BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Kandidati për Guvernator në BSH seancë dëgjimore, Sejko shpall objektivat e tij: Të rikthejmë besimin tek publiku

Kandidati për Guvernator në BSH seancë dëgjimore, Sejko
Komisioni ekonomisë është mbledhur ditën e sotme për të marrë në shqyrtim dekretin për kandidatin për Guvernator në Bankën e Shqipërisë, Gent Sejkon. Ky i fundit, i dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po zhvillon një seancë dëgjimore.
 
Gjatë seancës dëgjimore këtë të mërkurë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, kandidati i dekretuar nga Presidenti Nishani për guvernator, Gent Sejko tha se puna e tij në fillim të marrjes së mandatit 7-vjeçar do të jetë edhe nxjerrja e përgjegjësve të vërtetë për vjedhjen në thesarin e shtetit.
 
“Një nga prioritetet është vlerësimi i dokumenteve, pasqyrave financiare, për të vlerësuar nëse është e saktë vlera e vjedhur nga thesari, po ashtu për të parë edhe nëse daljet e përgjegjësive janë të sakta”, tha Sejko. 
 
Gjatë fjalës së tij, Sejko ka thënë se eksperienca e tij është e përqendruar në sistemin bankar dhe në Politikën Monetare, duke e quajtur rolin e kësaj të fundit, të rëndësishëm për rritjen ekonomike. Gjithashtu, ai theksoi se duhet të ndryshojë mekanizmi në Politikën Monetare.
 
I pyetur nga anëtari demokrat në këtë komision, Florin Mima, nëse do të rishikojë pagën e Guvernatorit dhe të punonjësve të Bankës Qendrore, Sejko tha se do të kontraktohet një kompani e posaçme për të bërë vlerësim objektiv duke e krahasuar me vendet e tjera të Rajonit. Ai tha se nëse ka diferencë të thellë dhe mbivlerësim në pagë, është i hapur për të bërë rishikime, por theksoi se nuk do të bënte veprime që mund të rrezikonin rrjedhjen e stafit, për të cilët shprehu vlerësim në lidhje me profesionalizmin.
 
“Plani im është për të bërë studim në rajon për të parë raportet e bankave qendrore në raport me industrinë brenda të cilave ata operojnë, mund të merret edhe një kompani, të cilat duhet të kenë vlerësime sa më objektive, që të ketë vlerësim objektiv mos të kemi mbivlerësim. Po nga ana tjetër të jemi në treg që mos të nënvlerësojmë dhe të kemi humbje të burimeve njerëzore. Me ato raporte qe kam parë BSH është konkurruese, ndoshta dhe diçka më poshtë se bankat e nivelit të dytë që kanë paketa më atraktive. Çdo rishikim i pavlerësuar i paketave të këtyre punonjësve, do të kishte rrjedhje të stafit dhe pozicione të tjera jashtë bankës. Nëse do të ketë çpërpjestim në raport me Rajonin do të jem i hapur të bëj rishikime, nëse ka fryrje, do ta rishikoj”, tha Sejko. 
 
Ai shtoi më tej se duhet të forcohet kontrolli i brendshëm në Bankën e Shqipërisë dhe se duhet një platformë për të rikthyer besimin pas ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu, Sejko nënvizoi faktin se duhet përgjegjshmëri e Bankës së Shqipërisë ndaj Kuvendit dhe publikut.
 
Më tej, ai theksoi se duhet të ruhen standardet e larta të integritetit për stafin e BSH dhe të ketë një koordinimin të politikave fiskale dhe atyre monetare dhe të bëhet përshtatja me tregun financiar.