BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Gjiknuri: Në sektorin e energjitikës ka mungesë investimesh, shkak abuzimi

Gjiknuri: Në sektorin e energjitikës ka mungesë investimesh,
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknur gjatë tryezës së organizuar nga shoqata e "Konsujve të Nderit" për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri deklaroi se vendi ynë ka mundësi edhe për ndërtime të kapaciteteve shtesë në prodhimin hidro.
 
Sipas tij, Shqipëria importon 40% të nevojave të sot, do të thotë që ka nevojë për import.
 
Fjala e plotë e Damian Gjiknurit
 
Nuk dua të zgjatem shumë, dua të kaloj tek disa pika që realisht mund të quhen edhe politika qeveritare, por që ndikojnë direkt në klimën e biznesit, ndikojnë direkt në ato kushtet e nevojshme për të investuar, sidomos po flas për sektorin energjetik, edhe për sektorin elektroenergjetik. Një sektor që ka potenciale të mëdha, por njëkohësisht ka qenë dhe në një farë mënyre ‘i sëmuri’ i ekonomisë shqiptare për shkak të mos pagesave, për shkak të privatizimeve të dështuara dhe imazheve jo të mira të krijuara, qoftë edhe nga konfliktet që u krijuan pas një privatizimi që nuk shkoi mirë. Pse?! Sepse pikërisht, po ka një gjë që është gjëja më e thjeshtë është të ftosh investitorë duke i dhënë mundësi potenciale. Potencialet janë burimet që ka Shqipëria. Këto burime ekzistojnë. Shqipëria ka mundësi edhe për ndërtime të kapaciteteve shtesë në prodhimin hidro.
 
Sot që flasim të paktën në letër janë kontraktuar mbi 1100 megavat kapacitete të instaluara. Mundësia mund të jetë edhe për dyfish të tilla, por një pjesë e mirë e tyre janë në letër. Pse?! E para, sepse shpesh nuk kanë qenë projekte eficente. E dyta, për mungesë financimi, por mbi të gjitha dhe këtë nuk kemi pse të mos ta themi, ajo që i shqetëson vazhdimisht investitorët dhe që realisht edhe unë e kam shqetësim në punën time, ka qenë mungesa e pagesave dhe e likuiditetit në sektor. Kjo e ardhur pikërisht nga informaliteti, nga abuzimet që kanë ndodhur në sektorin energjetik, gjë që ka bërë që të mos sigurohet investimi. Sepse investimi sidomos kur garantohet me blerjet e energjisë, siç është në rastin e koncesioneve private, ka qenë një marrëdhënie e vështirë që meriton të kurohet dhe të rregullohet për të krijuar siguri në të ardhmen.
 
E kam thënë edhe herë të tjera dhe po e përsëris, po ka një gjë që e garanton investimin në energji është disiplina financiare, likuiditeti në sektor. Po nuk u realizua kjo, çdo gjë tjetër mbetet fjalë. Njerëzit kanë qenë prezent të fitimit të kontratave të mira në letër, por kur ato bëhen të pazbatueshme në realitet është një kosto jashtëzakonisht e madhe dhe kjo tremb të gjithë investitorët për të ardhmen. Ndaj dhe fokusin e kemi vënë tek disiplina financiare në sektor që të rrisë likuiditetin dhe të krijojë mundësi për të paguar edhe pjesën e kontributit të investimeve të huaja. Në këtë drejtim po punojmë dhe këto masa të fundit që mund të duken të ashpra, por janë tepër të nevojshme, për faktin sepse pa stabilitet financiar të sektorit, investimet në energji janë vetëm premtime në letër dhe nuk do të ndodhin kurrë. Kjo është situata.
 
Shqipëria importon 40% të nevojave të sot, do të thotë që ka nevojë për import dhe pikërisht iniciativat tona të fundit, qoftë edhe me ligjin për energjinë, qoftë edhe me planin e ristrukturimit të sektorit, do të synojnë të hapim tregun, që të krijohet mundësia e tregtimit të energjisë së tepër që prodhohet nga këta investitorë privatë. Shqipëria ka disa investime serioze edhe në këtë drejtim që po ecin, siç është hidrocentrali i Devollit, që po progreson mirë dhe mbi të gjitha është një kontratë që bazohet kryesisht në marrëdhënie jo obligative të shtetit që të blejë energji, pra do të thotë është një projekt që është i mirëfilltë në investime të huaja dhe një plan biznesi që nuk varet nga sektori publik. Por njëkohësisht pse synojmë të hapim tregun. Ta hapim që të krijohet mundësi edhe për tregtim energjie më të mirë, duke synuar që në vitin 2018 40% e tregut të jetë e liberalizuar, që do të thotë të ketë kërkesë për energji.
 
Nga ana tjetër edhe me masat e tjera të shtrëngojmë aspektin financiar të sektorit, pra që të ketë disiplinë pagese, e cila është garanti i vetëm. Çdo gjë tjetër po e përsëris, mbeten fjalë në ajër, nëse nuk do të kemi performancë financiare të sektorit. Qeveria dhe unë si përfaqësues i saj, po adresojmë çështjen ku është thembra e Akilit dhe kjo do të jetë platforma e nevojshme, baza e nevojshme, ku të gjitha investimet do të mund të kenë siguri në të ardhmen. 
 
Shqipëria ka nevojë të diversifikojë burimet e saj, po flas për pjesën e energjisë, gjë që hap potenciale në të ardhmen. Pikërisht duke qenë të varur vetëm nga uji, kemi avantazhe, por kemi edhe disavantazhe, sidomos kur moti është kapriçoz dhe nuk sjell prurjet e duhura.  Shqipërisë i duhen burime më të qëndrueshme energjetike dhe në perspektivë unë këtu shikoj mundësinë e ardhjes së gazit, i cili do të dojë disa vite, por të gjitha reformat në energji, apo kur bën politika energjetike patjetër do të kërkojnë vite që ato të maturohen. Si të tilla kërkojnë një klimë më të mirë, kërkojnë legjislacion që ti mbështesë këto zhvillime, por mbi të gjitha kërkon edhe sigurimin e këtyre burimeve. 
 
Faktikisht projekti TAP-i krijon mundësi të arta që Shqipëria të diversfikojë burimet. Edhe në këtë drejtim po investohemi jo vetëm për të përmirësuar kuadrin rregullator shqiptar, por gjithashtu duke siguruar që Shqipëria të ketë mundësi potenciale të marrjes së gazit, duke siguruar edhe financimet e nevojshme për të bërë studimin e plotë të konsumit të gazit në Shqipëri. Pra një masterplan me fizibilitet se kush do të jetë konsumi i gazit në Shqipëri dhe kush janë konsumatorët potencialë. Kjo do të hapë mundësi edhe në investime në fushën e gazit dhe kjo do të jetë vërtet shumë e mirëpritur, pasi do të ketë mundësi që shqiptarët të mos të varen kryesisht vetëm nga energjia elektrike, gjë që është kthyer në një problem jashtëzakonisht të madh në qoftë se do të vazhdojë kjo mbi dipendencë të themi ndaj energjisë elektrike. Kështu që në këtë drejtim qeveria po punon, kemi gjetur fondet e duhura, kemi marrë edhe një grant nga qeveria zvicerane për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme teknike në Shqipëri dhe patjetër ka investitorë të interesuar në këtë fushë dhe interesi sa vjen dhe rritet.
 
Mundësi ka edhe në fushën e naftës dhe të gazit, pra pjesa e eksplorimit në vend. Prodhimi i naftës në Shqipëri vazhdimisht ka ardhur duke u rritur, ky është vërtet një lajm i mirë, sot që flasim ne mund të shkojmë tek 1.5 milion tonë në vit, duke synuar që në krye të disa viteve, Shqipëria të kapë edhe prodhimet e naftës që kanë qenë rekorde historike në Shqipëri dikur në vitet ‘70 tek 2.2 milionë tonë në vit. Kuptohet këto janë sasi, që mbase për vende të tjera mund të duken të vogla, por kjo rritje sasie siguron një lloj pavarësie energjetike të Shqipërisë, ose krijon burime jashtëzakonisht të mira të brendshme, jo vetëm për investimet, sepse investimet në naftë kanë një gjë të mirë, që duke qenë intensive nga pikëpamja e kapitalit sjellin shumë para. Dhe vetë fakti i të kërkuarit naftë mund të sjellë investime në një rang 50 deri në 100 milion dollarë në një fushë të caktuar. Fakti i shpimit të puseve dhe kërkimit. 
Ne pikërisht po punojmë edhe për të bërë një legjislacion më modern përsa i përket organizmit të ankandeve, edhe ato offshore. Kemi edhe konsulencën e nevojshme në mënyrë që të hapen mundësitë sepse shpeshherë ka ndodhur që disa kompani nuk i kanë kryer detyrimet e tyre në kohë dhe kjo ka bërë që shumë oportunitete që fshihen ose mbeten nën tokë nuk janë shfrytëzuar dhe vitet kanë kaluar. Këto janë gjëra që po ndodhin, interesi thashë është i madh, pavarësisht se kemi luhatje në çmimin e naftës, interesi prapë është i madh sepse çmimi i naftës, ka uljet-ngritjet e saj, por po ta shikosh është një lloj vije lineare nëse kthen kokën mbrapa dhe e shikon në vite, kështu që patjetër është një pasuri që ne kemi dhe duhet ta shfrytëzojmë.       
Unë nuk po zgjatem shumë për pjesën e portofolit që mbulon ministria, por edhe miniera ka mundësira të mëdha. Edhe në sektorin minerar jemi munduar që të zbatojmë politika që nxisin kompanitë serioze në investim, jo variantin siç u bë në Shqipëri që u dhanë ngastrat do ti quaja minerare, ku secili merrte ndonjë ngastër aty dhe me pak mjete do të zhvillonte industrinë minerare. Kjo është formë primitive e zhvillimit të sektorit minerar, pra thjesht marrje gurësh dhe eksport. Pra minimum i vlerës që mund të hyjë në Shqipëri.
 
Po nxisim me paketën e re fiskale përpunimin vendas dhe kjo është shumë e rëndësishme, siç po ndodh me kromin. Ka interes për zgjerimin e kapaciteteve përpunuese të kromit në Shqipëri. Së fundi ka pasur edhe një projekt tjetër që shumë shpejt do të bëhet konkret në vitet në vijim dhe ne në ministri i kemi përfunduar të gjitha procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja shkrirëse deri në 50 mijë tonë të tjera ferrokrom. Do të thotë që i japim vlerë mineraleve tona dhe rrisim vlerën e eksporteve shqiptare, jo më duke i çuar në vende të largëta, por edhe industritë që mund të jenë në Evropë apo diku më afër, kur e ke koncentratin e tillë që është më i menaxhueshëm dhe sjellë vlerë shumë më të madhe për ekonominë shqiptare.
 
Këto janë disa nga drejtimet që realisht mbulojmë si ministri, por që janë mundësi të mira investimesh për investitorët privatë dhe mendoj atë që e thashë edhe në fillim po e them prapë, roli juaj është deçiziv, sidomos me lidhjet që keni, sepse shpeshherë reklama më e mirë për biznesin është suksesi konkret i një biznesmeni konkret në Shqipëri. Në qoftë se një ose dy investitorë të huaj janë të kënaqur me investimin e tyre ata mund të jenë promotorë më të mirë të mundësive që ka Shqipëria. Faktikisht prandaj të gjitha këto reforma që përmenda do të shkojnë në drejtimin e krijimit të klimës së nevojshme, por mbi të gjitha të një ambientit të nevojshëm, që i bën këto biznese të jenë vërtet fitimprurëse, të suksesshme dhe roli i shtetit të jetë mbështetës dhe përkrahës për investitorët e huaj.
 
Ju falënderoj për ftesën dhe ju bëj thirrje që sa më shumë kontakte që të keni, mendoj dhe z.Haxhinasto ashtu edhe unë jemi të hapur për çdo lloj investitori që është i interesuar në Shqipëri dhe faktikisht me z.Ndroqi e kemi zbatuar këtë kur ka pasur njerëz që kanë shprehur interes për Shqipërinë, i kemi takuar edhe vetë. Do t’ju krijojmë të gjitha mundësitë e lehtësirat që ata të investojnë në Shqipëri në ato fusha që e ndjejnë veten të avantazhuar.
Ju faleminderit shumë dhe suksese.