BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Privatizimi i pasurive shtetërore prioritet i qeverisë, brenda 2014 do të shiten 10 ndërmarrje dhe 40 pasuri të papërdorura

Privatizimi i pasurive shtetërore prioritet i qeverisë, brenda 2014 do
Procesi i privatizimit mbetet prioritet i qeverisë “Rama” për vitin 2014, sidomos në sektorë strategjikë që synojnë tërheqjen e kapitalit të huaj dhe vendas që do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik. Në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2014-2020, miratuar nga qeveria në fillim të muajit korrik, mësohet se inventari i pronave publike është verifikuar dhe së shpejti do të hidhen online, me qëllim që të përmirësohet menaxhimi, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit. Ndërkohë, procesi i privatizimit konsiston në dy lloje: privatizimet strategjike dhe privatizimet jo-strategjike. Plani i privatizimit për vitin 2014 përfshin shitjen e 10 ndërmarrjeve shtetërore ose shoqëri aksionare me kuota shtetërore, me të dhëna negative ekonomike dhe financiare që vlerësohet të jenë me vlerë rreth 8,34 milion EUR; shitja e paketës shtetërore në 10 ndërmarrje sh.a.; në të cilët shteti zotëron më pak se 50% të aksioneve; privatizimi i aksioneve të mbetura shtetërore të Albtelekom, që planifikohet të ndodhë në tremujorin e katërt të 2014; dhe shitja e paketës së parë të 40 pasurive shtetërore të papërdorura.
 
Plani kombëtar në rrafshin ekonomik 
 
Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2014-2020 reflekton gatishmërinë e Shqipërisë për të arritur qëllimet e saj prioritare afatshkurtra dhe afatmesme në procesin e përafrimit me BE. Në seksionin ekonomik jepet një vlerësim dhe tablo e punës, arritjeve dhe përparimit të Shqipërisë në zbatimin e reformave ekonomike, si parakusht për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Gjithashtu, këtu vihet theksi te prioritetet për periudhën në vijim, me qëllim forcimin e konkurrueshmërisë dhe funksionimit të ekonomisë së tregut. Që Shqipëria të integrohet me sukses në BE, është tepër e rëndësishme që të zbatohen plotësisht reformat e nevojshme ekonomike, politike dhe institucionale. Aderimi në Bashkimin Evropian kërkon përgatitje efikase dhe përshtatje të ekonomisë shqiptare. Reforma e sistemit ekonomik bazohet në një numër dokumentesh strategjike të hartuara në sinkronizim me rekomandimet dhe konstatimet e Komisionit Evropian. Kështu, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2014-2020 që është planifikuar të miratohet në dhjetor 2014, përcakton përmirësimin e infrastrukturës bazë dhe krijimin e një kuadri biznesi favorizues si parakushte për forcimin e konkurrueshmërisë. Strategjia konfirmon objektivin e Qeverisë shqiptare për krijimin e një ekonomike më dinamike dhe konkurruese, e aftë të garantojë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe kohezion social. Një ekonomi moderne dhe, rrjedhimisht, zhvillimi ekonomik në vetvete, kërkojnë investime në kapital njerëzor, zbatimin e suksesshëm të reformave në sistemin arsimor dhe lidhje më të mirë shkencore me reformat e tregut të punës, si edhe nxitjen e sipërmarrjes dhe novacionit për të forcuar konkurrueshmërinë. Objektivat makroekonomikë kryesorë të Qeverisë në planin afatmesëm janë: Rritja dhe zhvillimi ekonomik shoqëruar me rritjen e standardit të jetesës; Rritja e punësimit dhe kohezionit social Rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë për të garantuar pjesëmarrje të barabartë të Shqipërisë në tregun evropian. Parakushtet kryesore për arritjen e këtyre objektivave janë vijimi i rritjes ekonomike dhe përmirësimi i kushteve për rritje të qëndrueshme në planin afatgjatë. Një tjetër çështje e rëndësishme është edhe realizimi i reformave strukturore në ekonomi, përkrah ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe të kursit të këmbimit. Këto objektiva arrihen me investime në infrastrukturë, vazhdimin e procesit të liberalizimit dhe privatizimeve, uljen e deficitit fiskal dhe borxhit publik (të brendshëm dhe të jashtëm), mbështetjen e sektorëve eksportues dhe investimeve të huaja direkte, si edhe me një politikë fiskale të favorshme për biznesin. Sidoqoftë, zbatim i reformave ekonomike duhet të shoqërohet me reforma cilësore në administratën publike dhe sistemin ligjor.  
 
Plani i privatizimit për vitin 2014 përfshin: 
1- Shitjen e 10 ndërmarrjeve shtetërore ose shoqëri aksionare me kuota shtetërore, me të dhëna negative ekonomike dhe financiare që vlerësohet të jenë me vlerë rreth 8,34 milion EUR; 
2- shitja e paketës shtetërore në 10 ndërmarrje sh.a.; në të cilët shteti zotëron më pak se 50% të aksioneve; 
3- privatizimi i aksioneve të mbetura shtetërore të Albtelekom, që planifikohet të ndodhë në tremujorin e katërt të 2014; dhe shitja e paketës së parë të 40 pasurive shtetërore të papërdorura.