BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ligj i ri për energjinë, kompani private mund të lexojnë sahatët, brenda 10 viteve synohen matësit inteligjentë

Ligj i ri për energjinë, kompani private mund të lexojnë
Ministria e Energjisë ka hedhur në fazë shqyrtimi me grupet e interesit një ligj të ri për energjinë elektrike. Në draft ligjin e ri parashikohen mjaft risi për sistemin energjitik, por ndër më kryesoret mund të përmendim mundësinë e kontraktimit në një të ardhme të afërt, të një kompanie të pavarur për leximin e matësve të energjisë. Po ashtu, një tjetër risi e këtij ligji është dhe përfshirja si mundësi për implementimin e aparateve matës inteligjentë, brenda një periudhe kohore 10 vjeçare. 
 
Ligji 
 
Projektligji i ri për energjinë parashikon që operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes janë përgjegjës për veprimtarinë matëse dhe shërbimin e leximit të matësve në rrjetet përkatës. “Me miratim të ERE, operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes mund të kontraktojnë operatorë të pavarur për kryerjen e funksionit të matjes dhe/ose shërbime të leximit të matësve në sistemet e tyre përkatës”, thuhet në projektligj.
 
Energjia elektrike e futur në rrjet ose e furnizuar të klientët fundorë matet nëpërmjet pajisjeve matëse, në përputhje me rregullat specifike matëse të përcaktuara në Kodet e Transmetimit dhe Shpërndarjes si dhe legjislacionin në fuqi lidhur me fushën e metrologjisë. Projektligji thotë se klientët kanë të drejtë të instalojnë njësi matëse shtesë me kërkesën dhe shpenzimet e tyre.
 
Ndërkohë, në rast se të dhënat matëse janë përkohësisht të padisponueshme ose të paaksesueshme për një periudhë më të gjatë se 1 muaj, operatorët e sistemit të shpërndarjes dhe transmetimit janë të detyruar të llogarisin vlera reference zëvendësuese bazuar në metodologji specifike të miratuara nga ERE. Matësi dhe/ose sistemi matës pas instalimit duhet vulosur nga operatori i sistemit
 
dhe nga një person juridik i autorizuar apo i licencuar për këtë qëllim sipas legjislacionit në fuqi, me vulë të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Vulosja bëhet në prani të klientit. Matësit e energjisë elektrike duhet të jenë në përputhje me legjislacionin për instrumentet matës. ERE përcakton klasën e saktësisë së matësve të energjisë elektrike në përputhje me qëllimin e përdorimit të tyre.
 
Matësit inteligjentë
 
 Ligji i ri për energjinë elektrike parashikon po ashtu se në veprimtarinë e matjes, do të implementohen sisteme matës inteligjentë që ndihmojnë pjesëmarrjen aktive të klientëve fundorë në tregun e furnizimit me energji elektrike.
Implementimi i këtyre sistemeve matëse është subjekt i një vlerësimi paraprak ekonomik i gjithë kostove afatgjata, përfitimeve të tregut dhe klientëve, duke përcaktuar cila formë e matjes inteligjente është ekonomikisht e arsyeshme me kosto efektive, si dhe cili është afati i përshtatshëm kohor për implementimin e tyre. Ministria përgjegjëse për energjinë, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të përgatisë vlerësimin ekonomik.
 
Në bazë të këtij vlerësimi, ministria përgatit një kalendar për implementimin brenda një periudhe 10 vjeçare të sistemeve inteligjente të matjes. ERE siguron ndërveprimin e sistemeve të ndryshme matëse që do të implementohen në gjithë territorin e vendit duke i kushtuar rëndësinë e duhur përdorimit të standardeve të përshtatshme, praktikes me të mire si dhe rëndësisë e zhvillimit të tregut të brendshëm të energjisë elektrike. 
 

Më të lexuarat