BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Dështimi me importin e plehrave dhe HEC-in e Kalivaçit, qeveria në arbitrazh për kontratat e Nanos dhe Berishës

Dështimi me importin e plehrave dhe HEC-in e Kalivaçit, qeveria
Kontratat koncesionare të nënshkruara vite më parë, duket se do të përbëjnë një telash më vete për qeverinë. Dy shoqëri italiane, për të cilat vite më parë është shkruar mjaft se i përkasin të njëjtit person, kanë vendosur të hedhin në gjyq Shqipërinë për shkak të mosmarrëveshjeve që ato kanë hasur përgjatë tentativës që tyre për të vënë në zbatim projektet e tyre për të cilat kishin fituar dhe kontratat. Bëhet fjalë për shoqërinë “HYDRO” S.R.L. e cila vite më parë fitoi të drejtën e ndërtimit të hidrocentralit në Kalivaç mbi lumin e Vjosës dhe shoqëria “ALBANIABEG AMBIENT” SH.P.K., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L., e cila do të shërbente për përpunimin e plehrave nga Italia në Shqipëri. Të dy këto projekte kanë dështuar deri më tani për shkak të disa faktorëve, ndaj tashmë kanë vendosur ta çojnë në arbitrazh ndërkombëtar. Lajmi mësohet nga Avokatura e Shtetit, e cila në faqen e saj zyrtare on line ka nxjerrë njoftimet përkatëse ku kërkohen specialistë për asistencë në gjyqet ku ato janë palë në cilësinë e të paditurit. 
 
 Përgatitjet për arbitrazh 
 
Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë ka shpallur tashmë në faqen e saj zyrtare një ftesë për negociata për sigurimin e asistencës dhe përfaqësimit të Shqipërisë në çështjen e arbitrazhit të paraqitur para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (IÇ) për mosmarrëveshje të lindura nga Marrëveshja e Koncesionit BOT, me shoqërinë “HYDRO” S.R.L. Asistenca përfshin vlerësimin e situatës juridike, përfaqësimin në gjykimin në arbitrazh ndërkombëtar dhe asistencën në rast negociatash. Ndërsa njoftimi tjetër i shpallur në faqen zyrtare të Avokaturës së Shtetit është po ashtu një ftesë për negociata për sigurimin e asistencës dhe përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë në çështjen e arbitrazhit të paraqitur para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimit (ICSID) për mosmarrëveshje të lindura nga Marrëveshja e Koncesionit BOO, nga shoqëria “ALBANIABEG AMBIENT” SH.P.K., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L. Asistenca përfshin vlerësimin e situatës juridike, përfaqësimin në gjykimin në arbitrazh ndërkombëtar dhe asistencën në rast negociatash.
 
 Historia e Kalivaçit
 
 Historia e hidrocentralit të Kalivaçit nisi me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 222 datë 24.05.1997 “Për miratimin e marrëveshjes së koncensionit të formës BOT për hidrocentralin e Kalivaçit”, që jepte dritën jeshile për një projekt shumë ambicjoz për kohën, që duhej të ndërtohej në harkun kohor të 5 viteve. Koncensionari, BEG S.p.A., ishte një kompani e themeluar rreth dy vite më parë, në 1995 dhe kishte kapital themeltar të deklaruar 1 milion euro. Para vitit 2000 nuk u krye asnjë punim dhe Këshilli i Ministrave më 02.11.2000 me VKM nr. 590 miratoi ndryshime të rëndësishme në kontratën fillestare, duke lejuar koncensionarin që të transferonte të drejtat në një kompani tjetër të kontrolluar prej tij. Në shtator të vitit të kaluar, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kërkesën e këtij subjekti që të kualifikojë impiantin prodhues HEC Kalivaç si “burim të rinovueshëm energjie”, ende pa arritur në fazën e montimit të pajisjeve prodhuese. Në fakt, që nga viti 1997 deri më sot kanë kaluar 18 vjet dhe koha ka qenë tejet e mjaftueshme për të ndërtuar një vepër hidroenergjetike, për më tepër të planifikuar për t’u mbaruar në vetëm 5 vjet. Por, gjatë kësaj kohe, kanë ndodhur mjaft probleme, janë ndërruar aksionerë e nënkontraktorë. Në vitin 2007 BEG krijon “Hydro” S.r.l. në Itali me kapital themeltar 17.850.000 euro dhe të përbërë nga kontrata e koncensionit për Kalivaçin, etj. Po në 2007, BEG krijon “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. në Shqipëri me NIPT K72326018B, me kapital themeltar 500.000 lekë dhe i kalon kësaj koncensionin, pa asnjë miratim dhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga shteti shqiptar. Pak ditë më vonë, “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. i shitet 100% “Hydro” S.r.l.
 
Historia e plehrave 
 
Gjithçka ka filluar në vitin 2004, nën drejtimin e kryeministrit të asaj kohe, Fatos Nano, kur u miratua një marrëveshje me kompaninë italiane "Albania beg", për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë, dhe u lejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para Kryeministrisë. Marrëveshja parashikonte importimin e së paku 4.500 ton plehrave nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe marrëveshja në atë kohë u firmos nga tre ministra të qeverisë shqiptare. Berisha në atë kohë në opozitë, ishte kundër kësaj marrëveshjeje të cilësuar anti-shqiptare për importin e plehrave. Marrëveshja u la pezull, për t'u konkretizuar në 2010 me një vendim të qeverisë Berisha, që në në 2004-ën e kundërshtoi. Mbas reagimeve të shumta të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit, qeveria përsëri nuk e vuri në zbatim këtë VKM. Në vitin 2011, parlamenti vetëm me 69 vota, votoi miratimin e këtij ligji, por me ardhjen në pushtet, kryeministri Edi Rama e shfuqizoi sërish këtë ligj.