BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Energjetika/ Dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike për 4-mujorin e parë

Energjetika/ Dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike për 4-mujorin e

Moti me reshje të vazhdueshme gjatë periudhës janar-prill të këtij viti ka sjellë prodhim mjaft të rritur të energjisë elektrike. Sektori energjetik u trondit vitin e kaluar për shkak të shpenzimeve të larta për import energjie nga jashtë. Qeveria u detyrua të japë 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për të siguruar furnizimin e vendit me energji. Por këtë vit situata ka ndryshuar tërësisht. Veç mbulimit plotësisht të konsumit vendas, KESH ka vazhduar eksportet masive edhe gjatë këtij muaji, duke arkëtuar më shumë të ardhura.

Prodhimi
Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 5.2%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë pothuajse u dyfishua, duke arritur vlerën 3.2 miliardë kilovatorë, nga 1.6 miliardë kilovatorë energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2017. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 65% të prodhimit neto vendas dhe nga hidrocentralet private e koncensionare, që realizuan 35% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. 

Import/eksporti
Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2018 ka ndikuar në uljen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 5.4 herë dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 6.3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) në tremujorin e parë të vitit 2018 rezultoi me ulje duke arritur vlerën 114 milionë kilovatorë, nga 621 milionë në tremujorin e parë të vitit 2017. Kurse eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) në tremujorin e parë të vitit 2018 rezultoi me rritje, duke arritur vlerën 1.2 miliardë kilovatorë, nga 190 milionë në tremujorin e parë të vitit 2017. Në aspektin financiar, rezulton që Shqipëria përfitoi 42 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike vetëm në katër muajt e parë të vitit. Pas krizës së thellë, që kaloi vitin e kaluar, sektori energjetik po përjeton një moment pozitiv falë reshjeve të shumta dhe situatës së mirë hidrike.

Humbjet
Sipas Institutit të Statistikave, megjithatë, humbjet në rrjet mbeten shumë të larta. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 ato kanë arritur vlerën 600 milionë kilovatorë, nga 594 milionë që ishin në tremujorin e parë të vitit 2017, duke shënuar kështu një rritje me 0.9%. Ndikim në këtë rritje ka patur rritja e humbjeve dhe konsumit vetjak në transmetim, e cila përbën 14.4% të humbjeve gjithsej në rrjet. Kurse humbjet në sistemin e shpërndarjes janë ulur me 7%, krahasur me tremujorin e parë të vitit të kaluar, si rrjedhojë e uljes së humbjeve joteknike në shpërndarje me 15.8 % dhe uljes së humbjeve teknike në shpërndarje me 1.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përdorimi
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët rezulton të jetë rritur 6.9%, duke arritur vlerën 1.5 miliardë kilovatorë, nga 1.4 miliardë që ishte në tremujorin e parë të vitit 2017. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuan me +5 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, përkundrejt kontributit prej +1.9 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.