BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ermelinda Meksi: Qasjet ndaj lehtësimit monetar të BQE

Ermelinda Meksi: Qasjet ndaj lehtësimit monetar të BQE
Ekspertja e ekonomisë, Ermelinda Meksi ditën e sotme ka bërë një analizë dhe ka ngritur disa  pikëpyetje lidhur me vendimin e marrë së fundmi nga Banka Qendrore Evropiane  për një politikë të lehtësimit monetar sasior.
 
Meksi në analizën e asaj ka trajtuar edhe situatën në Shqipëri.
 
Shkrimi i plotë i Ermelinda Meksit në Facebook
 
Qasjet ndaj lehtësimit monetar të BQE
 
Banka Qendrore Evropiane ka nisur së fundi një politikë të lehtësimit monetar sasior (Quantity Easing).Pikëpyetja është: nëse Gjermania do t’i japë asaj lirinë e nevojshme për të kryer këtë ekspansionin monetar, me guximin e duhur. Megjithëse QE nuk mund të prodhojë rritje afat-gjatë, ajo mund të ndihmoje për t'i dhënë fund recesionit të vazhdueshëm që ka mbërthyer zonën euro që nga viti 2008. Nivelet e aksioneve të tregut në Evropë këtë javë, në pritje të QE, tregojnë rritje te besimit, se lehtësimi monetar mund të rris investimet dhe konsumin.
 
Vendimi BQE mbi lehtësimin sasior (QE) krijon terrenin për stimul në Eurozonë ,por sfida tani ndodhet përpara qeverive të vendeve të eurozonës që të lëvizin përpara me reformat strukturore. Ne Davos, Benoît Coeuré, Anëtari i Bordit Ekzekutiv, te BQE, theksoi se:"Ne kemi bërë pjesën tonë, por BQE nuk mund të rris produktivitetin,punësimin apo inkurajuar investimet. Kjo kërkon një paketë më të plotë të reformave strukturore". 
 
Panelistët tjerë në Davos përshëndeten paketën e BQE dhe theksuan nevojën për të mbështetur këtë manovër monetare me reforma strukturore, ku te përfshihet reforma e tregut të punës si dhe stimuli fiskal për të rritur kërkesën agregate. qe sipas Min Zhu, Zv.Drejtor Menaxhues I FMN" krijon hapësirë për reformat strukturore dhe investimet".Ndërkaq rënia e çmimit të naftës është një nxitje për rritjen në shumicën e ekonomive dhe do të lehtësojë kalimin në reforma strukturore.
 
Ndërsa profesori i Universitetit të Columbias J.Sach në një shkrim te tij së fundi,shpjegon më hollësisht dy qasjet lidhur me këtë politikë të BQE (lehtësimi sasior ose QE) :njëra pesimiste dhe tjetra optimiste. Pesimistët thonë se ekonomia botërore vuan nga një mungesë e pakapërcyeshme e kërkesës agregate, dhe politika monetare ka qene relativisht e paefektshme. Me normat e interesit të politikës pranë zeros, bankat qendrore janë pak a shumë të pafuqishëm për t'i shpëtuar vorbullës së deflacionit, dhe ekonomitë janë mbërthyer në kurthin famëkeq të likuiditetit. Në këtë skenar, kërkesa e pamjaftueshme ul çmimet ,duke rritur normat reale (inflacioni-rregulluar) e interesit, dhe shpene uljen e kërkesës më tej.
 
Këndvështrimi optimist mbartet nga vete prof J.Sash. Sipas tij, pesimistët kanë ekzagjeruar rrezikun e deflacionit. Ai thekson se pa diagnozën e duhur të krizës 2008 qe solli pasojat aktuale ne ekonomi , nuk mund te jepet një kurë efektive. Ne kushtet kur bankat e mëdha qendrore, po ndjekin politika monetare ekspansioniste, kur çmimet e naftës po bien ndjeshëm, dhe një revolucion po vazhdon në teknologjinë e informacionit, ka nxitje të mundësive për investime, dhe për pasojë perspektivat për rritje ekonomike në 2015 dhe më tej, janë më mira se ato që shikojnë pesimistët. Shifrat tregojnë se ka fitime në rritje, perspektiva investimesh për bizneset, një nevoje të madhe për shpenzime ne infrastrukturë pothuajse kudo në Evropë dhe SHBA, si dhe mundësi për të financuar eksportet e kapitaleve-mallra në rajone me të ardhura të ulëta, si dhe për të përmbushur nevoja ne të gjithë botën për investime në një sistem energjetik të ri….
 
Duke u kthyer në situatën e vendit tonë, në Shqipëri prej kohësh flitet me një farë pesimizmi lidhur me rolin e politikës monetare në ekonominë vendase, veçanërisht efektin e saj ne kreditim.
 
Po cili është realiteti?
 
Politika monetare është përdorur nga Banka e Shqipërisë si instrument për të zbutur luhatjet afatshkurtra të ekonomisë ,si pasojë goditjeve të kërkesës agregate. Në tre vitet e fundit norma baze e interesit u përgjysmua duke arritur ne aktualisht 2,25%. Nëpërmjet ndjekjes se një politikë monetare fleksibile, Banka e Shqipërisë ka ndihmuar në zbutjen e goditjeve të kërkesës duke ndikuar në stabilizimin e prodhimit dhe punësimit për t'u afruar tendencave të tyre afatgjata. 
 
Si rezultat i kësaj politike,normat e interesit për kredinë për sektorin privat kanë pasur prirje rënëse gjatë gjithë vitit 2014, çka është reflektuar edhe në përmirësimin e ritmeve të rritjes së kredisë gjatë gjysmës së dytë të vitit. Rritja vjetore e saj rezultoi 3.8% në fund të muajit nëntor, nga 1.6% që shënonte në fund të tremujorit të tretë të vitit. Në veçanti, kredia në lekë shënoi një rritje vjetore prej 9.3% në muajin nëntor, duke përcjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë efektin stimulues të politikës monetare të ndërmarrë nga BSH, duke treguar një ecuri më të mirë se kreditimi në valutë .
 
Megjithë tendencat përmirësuese, ecuria e kredisë vazhdon të mbetet e zbehtë si pasojë e problemeve të kërkesës e të ofertës. Nga ana e kërkesës, rritja ekonomike nën potencial dhe pasiguria e sektorit real i detyron bizneset të shtyjnë në kohë planet e tyre të investimit dhe të kërkesave për financim. Nga ana e ofertës, ecuria e kredisë vazhdon të ndikohet negativisht nga niveli i lartë i kredive me probleme, të cilat rëndojnë bilancet e sistemit bankar; nga primet e larta të rrezikut në sektorë specifikë të ekonomisë, duke I bere këto sektorë pak atraktivë për kreditim:nga politikat konservatore të bankave mëma, të cilat imponojnë politika shtrënguese kreditimi në Shqipëri. Analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se aktiviteti kreditues do të shënojë një përmirësim të ngadaltë gjatë vitit 2015. 
 
Nga ana tjetër rritja ekonomike afatgjatë e vendit dhe shkalla e punësimit e lidhur me të përcaktohen nga faktorë strukturorë, si rritja dhe kualifikimi i burimeve njerëzore, progresi teknologjik, struktura dhe funksionimi i ekonomisë, por edhe stabiliteti ekonomik dhe financiar i vendit. Sipas shume studiuesve menaxhimi i kërkesës agregate është mision i qeverive.
Në këtë kontekst, politika monetare nuk mund të përdoret për nxitjen e rritjes afatgjatë ekonomike. Por nëpërmjet garantimit të stabilitetit të çmimeve, ajo i jep mundësi ekonomisë të shfrytëzojë në mënyrë të plotë burimet e rritjes afatgjatë ekonomike.
 
Eksperienca nga kriza globale financiare tregon se:rritja ekonomike afatgjate kerkon adresimin në mënyrë prioritare të reformave strukturore. Çdo zvarritje e saj vështirëson me shume reformën,që është garancia për përparimin e vërtetë dhe një të ardhme më të qëndrueshme.
 
E.Meksi 24.1.2015