BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Borxhi publik prej 5 vitesh në rritje, në 2013 arriti 65.15 përqind

Borxhi publik prej 5 vitesh në rritje, në 2013 arriti 65.15
Gjatë periudhës 5 vjeçare 2009-2013 niveli i borxhit është luhatur në intervalin 58.52% -65.15% me tendencë rritëse pas vitit 2010, duke arritur nivelin më të lartë gjatë vitit 2013. Në raportin e Ministrisë së Financave për buxhetin faktik 2013, thuhet se në fund të dhjetorit të vitit 2013, borxhi publik i qeverisë qendrore vlerësohet të ketë qenë 884,692 milionë lekë ose 65.15% i PBB. Ky borxh përbëhet nga borxhi i brendshëm dhe i jashtëm që janë vlerësuar përkatësisht 38.35% dhe 26.80% i PBB.
 
Në këtë vlerësim, Ministria e Financave nuk ka përfshirë stokun e detyrimeve të prapambetura, (72,6 miliard lekë në përputhje me Kuadrin makro fiskal 2015-2017) të cilat çojnë stokun e borxhit publik në 70.49%. Borxhi i pushtetit lokal vlerësohet në 391 milionë lekë ose 0.03% e PBB. Borxhi i brendshëm në raport me PBB është rritur me 288 pikë bazë krahasuar me fundin e vitit 2012, ndërkohë borxhi i jashtëm rezulton të ketë një rënie prej 17 pikë bazë. Në total stoku i borxhit është rritur me 270 pikë bazë krahasuar me fundin e vitit 2012, nga 62.44% në 65.15% të PBB. Në tabelën e mëposhtme paraqitet ecuria e përbërjes së borxhit publik të Qeverisë Qëndrore nga viti 2009 deri në fundin e vitit 2013. Në harkun kohor të 3 viteve të fundit vërehet një tendencë rritëse e ritmeve të rritjes së nivelit të borxhit të brendshëm dhe të borxhit të jashtëm. Përsa i përket stokut të garancive në raport me PBB, gjatë vitit 2013 ato janë ulur me 25 pikë bazë krahasuar me vitin e kaluar; ulje e cila i atribuohet rënies së peshës së garancive të jashtme me 54 pikë bazë, ndërkohë që garancitë e brendshme rezultojnë të jenë rritur me 29 pikë bazë.
 
Politika për financimin e defiçitit të buxhetit ka çuar në përmbushjen e nevojave për huamarrje të brendshme në tregun vendas kryesisht gjatë gjashtëmujorit të parë. Stoku i borxhit të brendshëm në fund të vitit 2013 zë rreth 59% të totalit të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore. Ky borxh është i kompozuar nga instrumentat financiare afatshkurtra (bonot e thesarit), instrumentat financiare afatgjata (obligacionet) dhe garancitë. Instrumentat afatshkurtër përbëjnë rreth 47.19% të totalit të portofolit të borxhit të brendshëm ndërsa instrumentat afatgjatë rezultojnë në 48.98% të portofolit. 
 

Më të lexuarat