BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

AK mbyll hetimin në tregun e telefonisë celulare, detyron kompanitë të zbardhin çmimet për çdo njësi shërbimi brenda 3 muajve

AK mbyll hetimin në tregun e telefonisë celulare, detyron

Autoriteti i Konkurrencës do të mbajë nën monitorim tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 vjeçare, e cila fillon nga data 1 Tetor 2017. Vendimi është marrë nga vetë AK, i cili mbylli hetimin e nisur disa muaj më parë në këtë treg, pas ankesave se 3 kompani celulare kanë ndryshuar paketat e tyre në 2016 dhe 2017 në dëm të konsumatorit, pa i lajmëruar këta të fundit më parë. Sipas vendimit të AK, gjatë periudhës së monitorimit, ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në këtë treg duhet të njoftojnë paraprakisht pranë Autoritetit të Konkurrencës të gjitha ndryshimet e kryera në paketa standarde, oferta promocionale, tarifa standarde, etj., që do të hedhin në treg. Pas përfundimit të hetimit në tregun e kompanive celulare, AK la disa detyra dhe për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike, Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe kompanitë celulare. Kështu, AK i rekomandon Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit që të kërkojë nga ana e operatorëve të telefonisë celulare përmbushjen e detyrimit që për çdo ndryshim apo hedhje të paketave të reja në treg që ka efekt të drejtpërdrejtë tek konsumatori të kërkojë transparencë çmimi për njësi për çdo shërbim të ofruar (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.). Ndërkohë, ndërmarrjet që operojnë në tregun e telefonisë celulare brenda 90 ditëve duhet të marrin masa për aplikimin dhe publikimin e çmimit për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.) që përmbajnë paketat standarde, duke informuar Autoritetin e Konkurrencës.

Rekomandimet për AKEP

Kështu, AKEP tashmë duhet të njoftojë Autoritetin e Konkurrencës për çdo paketë standarde/oferta të njoftuar nga ndërmarrjet që operojnë në tregun e telefonisë celulare që sjell efekte antikonkurruese në treg. Po ashtu, ky institucion duhet të kërkojë opinionin e Autoritetit të Konkurrencës për çdo ndryshim të strukturës së tregut që mund të sjellë pasoja për konkurrencën. Ndërkohë, brenda 90 ditëve, AKEP duhet të bëjë vlerësimin e paketave 28 ditore dhe 30 ditore për të vlerësuar nëse ka efekte negative për konsumatorin duke u shprehur me vendim të Këshillit Drejtues të AKEP-it. Në këtë kuadër, ky institucion duhet të bëjë dhe ndryshimin e nenit 8 të Rregullores Nr. 27/2012 “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”, duke parashikuar detyrimin e ndërmarrjeve për njoftimin në AKEP përpara bërjes efektive të miratimit të tarifave/ndryshimeve. AKEP duhet të përcaktojë gjithashtu për operatorët e shërbimit celular detyrimin që përveç çmimit të paketës standarde nga ana e ndërmarrjeve të publikohet dhe çmimi për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.), që këto paketa përmbajnë si dhe të parashtrojë përpara AK, duke kërkuar fillimin e procedurave përkatëse ligjore për çdo rast për të cilin konstaton sjellje antikonkurruese nga ana e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në tregun e komunikimeve elektronike. 

Më të lexuarat