BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Miratohet drafti final për Statusin e Minatorit, të premten dorëzohet në qeveri, përfitojnë 6 mijë punonjës të nëntokës

Miratohet drafti final për Statusin e Minatorit, të premten

Pas 3 vitesh diskutimesh, Ministria e Industrisë dhe Energjisë ka miratuar bashkë me grupet e interesit draftin përfundimtar për Statusin e Minatorit, nga i cili do të përfitojnë 5-6 mijë punonjës të nëntokës. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, tha se të premten drafti do të dërgohet për miratim në qeveri. “Komisioni i ngritur pranë Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë arriti në një draft përfundimtar ku në përgjithësi u morën parasysh pothuajse të gjitha propozimet e grupit të interesit, të ish-minatorëve veçanërisht. Tashmë kemi në dorë një draft përfundimtar, i cili të premten do të shkojë në Qeveri duke ndjekur rrugën ligjore. Besoj në përputhje me afatet ligjore shumë shpjet do të kalojë në Parlament”, deklaroi Nikollaj. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të statusit të minatorit, pensionet për punonjësit e minierave do të variojnë nga 30-40 mijë lekë. Sindikalisti Taf Koleci sqaron kushtet e përfitimit nga statusi. “Kush ka mbushur 10 vite e 6 muaj përfiton nga statusi, por kemi futur edhe të përndjekurit politikë të cilët kanë qenë në burgje, edhe ata e përfitojnë kush ka 10 vite e 6 muaj. Kemi shtuar dhe një klauzolë tjetër, që ata që nuk e përfitojnë për efekt të daljes në pension, 1 vit pune në nëntokë përfiton 2 vite në sipërfaqe. Të gjitha pensionet e dala para vitit 2000 do të kenë një rritje drastike në nivelin 32-40 mijë lekë”, u shpreh Koleci. Ndërkohë, një ndër inciatorët e hartimit të draftit për statusin e minatorit, Nikollë Gjoka, një ish-minator në pension, thotë se janë dashur mbi 3 vite pune që të arrihej në variantin përfundimtar. “Ka 3 vite e gjysmë që një grup nismëtarësh po punojnë me të gjithë piramidën qeveritare, institucionet dhe grupet parlamentare për statusin e punonjësve të minierave”, pohoi Gjoka. Krahas trajtimit financiar, nëpërmjet statusit minatorët do të përfitojnë edhe shërbime shëndetësore dhe social me synim integrimin e tyre pas shkëputjes nga puna në minierë.

Protesta

Rreth 300 minatorë protestuan dje për rreth 3 orë para Kryeministrisë, duke kërkuar që të miratohet statusi. Gjatë tubimit nuk mungoi edhe tensioni, pasi në një moment minatorët tentuan që të futen në Kryeministri, por u bllokuan nga policia e vendosur me tre kordonë duke u përplasur për disa minuta. Nga përplasja një minator u rrëzua duke pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy te tjerë akuzuan policinë se ushtroi dhunë. “Duam që të miratohet statusi, na e premtoi vetë kryeministri Rama dhe akoma nuk e ka mbajtur. Protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit. Protesta nuk ka prapavijë politike, duam djersën tonë. Është miratuar statusi i ushtarakut dhe i naftëtarit, ndërsa për ne jo, duam përgjigje. Dilni përjashtua se po vdesim këtu, jemi me tension. Ne ju kemi mbajtur gjallë, ne minatorët. Ju hëngrët kanceri të gjithëve, që po largoni njerëzit nga vendi”, u shprehën ndër të tjera minatorët. E ndërsa paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestën dhe nuk do të largohen nga sheshi pa një përgjigje, nga Kryeministria zbriti koordinatorja Elisa Stamo për t’i pritur. Në Kryeministri për të diskutuar për problemet që i shqetësojnë u ngjitën dy përfaqësues, kryetari i Sindikatës, Fiqiri Xibri dhe Bardhyl Mula. Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe në përfundim, Fiqiri Xibri u shpreh se u ra dakord që të ketë një takim me kryeministrin për të dëgjuar shqetësimet e tyre.