BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Bizneset e huaja masa kundër qeverisë për rritjen e tatimit mbi dividentin, trefishojnë transferimin e fitimeve në 2014

Bizneset e huaja masa kundër qeverisë për rritjen e tatimit mbi
Bizneset e huaja duket se kanë qenë një telash më vete për tatimet gjatë vitit të shkuar, teksa kanë transferuar dividendin para rritjes së tatimit nga 10 në 15%. Kështu, nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, mësohet se nga 82 milionë euro në vitin 2013, kompanitë e huaja kanë transferuar tek mëmat 242 milionë euro, ose afro 3 herë më shumë gjatë vitit 2014. Ndonëse viti i shkuar konsiderohet si një vit i vështirë ekonomik, me një rritje që nuk dihet nëse do e kapë 2 përqindëshin, kompanitë e huaja kanë transferuar fitime të larta tek mëmat, duke qenë një nga faktorët kryesorë që e kanë mbajtur të fortë euron në tregun vendas, ndonëse ka rënë ndjeshëm në bursa. 
 
Raporti i BSH 
 
Sipas statistikave të fundit të Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, zëri “Të ardhurat nga investimet-debi”, që në pjesën më të madhe tregon transferimin e fitimit jashtë nga kompanitë e huaja, ishte 240 milionë euro, një trefishim në raport me një vit më parë, kur ishte vetëm 82 milionë euro. Rritja ka qenë veçanërisht e fortë në dy tremujorët e fundit të këtij viti, ku fitimet e transferuara jashtë kërcyen në 64 milionë euro, nga 10 milionë euro në periudhën qershor-shtator 2013 dhe nga 24 në 70 milionë euro në tremujorin e fundit. Transferimi i fitimeve jashtë vendit shënoi një rritje të ndjeshme në periudhën 2007-2009, duke qenë dhe një nga faktorët që zhvlerësoi lekun në vend (kërkesa e kompanive për valutë ishte shumë e madhe në një treg që vlerësohet se këmben rreth 3-5 milionë euro në ditë, duke ndikuar ndjeshëm kursin e këmbimit). Më pas ky zë shënoi rënie, teksa kompanitë filluan të ndienin presionin e krizës ekonomike. Por në 2014, fitimet e transferuara duken se po rriten, një dukuri që mbetet disi e pashpjeguar, duke pasur parasysh që sipas të dhënave nga bilancet e kompanive, fitimi i kompanive celulare dhe bankave kryesore të huaja në vend, në total, është tkurrur me rreth 14% me bazë vjetore në vitin 2013. 
 
Shkaqet e rritjes së transferimit 
 
Arsyeja kryesore e rritjes sërish të transferimit të fitimeve gjatë vitit të kaluar duket se lidhet me faktin që nga 1 janari 2015 tatimi mbi dividentin u bë 15%. Duket se kompanitë e huaja nxituan të bëjnë shpërndarjen e dividendit në 2014, duke mos i lënë ato për 2015, pasi do të paguanin më shumë taksë. Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi dalës i investimeve është kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe vlerës së fitimit të riinvestuar pjesë e investimeve direkte në Shqipëri. Kjo duket të jetë reflektuar dhe në të ardhurat nga ky zë në buxhet këtë vit. Sipas statistikave të Ministrisë se Financave, të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale ranë me 12.6% për 2-mujorin, në rreth 4 miliardë lekë. Kërkesa e rritur për valutë nga kompanitë që transferojnë fitimet është dhe një nga arsyet kryesore që shpjegon euron e fortë në Shqipëri, që ka mbetur në nivelet e 140 lekëve (njësoj si kur euro këmbehej me 1.3 USD në bursat jashtë), ndonëse në bursa ai po shkon drejt barazimit me dollarin. Kjo kërkesë e fortë për euro në vend, ka mbajtur të mbiçmuar monedhën e përbashkët, çka është reflektuar dhe me rritjen e lartë të dollarit, që këmbehet afër 130 lekëve.
 
 

Më të lexuarat