është jeta e qytetarit; dhe aq më e fortë është struktura e ekonomisë së një vendi dhe aq më e integrueshme do të jetë ekonomia e Shqipërisë qoftë në rajon, qoftë në Bashkimin Europian. Ministria e Ekonomisë do të jetë në dispozicion. Ne jemi përpjekur të jemi tepër aktivë në promovimin e sipërmarrjes së re por sigurisht që ka ende shumë për të bërë se është vetëm fillimi", u shpreh Ahmetaj.