BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Konferenca rajonale e Guvernatorëve, Sejko: Kursi këmbimit është sfida aktuale e Bankës së Shqipërisë

Konferenca rajonale e Guvernatorëve, Sejko: Kursi këmbimit

Në datat 14-16 qershor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në samitin vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Becic, Mal i Zi. Në këtë samit, pjesëmarrës ishin përfaqësues të lartë të bankave qendrore të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Serbisë si dhe ministra të financave dhe drejtorë të tatimeve nga vendet e rajonit.

Samiti i këtij viti, me temë “Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon, 10 vjet pas krizës financiare globale”, trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit.

Paneli i guvernatorëve në të cilin, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ishte i ftuar të mbante një fjalë për të pranishmit, diskutoi rreth temës “Politika monetare dhe stabiliteti i sistemeve bankare në vendet e rajonit – Një dekadë pas falimentimit të Lehman Brothers”.

Në krye të fjalës së tij, Guvernatori Sejko vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e përvojat, si dhe për të shkëmbyer eksperiencat ndërmjet bankave qendrore. Në vijim, Guvernatori prezantoi për pjesëmarrësit një nga çështjet më sfiduese me të cilën, Banka e Shqipërisë po përballet aktualisht, ecuria e kursit të këmbimit.

Në fjalën e tij, Guvernatori u shpreh se regjimi i shënjestrimit të inflacionit dhe regjimi i kursit të lirë të këmbimit, të cilët janë zgjedhur dhe zbatohen në Shqipëri, kanë funksionuar më së miri dhe kanë ndihmuar Shqipërinë në procesin e saj të konvergjencës, duke mundësuar norma të larta rritjeje ekonomike, stabilitet ekonomik e financiar, dhe rritje e zgjerim të sektorit financiar. Në veçanti, ai theksoi se regjimi i kursit të lirë të këmbimit ka rritur fleksibilitetin tonë në përballimin e goditjeve dhe ka ndihmuar në reduktimin e kostove të tyre. Ky fleksibilitet u demonstrua së fundmi edhe nga episodi i ngjarjeve të krizës së fundit botërore, kur nënçmimi i kursit të këmbimit i mundësoi Shqipërisë të ribalanconte bilancin e saj të shkëmbimeve tregtare me jashtë dhe mundësoi ndjekjen e një politike monetare stimuluese, në interes të nxitjes së kërkesës agregate dhe minimizimit të kostove mbi bizneset dhe familjet shqiptare.

Në vazhdim, Guvernatori theksoi se, edhe në regjime të lira të kursit të këmbimit, politika monetare duhet të mbajë parasysh në mënyrë konsistente dhe koherente lëvizjet e kursit të këmbimit, për sa kohë dhe në masën që këto lëvizje ndikojnë ecurinë e inflacionit.

“Luhatjet afatshkurtra të kursit të këmbimit janë normale në një regjim plotësisht të lirë të kursit. Reagimi i bankave qendrore duhet të varet nga ndikimi i tyre në inflacion, që në vetvete varet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e kësaj luhatjeje. Sa më e madhe kohëzgjatja dhe sa më i lartë intensiteti i goditjeve, aq më i madh do të ishte ndikimi në inflacion, aq më i madh rreziku i ndryshimeve të shpejta në pritjet e inflacionit, dhe aq më e lartë nevoja për reagim sistematik të politikës monetare.” – tha Guvernatori.

 Në mbyllje, Guvernatori Sejko u shpreh se masat e marra së fundmi nga Banka e Shqipërisë janë në koherencë të plotë me këtë filozofi. Rritja e stimulit monetar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit synon të kompensojë – në afatin e mesëm – presionet dezinflacioniste që vijnë nga forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit. Paralelisht me të, përdorimi i ndërhyrjeve në tregun e brendshëm valutor synon të garantojë publikun mbi gatishmërinë dhe aftësinë tonë për përmbushjen e objektivit të inflacionit. Formatimi i tyre si një masë mbrojtëse e instancës së fundit, e vënë ekskluzivisht në funksion të përmbushjes së objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe e kufizuar në kohë, është njëkohësisht në linjë me angazhimin tonë për ruajtjen e një regjimi të lirë të kursit të këmbimit në afatin e mesëm dhe të gjatë.

Më të lexuarat