BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ndryshon kursi i bankave me kreditimin, lehtësohen kushtet për herë të parë që pas 2011

Ndryshon kursi i bankave me kreditimin, lehtësohen kushtet për
Standardet e kredidhënies u lehtësuan gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, si për bizneset ashtu edhe për individët. Sipas rezultateve të vrojtimit të aktivitetit kreditues nga Banka e Shqipërisë, bankat shprehen se i kanë lehtësuar standardet e kredisë dhënë korporatave të mëdha, bizneseve të vogla dhe të mesme, për financimin e kapitalit qarkullues dhe për investime. Lehtësimi i standardeve të kredisë dhënë bizneseve në total, për herë të parë që prej tremujorit të parë të vitit 2011, përbën një kthesë pozitive drejt lehtësimit të politikës kredidhënëse të bankave. Për kredinë dhënë individëve, bankat vijuan t’i lehtësojnë standardet, për të tretin tremujor rresht, si për blerje banese ashtu edhe për financim të konsumit. Faktorët kryesorë që ndikuan lehtësimin e standardeve të kredisë dhënë bizneseve dhe individëve janë politika lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, niveli i likuiditetit si dhe konkurrenca në sistemin bankar. Gjendja financiare e individëve, ecuria e kredive me probleme dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë ndikuar në kahun shtrëngues të standardeve. Në të njëjtin kah, por në shkallë më të ulët krahasuar me tremujorët e mëparshëm, ka ndikuar dhe situata makroekonomike. Kushtet e përdorura nga bankat në zbatimin e politikës lehtësuese në tremujorin e dytë të vitit kanë qenë; ulja e marzhit mesatar, ulja e komisioneve dhe zgjatja e maturitetit maksimal për kreditë dhënë për bizneset dhe për individët. Nga ana tjetër, marzhet për kreditë me rrezik kanë vazhduar të rriten, duke reflektuar një politikë prudente të bankave. Kërkesa për kredi, bazuar në perceptimin e ekspertëve të bankave, është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit në analizë nga të gjithë llojet e klientëve, duke dhënë sinjale pozitive për rigjallërim të aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të vitit. Rritja e kërkesës është diktuar kryesisht nga nevoja për financimin e kapitalit qarkullues për bizneset dhe financimin e konsumit për individët. Pritjet e bankave për tremujorin e tretë të vitit 2014 janë optimiste; standardet e kredidhënies pritet të lehtësohen dhe kërkesa të rritet, kryesisht për individët. Bankat shprehen më pak optimiste në pritjet e tyre për bizneset.
 
Standardet e Kredisë
 
Në tremujorin e dytë të vitit 2014 standardet e kredisë dhënë bizneseve u lehtësuan për herë të parë pas 12 tremujorësh. Pas një periudhe të gjatë shtrëngimi, balanca neto e përgjigjeve të bankave u rrit me 11.2 p.p. krahasuar me tremujorin e kaluar. Ky përmirësim është kryesisht rezultat i lehtësimit të standardeve të kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Standardet për kredinë dhënë korporatave në tremujorin e dytë të vitit u lehtësuan në një shkallë më të ulët krahasuar me ndërmarrjet e vogla. Balancat përkatëse u përmirësuan
respektivisht me 24.6 p.p. dhe 8.9 p.p. Për sa i përket qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet janë lehtësuar si për kredinë e dhënë për investime ashtu edhe për kredinë e dhënë për financimin e kapitalit qarkullues.
 
Politika lehtësuese e bankave gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014 është realizuar kryesisht nëpërmjet uljes së marzhit mesatar, uljes së komisioneve dhe uljes së kërkesës për kolateral në raport me madhësinë e kredisë. Nga ana tjetër, rritja marzhit për kreditë me rrezik e aplikuar nga bankat ka ndihmuar për zbatimin e një politike shtrënguese të kreditimit për tremujorin e dytë të vitit.