BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Francë, Gjiknuri: Investitorët veç energjisë të përqendrohen edhe tek burimet minerare

Francë, Gjiknuri: Investitorët veç energjisë të
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri mori pjesë në Konferencën e mbajtur në Paris me temë “Dita e Shqipërisë”. Aktiviteti organizohej nga UBIFRANCE, Agjencia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze. 
 
Konferenca kishte për objektiv kryesor afrimin e mëtejshëm të biznesit francez në vendin tonë. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto diskutuan me sipërmarrësit për fushat respektive që mbulojnë duke ju përgjigjur pyetjeve konkrete. 
 
Në fjalën e tij, Ministri Gjiknuri u ndal tek mundësitë që ofron vendi për investime efektive në sektorët e energjisë dhe industrisë ndërsa përmendi dhe faktin se tanimë ekzistojnë kornizat e përshtatshme ligjore për të garantuar sigurinë e investimeve. 
 
Gjiknuri u ndal tek investimet në energjetike duke deklaruar se Shqipëria është e pasur me burimet ujore. Ministri tha se qeveria shqiptare është në diskutime me investitorët e interesuar potenciale për mundësinë  realizimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjitike.
 
Më tej, Ministri u ndal tek investimet në linjat e interkonjeksionit, linja me Kosovën dhe më pas edhe planet për linjën me Maqedoninë. Në këtë aspekt, Gjiknuri tha se lidhja me vendet fqinje përmes këtyre linjave do të mund të zgjerojë mundësitë për tregtimin e energjisë së gjeneruar nga burimet e reja, një shans i mirë ky për investitorët privatë që duan të angazhohen në këtë fushë. Gjiknuri mori shembull firmën norvegjeze,  Statkraft e cila po ndërton një projekt të rëndësishëm në Kaskadën e Devollit.
 
“Lidhje më të mira do të thotë më shumë mundësi për tregti, do të thotë çmime më të qëndrueshme, si për konsumatorin ashtu edhe mundësi për të gjithë investitorët për tregtimin e energjisë”, u shpreh Gjiknuri.
 
Ministri njohu investitorët edhe me reformën e energjisë të cilën po e ndërmerr qeveria shqiptare duke insistuar se synohet nxjerrja sa më shpejt e sistemit nga problemet financiare dhe liberalizimi i 40% të tregut të energjisë brenda vitit 2018. 
 
Gjiknuri ftoi investitorët francezë që krahas interesimit të tyre për fushën e energjisë të tregojnë vëmendje edhe ndaj zhvillimeve të fundit në industrinë minerare dhe sektorin e hidrokarbureve. Një element i veçantë sipas tij është padyshim projekti i gazsjellësit TAP, mundësitë që ofron ai për investime të huaja në kuadër të gazifikimit të vendit.
 

Më të lexuarat