BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Panariti: Bujqësia kodrinore dhe malore, dimension shumë i rëndësishëm i bujqësisë shqiptare

Panariti: Bujqësia kodrinore dhe malore, dimension shumë i
“Nuk mund të  mos jemi të vëmendshëm dhe të fokusuar edhe tek dimensioni tjetër i bujqësisë  shqiptare, nisur nga fakti që territori i Shqipërisë është mbuluar në rreth 70% me kodra dhe me male. Pra ky është dimensioni tjetër shumë i rëndësishëm, i bujqësisë shqiptare, i bujqësisë që zhvillohet në kodër dhe në mal , në zona që  janë më pak të avantazhuara edhe për shkak të relievit, edhe për shkak të  mangësive në infrastrukturë në raport me zonat e ultësirës perëndimore”, kështu ka deklaruar dje Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. 
 
Edmond Panariti gjatë konferencës së organizuar me temë “MADA, Agjencia për Mbështetjen e Zhvillimit Rural dhe Integrimin e Zonave Malore”. 
 
Në fjalën e tij Ministri Panariti theksoi se bujqësia e zonave kodrinore malore, bujqësia familjare është bujqësia e traditës,  se ajo përbën një shans të papërsëritur për të marrë prodhimin e markës shqiptare dhe për këtë arsye Ministria e Bujqësisë ka vendosur edhe vulën e cilësisë, pikërisht për të inkurajuar promovimin e vlerave të traditës historike që i mbartin këto zona
 
Fjala e plotë e Ministrit Panariti
 
I nderuar Kryetar i MADA-s Z. Strugaj , e nderuar Znj. Le Mond, i nderuar Z.Turim, të  nderuar pjesëmarrës, autoritete, për mua është një privilegj dhe një nder i veçantë, që jam këtu në këtë takim, edhe një herë për të vlerësuar, rolin kryesor kyç që ka, dhe të pazëvendësueshëm që MADA ka luajtur dhe jam I bindur që do të vazhdojë të luajë, në zhvillimin e zonave pak të avantazhuara, të  zonave kodrinore dhe ato malore. Bujqësia shqiptare zhvillohet në dy dimensione , në atë që quhet bujqësi e shkallës, bujqësi e zhvillimit intensiv, e cila është tipike për zonat e ultësirës perëndimore të vendit, ku ne tashmë jemi të projektuar drejt një ndryshimi të madh, i cili po evidentohet edhe me rritjen e prodhimit  bujqësor , me rritjen e eksporteve ,të cilat konsiderohen motor i  zhvillimit të  bujqësisë, jo vetëm të bujqësisë dhe të ekonomisë shqiptare në  përgjithësi. Nga ana tjetër ne, siç e përmendëm edhe më parë , nuk mund të  mos jemi të vëmendshëm dhe të fokusuar edhe tek dimensioni tjetër i bujqësisë  shqiptare, nisur nga fakti që territori i Shqipërisë është mbuluar në rreth 70% me kodra dhe me male. Pra ky është dimensioni tjetër shumë i rëndësishëm, i bujqësisë shqiptare, I  bujqësisë që zhvillohet në kodër dhe në mal , në zona që  janë më pak të avantazhuara edhe për shkak të relievit, edhe për shkak të  mangësive në infrastrukturë në raport me zonat e ultësirës perëndimore . Në  këtë  këndvështrim përpjekja jonë për të përkrahur këto zona, për të  nxitur zhvillimin nuk do të mungojë , dhe unë e kam konsideruar dhe e konsideroj  MADA një  instrument PAR EXCELLENCE pikërisht për zhvillimin e këtyre zonave.  MADA ka krijuar një kapacitet tashmë të shtresuar ndër vite, ka krijuar potenciale të saj menaxhuese, që në bashkëpunim edhe me IFAD ka dëshmuar që ka vendosur në eficiencë dhe në mbështetje të zhvillimit të zonave malore. Në zonat malore kodrinore bujqësia familjare duhet konsideruar jo si një  disavantazh , por si një avantazh , si një aset, kryesisht ky vit që po mbyllet , konsiderohet si një vit I bujqësisë familjare, nga ana e Kombeve të Bashkuara. Bujqësia familjare është një bujqësi rezistente, është një bujqësi që nuk është  thjesht e mbijetesës, por mund të lidhet në mënyrë eficente edhe me tregun , është një bujqësi që mbart identitet, që mbart vlera, ndryshe nga bujqësia e shkallës që është pre e globalizimit, ajo që është kryesore dhe që ka dëshmuar  bujqësia e fermave të vogla, është bujqësi rezistente , i përshtatet shumë  mirë  ndryshimeve , ndryshe nga bujqësia e shkallës, prandaj duhet të ruhet si vlerë .
 
Megjithatë ende kjo është një sfidë e hapur për bujqësinë e zonave kodrinore,  malore, por dhe si një burim i qëndrueshëm të ardhurash , për ata fermerë të  cilët jetojnë në këto zona, por edhe burim të ardhurash për ekonominë  kombëtare, veçanërisht duke kombinuar potencialet që kjo bujqësi mbart me zhvillimin e turizmit në zonat malore duke krijuar këtë simbiozë të suksesshme, midis bujqësisë dhe turizmit. Do të thosha që bujqësia e zonave kodrinore malore, bujqësia familjare është bujqësia e traditës, bujqësi e identitetit, aty ne  kemi shansin e papërsëritur për të marrë prodhimin e markës shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë ka vendosur edhe vulën e cilësisë, pikërisht për të  inkurajuar promovimin e vlerave të traditës historike që i mbartin këto zona, që  vërtet dhe përpjekjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe të donatorëve mund të vihen në pah , dhe të identifikojmë, të lidhim bujqësinë me prodhimet autentike të rajoneve të caktuara . Para dy javësh ne mbaruam hartën e realizmit të  prodhimeve bujqësore , dhe kjo hartë realizojnë prodhimet jo vetëm   mbi bazën e qarqeve, por edhe të terrenit. Identifikohen kush janë pikat tona të  forta , në ultësirën perëndimore, por edhe në bujqësinë e kodrës dhe të malit. Ne kemi kultura që rriten tipikisht në kodër dhe në mal, për të cilat ne jemi të  suksesshëm edhe në tregjet ndërkombëtare , këtu përmend  bimët mjekësore  edhe ato eterovajore , të cilat mbeten numri një ende i eksporteve shqiptare. Zonat malore dhe kodrinore mbartin potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e kultivimit, por edhe të grumbullimit të këtyre bimëve eterovajore dhe mjekësore, përsos vlerave të mëdha që kanë këto zona për mbarështimin e bagëtive të  imëta. Ne duhet të nxisim më shumë prodhimin e traditës , duhet t’i mbështesim dhe t’i evidentojmë , për t’i dhënë profil kombëtar Bujqësisë  Shqiptare. Profilin kombëtar të bujqësisë, e japin këto zona, sepse edhe duke qenë të shkallës së vogël, mbartin dhe kultivojnë vlerat e traditës. Bujqësia intensive, është një bujqësi që është në konkurrencë me fqinjët dhe padyshim që  kjo lloj bujqësie është në prioritetet e mbështetjes sonë, por më shumë duhet të  ruajmë edhe bujqësinë në zonat kodrinore dhe malore, sepse e konsiderojmë  këtë, jo vetëm luftë kundër varfërisë dhe zhvillimit rural të këtyre zonave, por e konsiderojmë realisht si një instrument të fuqishëm të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të dhënies të profilit kombëtar të bujqësisë.
 
Prandaj më lejoni edhe njëherë ta theksoj fuqimisht që qeveria shqiptare është e përkushtuar për të  garantuar vazhdimësinë  e agjencisë, pavarësisht të një ngërçi që ne kemi pasur, sepse ka qenë një vit i vështirë financiar, por ne jemi të sigurt që ne do të  gjejmë mekanizmin e duhur në mënyrë që të mbajmë kontributin që qeveria shqiptare do të ketë në raport me këtë agjenci dhe të forcojmë partneritetin me donatorët , të cilët edhe në kohë të vështira nuk janë tërhequr, mbështetja dhe përkushtimi për të mbajtur projekte me ndihma financiare agjencinë, për të   luajtur rolin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillimin e zonave kodrinore dhe  malore , në zhvillimin e kësaj pjese të bujqësisë shqiptare , e cila ka qenë dhe do të jetë dominuese, por që mund të jetë jo thjesht siç ka qenë deri tani, një  bujqësi e mbijetesës , por mund të  jetë një bujqësi konkurruese, krahas bujqësisë  që  zhvillohet në  zonat e prodhimit intensiv.
 

Më të lexuarat