BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Ligji i ri i tatimeve, Shehaj paralajmëron bizneset: Ja rastet kur gjobiteni 500 mijë lekë dhe kush rrezikon burgun

Ligji i ri i tatimeve, Shehaj paralajmëron bizneset: Ja rastet kur
Ndryshimet në procedurën penale ashpërsojnë ndëshkimet për biznesin që kryen evazion fiskal nga gjobë deri edhe në ndjekje penale, si dhe synojnë të shmangin konfliktin e interesit në radhët e inspektorëve tatimorë. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj doli dje në një deklaratë për mediat për të komentuar këto ndryshime, të votuara në Kuvend në seancën plenare të ditës së mërkurë. “Për çdo shkelës, përveç gjobës dhe sekuestrimit të mallit, inspektorët mund të kallëzojnë penalisht për evazion fiskal çdo biznes. Nga ana tjetër, çdo punonjës i tatimeve i ndalohet që të ketë në pronësi të tij apo të afërmve zyrë konsulence financiare apo kontabiliteti. Nëse shkelet, merret masa e shkarkimit menjëherë nga detyra”, tha Shehaj. Me ndryshimet e fundit në procedura tatimore, dënimi më i madh rëndon mbi kompanitë e mëdha që sheshin pa faturë. 500 mijë lekë është gjoba për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në adresë të padeklaruar.
 
Kjo shumë rëndon edhe mbi sipërmarrësit që nuk deklarojnë punonjësit, apo deklarojnë pjesërisht pagën e tyre. 500 mijë lekë, iu kushton po ashtu tregtarëve edhe mos afishimi i çmimeve, apo edhe i njoftimit që klienti të mos paguajë nëse nuk i jepet kuponin tatimor. Përsëritja e të gjitha këtyre shkeljeve, shoqërohet me kallëzim penal nga tatimoret. Ata që kanë bërë deklaratë të rreme, deri në fund të vitit mund ta korrigjojnë pa u penalizuar. Por, kujdes, për bizneset me pajisje jashtë kushteve ligjore, parashikohet konfiskim e kallëzim penal. Për tatimoret ka vetëm një shtrëngim në ligjin e procedurave tatimore. Ata nuk duhet të kenë zyrë kontabiliteti apo konsulence financiare deri në tek të afërmit e brezit të dytë.
 
Ecuria e aksionit 
 
Shefja e Tatimeve u ndal më pas tek të dhënat e operacionit kundër informalitetit dhe evazionit, të siguruara deri më datë 23 shtator. Ajo tha se gjatë kësaj periudhe janë kryer 47 mijë kontrolle dhe janë konstatuar vetëm 8% shkelje. Sipas të dhënave, niveli i shkeljeve të konstatuara në krahasim me disa ditë më parë është ulur me 3% dhe kjo sipas saj kjo lidhet me rolin trajnues të tatimorëve ndaj bizneseve. “Deri në datën 23 shtator janë kryer 47 mijë kontrolle. Në një studim të përgjithshëm që kemi bërë vetëm 8% e tyre janë gjetur në shkelje dhe kjo për faktin se Administrata Tatimore ka menduar që të trajnojë taksa-paguesit të jenë në përputhshmëri me ligjin dhe jo ti gjobisi ata”, vijoi drejtorja e Tatimeve, duke shtuar më tej se krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje me 35 përqind të deklarimit të të ardhurave nga biznesi. E përkthyer në shifra, do të thotë 14 miliardë lekë më shumë. “Ne kemi parë një reagim pozitiv nga ana e tatimpaguesve, duke pësuar një rritje të numrit të kasave fiskale, gjithashtu një rritje të xhiros më 35 % të deklaruar, krahasuar me shtatorin e vitit të shkuar”, pohoi Shehaj, sipas së cilës, vetëm për shtatorin kemi 14.373 biznese të reja të regjistruara pranë QKR.
 
 
 

Më të lexuarat