BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ligji i ri për përgjysmimin e taksës së makinave dhe faljen e gjobave, në fuqi pas 2 javësh

Ligji i ri për përgjysmimin e taksës së makinave dhe faljen

Kush nuk ka paguar taksën e makinës, do të mund ta bëjë këtë me çmim të përgjysmuar. Ligji i ri me ndryshimet përkatëse është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe për 2 javë nis zbatimi i tij. Ky ligj trajton gjithë atë kontingjent që nuk ka paguar taksa edhe përgjatë vitit 2012 apo vitit 2011, kur ligji i atëhershëm hyri në fuqi. Ministria e Financave ka propozuar përgjysmimin e koeficientit fiks për naftën dhe benzinën. Sipas këtij ligji, koeficienti për naftën nga 25 lekë do të bëhet 12.5 lekë dhe koeficienti për benzinën, nga 20 lekë do të bëhet 10 lekë.

Përgjysmimi i taksës

Ligji i ri parashikon përgjysmimin e taksës fikse për karburantin, nga 25 në 12.5 për naftën dhe nga 20 në 10 për benzinën. Formula e llogaritjes së taksës vjetore shumëzon cilindratën e motorit të makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Përgjysmimi i kësaj të fundit sjell rrjedhimisht përgjysmimin e pagesës për çdo makinë. Përgjysmimi i taksës vlen edhe për të gjitha mjetet e tjera, pasi në ligj nuk është parashikuar përjashtimi i tyre. Kështu, krahas veturave dhe furgonëve, përfitojnë edhe kamionët apo autobusët. Ja një shembull se si do të paguajë një person me ndryshimet e reja. Aktualisht një makinë me 1600 kubikë me vjetërsi 6 vjet që i përket koeficienti 0.2 dhe e përdor me naftë llogaritet: 1600 X 0.2 X 25. Pra, ky person që disponon këtë automjet me këto karakteristika aktualisht paguan një taksë prej 8000 lekësh. Me ndryshimet e ligjit, llogaritja bëhet: 1600 X 0,2 X 12,5. Pra, ky person me ligjin e ri do të paguajë një taksë prej 4000 lekësh nga 8000 lekë që paguan tani. Në të njëjtën mënyrë përfitojnë të gjitha makinat e përdorura mbi 3 vjet. Aktualisht përdoruesit e mjeteve paguajnë taksat vjetore të qarkullimit dhe taksat vjetore të regjistrimit. Tek taksa e qarkullimit përfshihet taksa 7 lekë për litër për naftën, 5 lekë për litër për benzinën. Taksa e regjistrimit caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit, e cila është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Pikërisht kjo taksë do të përgjysmohet, duke ndikuar kështu në përgjysmimin e vlerës së taksës.

Falja gjobave

Në ligjin e ri për taksat e makinave do të falen gjithashtu të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitje. Në dispozitat kalimtare është parashikuar që pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së taksës, do të paguajnë sipas këtij ligji. Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, do të fillojë nga data 1 janar 2014. Përgjysmimi i taksave vjetore për makinat e përdorura pritet të ketë një efekt në buxhetin e shtetit prej rreth 2.5 miliardë lekësh.

Ligji i ri për përgjysmimin e taksës dhe faljen e gjobave

Ligj Nr. 120/2013për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7. 2008 “për taksat kombëtare”, të ndryshuar. Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4, pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm 3x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti
sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore.
Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore.”.

Neni 2

Në nenin 9, pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Falen të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitjeje.”.

Neni 3
Dispozita kalimtare

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve, që nuk ka në paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura, paguajnë sipas këtij ligji. Në rast se pagesa bëhet brenda datës 30 qershor 2013, ata përjashtohen edhe nga penalitetet për vonesë në pagesën e taksave. Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet, që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014.