BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x

Ekonomia

Gjiknuri në Norvegji: Me rëndësi kryerja e studimit gjeo-sizmik të zonave të pa-eksploruara, për shfrytëzim të naftës dhe gazit

Gjiknuri në Norvegji:  Me rëndësi  kryerja e studimit gjeo-sizmik
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë dy ditore në Norvegji ku u prit nga Ministri i Naftës dhe Energjisë, Tord Lien. 
 
Mes dy ministrave u diskutua mbi hapësirat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e energjisë. Gjiknuri shprehu kënaqësinë për prezencën e investimeve serioze norvegjeze në sektorin e energjisë, nëpërmjet Projektit të Statkraft – Devoll Hydropower, me dy HEC-et në Banjë dhe Moglicë, projekt i cili pritet të rrisë prodhimin e energjise elektrike në vend me rreth 20% më tepër.
 
Ministri Gjiknuri vuri theksin në eksperiencën dhe asistencën që Shqipëria mund të marrë prej shtetit norvegjez, në ngritjen e kapaciteteve, krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike me Kosovën, si dhe në specializimin në Norvegji të stafit teknik shqiptar në fushën e hidrokarbureve dhe veçanërisht në atë të gazit.
 
Në kuadrin e fillimit të procedurave të licencimit të blloqeve të reja të naftës dhe gazit në Shqipëri, Ministri norvegjez nënvizoi rëndësinë e kryerjes së studimit gjeo-sizmik të zonave të pa-eksploruara, për sigurimin e të dhënave të nevojshme, që do të çonin në një shfrytëzim dhe prodhim efektiv të rezervave të naftës dhe gazit.
 
Dy ministrat diskutuan edhe për aksesin ndaj fondit të investimeve norvegjeze nëpërmjet mekanizmit të promovimit të investimeve. Gjiknuri bëri një përmbledhje të masave që janë duke u ndërmarrë në Shqipëri dhe vëmendjen e veçantë që Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar rimëkëmbjes dhe shëndoshjes së sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.
 
Gjatë qëndrimit në Norvegji, Gjiknuri takoi edhe Përfaqësuesit e Lartë të kompanisë Statkraft, Presidentin dhe CEO-n, Christian Rynning-Tonnesen. Përfaqësuesit e kompanisë thanë se Statkraft është duke ndërtuar 20 Hidrocentrale të reja, prej të cilave një nga më të rëndësishmit është projekti shqiptar i Devollit me dy HEC-e në Banjë dhe Moglicë. Projekti i HEC Banjë, me fuqi të instaluar 73 MË pritet të përfundojë në 2016, ndërsa projekti i HEC Moglicë me fuqi të instaluar prej 183 MË pritet të përfundojë në 2018.
 
Ndërtimi i këtyre HEC-ve po realizohet me një fuqi punëtore prej rreth 1200 punonjësish, numër i cili pritet të rritet deri në 2000 në vitet në vijim, përveç  70 punonjësve të stafit teknik dhe menaxherial të shoqerisë. Rynning-Tonnesen informoi gjithashtu se me ndërtimin e pritshem të qendrës dispeçer të projektit të Devollit, në qytetin e Gramshit do të punësojë rreth 60 persona staf teknik.
 
Gjatë takimit, në mënyrë të veçantë u diskutua për implementimin e rikonstruksionit të rrugës Banjë – Gramsh prej shoqërise Devoll Hydropoëer, për të cilën në një kohë shumë të shkurtër dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të vendoset për variantin më optimal nga tre skenarët e mundshëm të projektit.
 
Ministri Gjiknuri, lidhur me shëndoshjen e sistemit energjetik, paraqiti programin e investimeve që po ndërmerren me ndërtimin e unazës së jugut në 110 kV, ndërtimi i unazës energjetike të Tiranës, fillimi i punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV me Kosovën dhe lancimin e projektit të interkonjeksionit në 400 kVme Maqedoninë. Kësaj politike sektoriale i shërben edhe liberalizimi i mëtejshëm, të cilit i vjen në ndihmë edhe kuadri i ri ligjor sektorial dhe modeli i ri i tregut të energjisë që po përgatitet.
 
Në kuadrin e asistencës që mund të jepet nga pala norvegjeze u sugjerua edhe eksperienca ndërkombetare e shoqërisë në sistemin e shpërndarjes, lidhur me uljen e humbjeve jo-teknike dhe rritjen e arkëtimeve, në veçanti eksperienca pozitive në Indi, e cila rriti arkëtimet në mënyrë thelbësore në një kohë të shkurtër.
 
Ministri Gjiknuri zhvilloi gjithashtu një takim me Presidenten e GIEK,  Wenche Nistad, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij instituti. GIEK është një institut Norvegjez shteteror, i cili promovon eksportet Norvegjeze të shërbimeve, mallrave dhe investimeve, duke dhënë garanci financiare të shtetit Norvegjez. GIEK ka dhënë 10 miliard euro garanci për industrinë, prej të cilave 85% janë për sektorin e hidrokarbureve. 
 
Palët gjetën me interes bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe Norvegjisë për rritjen e pranisë së investitorëve norvegjez në fushën e energjisë, bazuar në modelet e aplikuara prej palës norvegjeze edhe në vende të tjera.
 
Gjatë qëndrimit në Norvegji, Ministri Gjiknuri zhvilloi takime me drejtuesit e disa shoqërive të rëndësishme norvegjeze të cilat operojnë në fushën e energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, të cilat shprehën interes për investime në Shqipëri.
 

Më të lexuarat