BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Banka Botërore nxjerr shifrat, kjo është shkalla e papunësisë në Shqipëri

Banka Botërore nxjerr shifrat, kjo është shkalla e

Në raportin e Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thuhet se papunësia në Ballkanin Perëndimor ka shënuar ulje, duke rënë në 15.3 për qind nga 16.2 për qind sa ishte vitin paraprak.

“Papunësia ka shënuar një ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë sillej nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë" thuhet në raport.

Më tutje theksohet se rajoni po ashtu ka përjetuar një ulje substanciale të papunësisë afatgjate, nga një kulminacion prej 1.5 milionë njerëzve në vitin 2011 në 776,000 njerëz në tremujorin e dytë të 2018.

Megjithatë raporti potencon se papunësia mbetet sfidë e konsiderueshme në Ballkanin Perëndimor, ku nivelet janë dy ose tri herë më të larta se sa vendet simotra të BE-së.

Gratë kanë vazhduar të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës, por “ato kanë qenë përfituese të më shumë se gjysmës së kësaj rritjeje të punësimit”, thekson raporti.

Ndërkaq, gjendja e punësimit te të rinjtë ka vazhduar të përmirësohet. Por, megjithatë sipas raportit, mesatarisht, 50 për qind e të rinjve punonin me kontrata të përkohshme, duke i prekur kështu 8 nga 10 punëtorët e rinj në Kosovë dhe Mal të Zi.

“Përmirësimet në performancën e tregut të punës janë inkurajuese, por trendi i ngadalësuar ngrit disa shqetësime,”tha Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se në Ballkanin Perëndimor ende ka nevojë që sektori privat të fuqizohet, me qëllim që të krijohen më shumë vende të punës.