BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për kartel në tregun e energjisë elektrike

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për kartel në tregun e
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetimin për kartel në tregun e energjisë elektrike. Në fakt, vendimi është marrë në fillim të muajit të shkuar, më datë 8 nëntor, por vetëm ditën e djeshme është publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës. Kështu, mësohet se pranë Autoritetit të Konkurrencës se është depozituar ankesa me objekt “ankim mbi marrëveshjet/praktikat e ndaluara në tenderin e blerjes së energjisë elektrike nga OSHEE sha për periudhën Janar – Korrik 2014”, në lidhje me dyshime të besueshme mbi praktika të bashkërenduara/marrëveshje të ndaluara në tenderin e blerjes së energjisë elektrike nga ana e OSHEE SHA (ish-CEZ Shpërndarje SHA) në dëm të konkurrencës së lirë dhe të vërtetë në treg”.
 
Ankimuesi, i cili nuk përmendet me emër konkret nga Autoriteti i Konkurrencës, në mënyrë të përmbledhur pretendon se ofertat e paraqitura nga disa prej operatorëve janë të paarsyeshme, mbi çmimin e tregut dhe me diferenca të papërfillshme me njëri tjetrin, (me 5 cent), ka koordinim për sasitë e ofertuara dhe se skualifikimi i ofertave me çmime konkurruese ka sjellë humbje për OSHEE-në, buxhetin e shtetit dhe për konsumatorin përfundimtar. Ka mjaftuar ky pretendim që Autoriteti i Konkurrencës, të marrë vendimin për nisjen e hetimit në tregun e energjisë elektrike. 
 
Tregu i energjisë 
 
Tregu i energjisë elektrike rregullohet me anë të Ligjit nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a (ish-CEZ Shpërndarje sh.a) në bazë të Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike, është i vetmi operator që ka të drejtën ekskluzive të shpërndarjes dhe furnizuesit publik me pakicë të energjisë elektrike dhe detyrimin ligjor të sigurojë energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, segmenti i tregut të energjisë elektrike për blerjen e OSHEE-së për mbulimin e humbjeve sipas Modelit Të Tregut Të Energjisë Elektrike, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave me nr.338, datë 18.3.2004, është i vetmi segment i liberalizuar dhe ku mund të zhvillohet konkurrenca, pasi OSSHEE ka të drejtë të prokurojë energjinë nga operatorët e licensuar.
 
Për të evidentuar kufizimet e mundshme të konkurrencës nga sjellja e pjesëmarrësve në procedurat e prokurimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga ana e OSHEE-së, që mund të sjellin pengimin, kufizimin dhe shtrembërimin e konkurrencës në treg, në kuptim të nenit 4 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës në zbatim të nenit 42, pika 1 të Ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve që marrin pjesë në procedurat e prokurimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes. Periudha e hetimit do të jetë Janar - Shtator 2014. Raporti i hetimit paraprak do të përgatitet jo më vonë se jo më vonë se 3 muaj nga dalja e këtij vendimi.
 
 

Më të lexuarat