BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ahmetaj: Qeveria është angazhuar për të siguruar ndryshim real për ekonominë shqiptare

Ahmetaj: Qeveria është angazhuar për të siguruar ndryshim
Ministri i Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj tha se 300 ditëshi i mbyllur ishte fillimi i një qeverisje që po drejton ekonominë shqiptare. Sipas Ahmetaj, raportet e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT kanë treguar rikthimin  e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi.
 
"Sipas INSTAT tregtia me pakicë është rritur me 5.7% në tremujorin e parë 2014, çka tregon se konsumatorët kanë filluar të ndjejnë trendin pozitiv të ekonomisë. Tregtia me jashtë tregon sinjale të dukshme rimëkëmbjeje, ndërsa eksportet po rriten me ritme mbi 10% krahasuar me një vit më parë. Po kështu kanë treguar edhe një sërë raportesh ndërkombëtare, si vlerësimi i Standard and Poor’s,  apo analiza e hollësishme e FMN ndaj programit që kemi me ta, i përfunduar në Maj"- tha Ahmetaj. 
 
Fjala e plotë e Ahmetaj
 
300 ditëshi që sapo ka mbaruar ishte fillimi i një qeverisjeje që po e drejton ekonominë shqiptare në një drejtim tërësisht të ri. Pavarësisht gjendjes së rëndë në të cilën e gjetëm ekonominë, ku përpara kishim një shkëmb dhe pas një humnerë, me 720 milionë dollarë detyrime ndaj sipërmarrjes, me një marrëdhënie të thyer mes qeverisë dhe biznesit, me një krizë që kishte përfshirë shumë sektorë si pasojë e mosveprimit, nga dita e parë ne kemi qenë të vendosur për të ndryshuar kahun ekonomik të vendit. Kjo sepse po tentojmë të hedhim themelet e ekonomisë shqiptare për të paktën 20 vitet që vijnë. 
 
Frenimi i rënies ekonomike ishte prioriteti ynë i parë që në krye të herës. Ritmet e rritjes ishin në rënie prej disa vitesh, duke sjellë një ngadalësim ekonomik dhe një bllokim të zhvillimit në çdo sektor. Për këtë, qeveria Rama vendosi që pikënisje të ishte ripagimi i të gjithë detyrimeve të pashlyera ndaj biznesit. Në bashkëpunim me partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë ne kemi përgatitur një plan tre-vjeçar për t’i rikthyer të gjithë detyrimet biznesit. 
 
Anulimi i të gjitha gjobave politike të muajve para-elektoralë u bë një ndër nismat më të rëndësishme të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes gjatë 300 ditëshit të parë.  Sinjalet që kemi marrë gjatë këtyre gjashtë muajve të parë të 2014 janë pozitive. Raportet e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT kanë treguar rikthimin  e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi. Sipas INSTAT tregtia me pakicë është rritur me 5.7% në tremujorin e parë 2014, çka tregon se konsumatorët kanë filluar të ndjejnë trendin pozitiv të ekonomisë. Tregtia me jashtë tregon sinjale të dukshme rimëkëmbjeje, ndërsa eksportet po rriten me ritme mbi 10% krahasuar me një vit më parë.
Po kështu kanë treguar edhe një sërë raportesh ndërkombëtare, si vlerësimi i Standard and Poor’s,  apo analiza e hollësishme e FMN ndaj programit që kemi me ta, i përfunduar në Maj. 
Ne kemi autorësinë e programeve me FMN dhe Bankën Botërore  për të ndërmarrë një hap të vendosur në drejtim të konsolidimit fiskal, të uljes së borxhit në afat mesëm dhe të përmirësimit të menaxhimit të financave publike. Në këtë drejtim, një sinjal mjaft pozitiv vjen edhe nga rritja e qëndrueshme e të ardhurave fiskale, një rritje konstante gjatë 6 muajve të parë të 2014, e cila po tregon se administrata fiskale është duke rritur eficiencën e saj. Më shumë se 43,000 kontribues të rinj i janë shtuar skemës së sigurimeve. 
 
Paketa fason – të dhënat: 
 
- Në muajin janar MZHETS inicioi procesin për hartimin e paketës me masa mbështetëse për industrinë fason, paketa e parë e këtij lloji në Shqipëri, ku masat janë marrë nga sugjerimet e vetë sektorit.
- Objektivi ynë është i qartë: rritje e eksporteve nga 495 në 590 mln Euro brenda vitit të parë dhe deri në 900 milionë euro brenda tre viteve të ardhshme si dhe krijimi i më shumë se 60,000 vendeve të reja të punës
 
Ndër masat më të rëndësishme të kësaj pakete ishin:
 
- Qira 1 euro për objektet shtetërore
 
- Mundësi shërbimi deklarimi dhe kontrolli në dogana 24 orë përfshirë fundjavën
 
- Zgjerimi i listës së makinerive dhe pajisjeve që përjashtohen nga TVSH-ja
 
- Rikthimi i tatim-fitimit në një fond të veçantë punësimi për industrinë
 
- Për promovimin e punësimit, 4 paga mujore dhe një vit sigurime shoqërore mbulohen nga Qeveria
 
Sot, jo pa kënaqësi ju them se të dhënat e 6 mujorit të parë 2014 tregojnë se paketa fason ka funksionuar! 
- Eksportet e manifakturës janë rritur me më shumë se 87 milionë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
- 57 kompani të reja fason janë regjistruar në periudhën janar- qershor 2014
- Në muajin korrik ne ndërmorëm një fushatë komunikimi në terren, ku u kontaktuan 206 biznese fason (nga rreth 450 të tilla në total). Në vetëm 206 biznese (pra gjysma e atyre ekzistuese) rezultojnë:
Numri i te punësuarve është rritur 11% (3512 vende te reja pune)
Volumi i kontratave është rritur 31%.
Rreth 20% kane përfituar nga fondi i punësimit
 
Sipas angazhimeve të qeverisë shqiptare,  rritja ekonomike këtë vit do të jetë 2.2%. Por ne jemi duke parë skenarin e rritjes afatgjatë të vendit. Synimi ynë është që brenda mandatit të parë, Shqipëria të kthehet në normat e rritjes prej 4.5-5% në vit.  Kjo nga ana tjetër tregon se Shqipëria nuk mund të avancojë bazuar mbi një rritje graduale apo lineare. Është e domosdoshme që të ketë kërcime në rritje, bazuar mbi sektorët më funksionalë, apo ato me potencial të lartë rritjeje, si bujqësia, manifaktura, industria apo energjia. Për këtë Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka riparë të gjithë strategjinë e tërheqjes së investitorëve të huaj. Për pak kohë do të dalë një ligj i ri për investimet, i cili, do t’i sigurojë trajtim individual të gjithë investitorëve strategjikë,  e do ta vendosë Shqipërinë në hartën Europiane të investimeve të huaja.  Ne jemi të angazhuar tërësisht për të lehtësuar të gjithë procedurat dhe praktikat për biznesin. Për këtë arsye, 300 ditëshi i dytë do të jetë një periudhë akoma edhe me intensive për MZHETS. Ky do të jetë viti kur të gjithë ne do të bëjmë diferencën. Kemi arritur të ndalojmë rënien ekonomike dhe ka ardhur momenti për të siguruar rritjen e qëndrueshme. Për këtë arsye paketa e mbështetjes për industrinë e përpunimit aktiv ishte vetëm fillimi. Jemi duke bashkëpunuar me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar nga Harvard University, për të parë mundësitë e avancimit me politika në çdo sektor.  Qeveria është angazhuar për të siguruar ndryshim real për ekonominë shqiptare dhe të gjithë qytetarët e vendit. Por ne jemi tërësisht të vetëdijshëm që kjo nuk mund të arrihet në mënyrë të njëanshme. Ne jemi pranë biznesit në çdo moment, për të përkthyer të gjithë sugjerimet e tyre, në inovacion real për ekonominë e vendit. 300 ditëshi i shkuar ishte vetëm fillimi i asaj që kjo qeveri po ndërton për ekonominë e 20-50 viteve të ardhshme.