BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

DHAT feston 14 vjetorin, Crawford: Janë bërë hapa pozitivë me paketën fiskale

DHAT feston 14 vjetorin, Crawford: Janë bërë hapa pozitivë
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka festuar ditën e sotme 14 vjetorin e prezencës së saj në Shqipëri. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare ndërsa veçoi paketën fiskale për vitin 2015.
 
Crawford, shprehu inkurajimin të asaj që ai e quajti politikë tatimore inkurajuese. Ai nënvizoi se është e nevojshme që ekonomia informale të futet në skemën formale.
 
“Edhe në takime me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar jemi shprehur që angazhimet e qeverisë të vijojnë. Do të vazhdojmë të bëjmë edhe kritikat tona konstruktive. Dua të vlerësoj hapat pozitivë që janë bërë me paketën fiskale. Në këtë linjë ne inkurajojmë një politikë tatimore konkurruese. Sigurisht tatimet bien mbi ekonominë formale, por ne e dimë që në pjesën më të madhe, ka edhe biznese informale. Duam që ekonomia informale të futet në skemën formale pasi ka shqetësime se ata po përballojnë ekonominë informale. Një nga shqetësimet e shumta është parapagimi i tatimeve dhe i kamat-vonesave. Në hapjen e dialogut kemi parë ndryshime pozitive. Pra kemi parë në këto 14 vjet ndryshime thelbësore. Presim me kënaqësi të vazhdojmë dialogun me Ministrinë e Financave”,  theksoi Crawford .
 
Nga ana e tij, zëvendësministri i Financave Ervin Mete, theksoi se komunikimi dhe bashkëpunimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë, ka qenë gjithnjë transparent dhe i vazhdueshëm. Sa i përket çështjeve të ngritura nga Crawford, Mete tha se ata do të shihen me prioritet nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Financave.
 
Të pranishëm në këtë përvjetor ishin të ftuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu dhe zëvendësi i tij Henry Jardine dhe zëvendësministri i financave Ervin Mete.
 

Më të lexuarat