BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Buxhuku: Rikthimi i TVSH për makineritë, do ishte i gabuar dhe me pasoja për zhvillimin ekonomik

Buxhuku: Rikthimi i TVSH për makineritë, do ishte i gabuar dhe me
Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku përmes një njoftimi për shtyp ka deklaruar se Konfindustria vlerëson, se rikthimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar/TVSH për makineritë dhe pajisjet, që shërbejnë për prodhim dhe investime do të ishte e gabuar dhe me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të vendit në afatgjatë. Në këtë kuptim Konfindustria  mbështet vendimin e Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë për të shmangur pagesën e TVSH për makineritë dhe pajisjet të parashikuar në projektligjin e paraqitur nga Ministria e Financave.
 
"Konfindustria vlerëson, se rikthimi i TVSH për makineri dhe pajisje, që i shërbejnë procesit të prodhimit do të ishte goditje e rëndë për investimet e vendit dhe të huaja aq shumë të nevojshme për ekonominë kombëtare, që vazhdon të ndjeje ashpër pasojat e krizës globale. Veçanërisht të prekur do të ishin investimet në vazhdim, që rrezikojnë të dështojnë për shkak të rritjes së paparashikuar të kostove, duke krijuar në këto raste edhe shkaqe për  penalizime të mundshme të shtetit shqiptar në gjykatat e vendit dhe ndërkombëtare.
 
Njëkohësisht me pagesën e TVSH prej 20% për makineri dhe pajisje goditje të drejtpërdrejtë do të merrte edhe fuqia konkurruese e prodhimeve vendore krahësimisht atyre të huaja me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare. Vlerësojmë, se edhe në kushtet e sotme të mospagesës së TVSH, importet e makinerive dhe pajisjeve janë në nivelet më të ulta historike nga viti 2008 i fillimit të krizës globale. 
 
Konfindustria vlerëson, se vendime kaq të rëndësishme të politikës fiskale duhet ti nënshtrohen paraprakisht studime të hollësishme për pasojat në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në asnjë mënyrë te ndërmerren si "fakt i kryer" për biznesin dhe qytetarët. Gjithashtu ndryshime të thella të politikës fiskale brenda një kohe të shkurtër lëkundin seriozitetin e shtetit shqiptar përballë investitorëve ndërkombëtare", deklaron Buxhuku.