BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

FMN e alarmuar për situatën e bankave në Shqipëri: Të mbahen në vëzhgim të vazhdueshëm për kapitalin dhe likuiditetin

FMN e alarmuar për situatën e bankave në Shqipëri: Të
Furtuna që pritet të përfshijë bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, duket se është parandjerë dhe nga faktori ndërkombëtar. Pas paralajmërimit të guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për shkrirje dhe bashkime bankash, Fondi Monetar Ndërkombëtar, nuk nguron të shprehë hapur dyshimet në sigurinë e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Skepticizmi i FMN është deklaruar publikisht nga zëvendësdrejtuesi njëkohësisht kryetari në detyrë i bordit të FMN, Min Zhu. “Duhet një vigjilencë e vazhdueshme për të siguruar që secila bankë të plotësojë kushtet e kapitalit dhe likuiditetit dhe të menaxhojë rrezikun në mënyrë të përshtatshme”, është shprehur Zhu, pas diskutimeve të Bordit të FMN lidhur me rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes me Shqipërinë dhe miratimin e disbursimit të kredisë prej 58.8 milionë euro, që e çon disbursimin total në rreth 117.7 milionë euro.
 
Një tjetër shqetësim jo më i vogël për nga rëndësia, sipas Zhu mbetet dhe niveli i kredive të këqija, problem ky i cili ka bllokuar kreditimin e për rrjedhojë ka sjellë dhe efekte negative në ecurinë ekonomike të vendit. Zhu ka kërkuar gjetjen e menjëhershme të shakatarëve të këtij problemi, e më pas zgjidhjen e mundshme, në mënyrë që të ecë lirisht dhe kreditimi. “Niveli i lartë i huave me probleme duhet të adresohet në mënyrë domethënëse dhe me forcë, në mënyrë që të rigjallërohet kredia e bankave për sektorin privat”, deklaroi kreu aktual i bordit të FMN. Për zëvendësdrejtuesin dhe kryetarin në detyrë të bordit të FMN, Min Zhu, sigurimi i pavarësisë së Bankës Qendrore dhe fuqizimi i mbikqyrjes së saj do të jenë të rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së saj. 
 
Kreu i bordit të FMN: Të fuqizohet mbikqyrja e BSH 
 
Në faqen zyrtare të FMN, është publikuar deklarata e plotë e kreut në detyrë të bordit të FMN. Min Zhu ka pohuar se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare duket se është në rrugën e duhur edhe pse rreziqet vazhdojnë. Sipas tij, autoritetet meritojnë vlerësim për një zbatim të suksesshëm të politikave gjatë vitit të parë të marrëveshjes, në bazë të mekanizimit të zgjatur të FMN. Ndërkaq, sipas tij, vazhdimësia në zbatimin e axhendës së reformave strukturore do të jetë thelbësore në mënyrë që të reduktohen zhbalancimet makroekonomike dhe rritjen e standardeve të jetesës.
 
Më tej, Zhu ka pohuar se angazhimi i autoriteteve për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit, siç është reflektuar dhe në buxhetin e tyre për 2015-n, është i mirëpritur, ndërsa do të jetë e rëndësishme të adresohen rreziqet fiskale që vijnë nga kompensimi i pasurive dhe stoku i madh i projekteve të investimeve të pabuxhetuara. “Përpjekjet e para të autoriteteve për të reformuar sektorin e energjisë janë inkurajuese. Zbatimi i qëndrueshëm i këtyre reformave në afat është i nevojshëm, pasi ato janë jetësore për qëndrueshmërinë fiskale. Vendimi i qeverisë për të kompensuar grupet sociale të dobëta për rritjen e tarifave të energjisë është i mirëpritur”, vijoi ai, duke shtuar se politika e autoriteteve për lehtësim gradual të politikës monetare është e përshtatshme në përballimin e presioneve deflacioniste, në një kohë që shmangen rreziqet për stabilitetin financiar.